VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAKISTANI ZOTOHET TË MBËSHTESË PROCESIN ZGJEDHOR NË AFGANISTAN

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 07:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
PAKISTANI ZOTOHET TË MBËSHTESË PROCESIN ZGJEDHOR NË AFGANISTAN

E Shtunë, 04.05.2014, 09:53am (GMT+1)


Pakistani thotë se ka mbyllur pikat e kalimit kufitar dhe ka vendosur trupa shtesë për të ndihmuar Afganistanin për zhvillimin e zgjedhjeve paqësore. Ushtria pakistaneze tha mbrëmë se të gjitha pikat e kalimit kufitar do të qëndrojnë të mbyllura deri në mbylljen e qendrave të votimit në fund të zgjedhjeve të sotme. Po sipas ushtrisë, janë marrë masa mes dy ushtrive për të forcuar situatën e sigurisë.

Ushtria pakistaneze thotë se po patrullon zonën kufitare të vendit dhe se kontrollet e imigracionit janë shtuar. Sipas burimeve zyrtare, të gjitha rrugët drejt kufirit afgan po kontrollohen rreptësisht nga toka dhe ajri për të parandaluar lëvizje drejt zonës kufitare.

Masat e reja të sigurisë janë ndërmarrë pas akuzave nga pala afgane se agjencia pakistaneze e zbulimit është pas sulmeve të fundit kundër zyrtarëve dhe objekteve zgjedhore në Afganistan në prag të votimeve për president. Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza si të pabaza.

Këshilltari pakistanez për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare Sartaj Aziz tha për Zërin e Amerikës se vendi i tij është i interesuar që të ketë stabilitet në Afganistan:

"Mendoj se perceptimi që Pakistani do të minojë zgjedhjet mund të jetë taktikë e disa partive në Afganistan, por nuk është i bazuar në fakte apo nuk tregon motive reale që mund të ketë Pakistani për veprime të tilla".

Zoti Aziz ritheksoi se Islamabadi dëshiron marrëdhënie miqësore me Kabulin dhe shpreson se Afganistani do të dalë më i fortë dhe më i bashkuar pas zgjedhjeve:

"Ne do të respektojmë vullnetin e votuesve dhe do të punojmë me qeverinë që zgjedhim. Ne nuk kemi preferenca dhe nuk duam të ndërhyjmë në ndonjë mënyrë".
 
Talebani është betuar të përdorë të gjitha mënyrat për t'i penguar votimet. Zoti Azizi thotë se shpreson që megjithë kërcënimet, një numër rekord afganësh do të votojnë për të garantuar një tranzicion paqësor demokratik.
 
Pakistani ka mbrojtje dhe kontroll shumë të dobët dhe joefektiv në kufirin me Afganistanin që shtrihet për 2 mijë e 500 km. Komandantë afganë dhe amerikanë kanë thënë prej kohësh që ekstremistët e Talibanit strehohen në Pakistan, nga ku organizojnë sulmet e tyre kundër forcave lokale dhe ndërkombëtare në Afganistan.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRAKTIKAT SOVJETIKE NË RUSINË MODERNE (04.03.2014)
SEKRETARI KERRY ANULON TAKIMIN ME PRESIDENTIN ABBAS (04.02.2014)
UKRAINA DO TË ZHVILLOJË STËRVITJE TË PËRBASHKËTA ME NATO-n (04.02.2014)
SCHAEUBLE - KRIMEJA ËSHTË E NGJASHME ME AGRESIONIN NAZIST MË 1938 (04.01.2014)
New York Times - RINGJALLJA OTOMANE KA MARRË FUNDPër Erdoganin fitorja në zgjedhjet lokale të së dielës do të fitore e Pirrros (04.01.2014)
Der Spiegel - NSA MBI 300 RAPORTE MBI KANCELAREN MERKEL (03.30.2014)
POLITIKAT E PRESIDENTIT OBAMA (03.30.2014)
LAVROV DHE KERRY FLASIN PËR UKRAINËN (03.29.2014)
SHQETËSIME PËR ELEMENTËT NACIONALISTË NË UKRAINË (03.29.2014)
KRIZA E UKRAINËS SI SHANS PËR DIALOGUN ME KINËNKryetari i shtetit kinez Xi Jinping në udhëtimin e tij në Europë bën një ndalesë në Berlin (03.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]