VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NDËRLIKIME PËR AMBICIET RUSE NË UKRAINË

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 10:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
NDËRLIKIME PËR AMBICIET RUSE NË UKRAINË

E Mërkurë, 04.09.2014, 05:00pm (GMT+1)


Protestuesit pro-rusë në tre qytete lindore të Ukrainës kanë marrë nën kontroll godina qeveritare  dhe kërkojnë referendume për shkëputje nga Ukraina. Këto zhvillime kanë ngjallur shqetësime të tjera se Rusia mund të përpiqet të marrë nën kontroll rajonin, siç mori nën kontroll Krimenë muajin e kaluar. Rusia ka forca ushtarake të përqendruara përgjatë kufirit, por ekspertët thonë se pasojat e një veprimi të tillë mund të jenë të rënda dhe të paparashikueshme.

Rusia tërhoqi një njësi ushtarake nga kufiri i saj me Ukrainën javën e kaluar, si gjest për të lehtësuar tensionet. Dhjetëra mijëra trupa janë ende atje, me motivin zyrtar të pjesëmarrjes në një stërvitje ushtarake. Por stërvitja shpejt mund të kthehet në diçka tjetër, sipas komandantit të forcës ushtarake të NATO-s, gjeneralit amerikan Phillip Breedlove.

"Forca e cila ndodhet tani në kufirin lindor të Ukrainës është e madhe në numër dhe në gatishmëri të plotë."

Dhe po përballet me një forcë shumë më të vogël ukrainase që përfshin shumë rezervistë dhe vullnetarë të rinj.

Forcat e NATO-s janë relativisht larg, si ato në Gjermani, dhe zyrtarët e kanë bërë të qartë se ata nuk duan të hynë në luftë me Rusinë mbi Ukrainën.

Duket se Ukraina lindore, ku shumica e popullatës është e përkatësisë etnike ruse, mund të merret lehtësisht nëse udhëheqësit rusë vendosin. Por është një zonë e madhe dhe e vështirë për t'u mbrojtur.

Eksperti për Rusinë Igor Sutyagin, i Institutit "Shërbimet Mbretërore të Bashkuara" në Londër, nuk mendon se një pushtim është i pashmangshëm.

"Për ta realizuar, duhet një numër jashtëzakonisht i madh trupash. Kështu që pushtimi i disa pjesëve të Ukrainës është i mundshëm, por mbajtja e tyre ka gjasa të jetë e pamundshme."

Në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, ish-gjenerali britanik i brigadës Ben Barry thotë se Rusia mund të ndeshet me sfida të tjera në Ukrainën lindore, ku përqindja e rusëve etnikë është shumë më e vogël se sa në Krime.

"Do të mund të ndodhte një luftë afagjatë e popullit ukrainas, lëvizje guerile, terrorizëm, diçka që do të kundërshtonte ushtarakisht pushtimin nga forcat ruse."

Për më tepër, komuniteti ndërkombëtar ka të ngjarë të rrisë izolimin ekonomik dhe diplomatik të vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Krimesë. Lëvizjet ndërkombëtare deri tani janë kritikuar si të dobëta.

Por zoti Igor Sutyagin thotë se ata tashmë janë duke i kushtuar Rusisë dhjetëra miliarda dollarë, dhe shërbejnë si një pengesë e rëndësishme për lëvizje të mëtejshme.

"Masat ekonomike të ndërmarra nga anëtarët e NATO-s janë shumë më serioze se disa sanksione ose masa ushtarake."

Ekspertët thonë gjithashtu se Rusia mund të arrijë shumë nga qëllimet e saj të dukshme për Ukrainën pa pushtuar përsëri, duke përfshirë dobësimin e ndikimit të qeverisë së Kievit në lindje, duke e bërë rajonin ekonomikisht të varur nga Rusia dhe duke i dërguar një mesazh NATO-s që as mos ta konsiderojë vënien e trupave në kufirin e saj.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Foreign Policy- LUFTA PO VJEN (04.07.2014)
HONG KONG - VIZITORËT NGA KINA SHKAKTOJNË REAGIME (04.07.2014)
ZGJEDHJET AFGANE SUKSES - REZULTATI I PAQARTË (04.07.2014)
PAKISTANI ZOTOHET TË MBËSHTESË PROCESIN ZGJEDHOR NË AFGANISTAN (04.05.2014)
PRAKTIKAT SOVJETIKE NË RUSINË MODERNE (04.03.2014)
SEKRETARI KERRY ANULON TAKIMIN ME PRESIDENTIN ABBAS (04.02.2014)
UKRAINA DO TË ZHVILLOJË STËRVITJE TË PËRBASHKËTA ME NATO-n (04.02.2014)
SCHAEUBLE - KRIMEJA ËSHTË E NGJASHME ME AGRESIONIN NAZIST MË 1938 (04.01.2014)
New York Times - RINGJALLJA OTOMANE KA MARRË FUNDPër Erdoganin fitorja në zgjedhjet lokale të së dielës do të fitore e Pirrros (04.01.2014)
Der Spiegel - NSA MBI 300 RAPORTE MBI KANCELAREN MERKEL (03.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]