MOLDAVIA PËRGËNJESHTRON TË PAVËRTETAT RRETH TRANSDNIESTRIT
E Mërkurë, 04.16.2014, 05:18pm (GMT+1)
Zëvendëskryeministri i Moldavisë Eugen Carpov, e ka denoncuar një fushatë propaganduese që ka për qëllim krijimin e tensioneve në rajonin e shkëputur moldav të Transdniester.
Carpov i tha Radios Evropa e Lirë, se disa qarqe të caktuara në Moskë dhe Tiraspol, duan që Transdniesteri të ndjek skenarin e Krimesë.
Carpov ka thënë se akuzat e zyrtarëve rusë, duke përfshirë edhe presidentin Vladimir Putin se Transdniesteri është nën bllokadë, janë të pavërteta.
Transdniesteri sipas tij, nuk është i bllokuar por është i lirë si në aspektin ekonomik e poashtu edhe në aspektin e lirisë së lëvizjes.
Folësit rusë në Transdniesteri e kanë shpallur pavarësinë në vitin 1990.
Por kjo shpallje nuk është njohur thuajse nga asnjë vend.
www.voal-online.ch
|