VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UKRAINA DO TË ZHVILLOJË STËRVITJE TË PËRBASHKËTA ME NATO-n

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 11:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
UKRAINA DO TË ZHVILLOJË STËRVITJE TË PËRBASHKËTA ME NATO-n

E Mërkurë, 04.02.2014, 09:53am (GMT+1)


Ukraina ka vendosur të organizojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me vendet evropiane dhe të NATO-s këtë vit, pas tensioneve ushtarake disa javëshe me Rusinë. Ky veprim mund të zemërojë Moskën dhe ndodh pak kohë pasi zyrtarë të NATO-s hodhën poshtë njoftimet se trupat ruse po tërhiqeshin nga kufiri me Ukrainën.

Ligjvënësit ukrainas dje votuan njëzëri në favor të organizimit të stërvitjeve ushtarake këtë vit me forcat e vendeve anëtare të NATOs dhe atyre evropiane.
Parlamenti i Ukrainës, votoi me 235 vota pro dhe asnjë kundër për të lejuar trajnimin bashkëpunues, pavarësisht nga tensionet e vazhdueshme ushtarake me Rusinë.
Mbështetja e madhe për këtë veprim pason aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga ana e Rusisë në mars dhe njoftimet për grumbullimin e trupave ushtarake ruse përgjatë kufirit të Ukrainës.

Gjeneral Lejtnanti Mihaylo Koval është ministër i mbrojtjes në detyrë i Ukrainës.

Ai thotë se parlamenti ka dhënë leje për të lejuar njësi nga vendet e huaja, duke përfshirë edhe ato që i përkasin Bashkimit Evropian dhe NATO-s, të marrin pjesë në tetë stërvitje ushtarake. Ai thotë se gjysma e personelit ushtarak që do të marrë pjesë në këto stërvitje do të jetë nga Ukraina dhe gjysmë tjetër nga vende të huaja. Synimi i trajnimit është përgatitja për mbështetjen e operacioneve ndërkombëtare të paqes, thotë ai. Ata gjithashtu do të marrin pjesë në stërvitje për sigurinë humanitare, operacionet e kërkim-shpëtimit në tokë dhe ujë, si dhe për mbrojtjen kombëtare.

Stërvitjet e përbashkëta pritet të zhvillohen në portin Odesa të Ukrainës në Detin e Zi dhe mund të sjellin forcat ushtarake të BE-së dhe NATO-s afër forcave ruse të vendosura në Krime.

Moska e sheh NATO-n si një aleancë që ka si qëllim rrethimin dhe izolimin e Rusisë. 28 shtetet anëtare të NATO-s, të cilat tani përfshijnë edhe ish aleatët e Bashkimit Sovjetik, janë pjesë e mbrojtjes kolektive, ku sulmi mbi një vend anëtarë cilësohet si sulm kundër gjithë aleancës.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ka organizuar stërvitje të ngjashme në të kaluarën.
Që nga lëvizjet agresive të Rusisë në Krime, Kievi është duke marrë parasysh përmirësimin e marrëdhënieve të saj me aleancën e NATOs, por nuk ka plane për t'u anëtarësuar në të.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s u takuan dje në Bruksel për herë të parë që kur Rusia aneksoi Krimenë. Shefi i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha se forcat ruse janë duke vazhduar grumbullimin përgjatë kufirit me Ukrainën.
Të hënën Moska tha se kishte urdhëruar fillimin e një tërheqje graduale të dhjetëra mijëra ushtarëve nga zona kufitare me Ukraninën.
Por Moska ka konfirmuar tërheqjen e vetëm një batalioni të përbërë nga qindra ushtarë dhe pretendon se vetëm një numër i vogël i trupave ndodhen atje për stërvitje të zakonshme.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SCHAEUBLE - KRIMEJA ËSHTË E NGJASHME ME AGRESIONIN NAZIST MË 1938 (04.01.2014)
New York Times - RINGJALLJA OTOMANE KA MARRË FUNDPër Erdoganin fitorja në zgjedhjet lokale të së dielës do të fitore e Pirrros (04.01.2014)
Der Spiegel - NSA MBI 300 RAPORTE MBI KANCELAREN MERKEL (03.30.2014)
POLITIKAT E PRESIDENTIT OBAMA (03.30.2014)
LAVROV DHE KERRY FLASIN PËR UKRAINËN (03.29.2014)
SHQETËSIME PËR ELEMENTËT NACIONALISTË NË UKRAINË (03.29.2014)
KRIZA E UKRAINËS SI SHANS PËR DIALOGUN ME KINËNKryetari i shtetit kinez Xi Jinping në udhëtimin e tij në Europë bën një ndalesë në Berlin (03.28.2014)
EKSPERTËT - SANKSIONET PERËNDIMORE DËMTOJNË EKONOMINË RUSE (03.26.2014)
BANKA BOTËRORE - KRIZA MBI KRIMENË MUND TA TKURRË EKONOMINË RUSE (03.26.2014)
SHBA REAGON PAS DËNIMIT ME VDEKJE PËR 529 PERSONA NË EGJIPT (03.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]