VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 1 MAJ - GRATË NË GJERMANI PUSHTOJNË BOTËN E PUNËS

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 02:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
1 MAJ - GRATË NË GJERMANI PUSHTOJNË BOTËN E PUNËS

E Enjte, 05.01.2014, 03:54pm (GMT+1)

Roli i femrës në shoqërinë moderne është forcuar. Ajo tani është mjeke, kancelare, profesore... por edhe më tej në shoqëri ka shumë klishe dhe paragjykime.

"Gruaja drejton ekonominë shtëpiake në përgjegjësinë e vet të plotë", thuhej në ligjin e dikurshëm. Kjo nënkuptonte: gruaja pastron, gatuan, hekuros dhe kujdeset për fëmijët. Ndërsa për një punë jashtë shtëpisë, ajo duhej të merrte lejen e burrit.

Por kohërat kanë ndryshuar - në favor të femrës. Sot gati katër dekada pas nxjerrjes së këttij ligji, femra është e punësuar kudo. Sipas një studimit të firmës së konsulencës "PriceWaterhouseCoopers" gati 72 % e femrave janë me punë, që do të thotë rreth 10 % më shumë se para 10 vitesh.

Gjermania në rrugë të mirë

Sociologia Jutta Allmendinger

Sociologia Jutta Allmendinger

"Gjermania është në një rrugë të mirë, që të arrijë një barazi të plotë të femrës me mashkullin në punë. Në studimin tonë thuhet se Gjermania është përmirësuar dhe tani zë vendin e tetë, që do të thotë se është shumë më mirë se mesatarja e OECD", pohon Petra Justenhoven nga firma "PriceWaterhouseCoopers". Në vitin 2000 Gjermania ishte në vendin e 18, që do të thotë nën mesataren e vendeve të OECD. Por kur bëhet fjalë për pozitën e femrës në shoqëri, ajo tani është përmirësuar në të gjiha kategoritë. Por megjithë angazhimet e mëdha të politikës, barazia e plotë e femrës dhe mashkullit në shoqëri dhe në vendet e punës është ende larg.

"Kuotat e kandidaturave mes gjinive për vende pune vërtetë janë gati të barabarta. Dallimi është vetëm 6- 7 % në favor të meshkujve. Por kur shikon vendet e punës që zënë meshkujt dhe femrat, dallimi është shumë i madh", pohon profesorja e sociologjisë Jutta Allmendinger, presidente e Qendrës për Studime Sociologjike në Berlin. Sipas saj, femrat punësohen kryesisht në vende pune me orar të shkurtuar. Ndërkohë që kur shikon përvojën e punës, meshkujt kanë një përvojë shumë më të gjatë, sepse femrat shpesh e ndërpresin punën për t'u përkujdesur për fëmijët dhe prindërit.

Vetëm 62 % e femrave të punësuara në Gjermani kanë një vend të plotë pune. Kjo është shumë më pak se sa në Hungari dhe Sllovaki ku 94 % e femrave të punësuara punojnë me orar të plotë pune. Dallime të mëdha mes femrave dhe meshkujve ka ende edhe sa i përket rrogave. Në Gjermani ky dallim është 16 % në favor të meshkujve. Ndërsa në Irlandë ky dallim është vetëm 4 %.

Ministrja për Familjen Manuela Schwesig

Ministrja për Familjen Manuela Schwesig

Një problem edhe më i madh është: femrat në postet drejtuese. Në vitin 2013 vetëm 6 % e drejtuesve në 30 koncenet më të mëdha të indeksit DAX30, kanë qenë femra. Politika synon që edhe këtu të bëj ndryshime. Ministrja për Familjen Manuela Schwesig pohon se kjo çështje do të rregullohet me ligj, i femrave u garanton një kuotë prej të paktën 30 % të posteve drejtuese. Ajo shpreson se sipërmarrjet do ta zbatojnë vullnetarisht këtë ligj.

Më të vështirë e kanë femrat me origjinë të huaj

Më të vështirë në Gjermani e kanë femrat me origjinë të huaj. Në Gjermani ato kanë edhe probleme shtesë për shkak të mos njohjes së diplomave, mungesës së njohjes së gjuhës gjermane dhe mungesës së mbështetjes në familje. Të gjitha këto bëjnë që femrat me origjinë të huaj në Gjermani gati kurrë nuk e fitojnë mundësinë të zënë ndonjë vend të mirë pune.

"Kemi shumë raste të femrave me origjinë të huaj të cilat jetojnë në Gjermani për 10 apo 20 vjet dhe megjithë kualifikimet në shkencat natyrore, nuk kanë gjetur ndonjë vend pune. Ato mbeten në shtëpi deri në rritjen e fëmijëve", thotë Jutta Lutz-Kadereit, nga Qendra Ndërkombëtare e Femrave në Bon, duke shtuar se pas rritjes së fëmijëve, "shpesh bëhet tepër vonë për të filluar ndonjë punë serioze".

Jutta Lutz-Kadereit mendon se përpjekjet e politikës dhe sipërmarrjeve për të ndryshuar pozitën e femrës në shoqëri, nuk mjaftojnë nëse nuk bëhet edhe disa ndryshime rrënjësore: "Shpresoj se shoqëria jonë do të hapet më shumë, sikur ajo në Francë apo në Suedi, ku është e vetkuptueshme që femra të shkojë në punë. Në Gjermani ende ka shumë njerëz, jo vetëm burra por edhe femra, të cilat mendojnë se gruaja e ka vendit pranë fëmijëve në shtëpi."

Edhe sociologja Jutta Allmendinger mendon se në shoqërinë gjermane duhet të bëhen ndryshime serioze. "Rimendimi është i domosdoshëm dhe ky ndryshim duhet të jetë shumë më i madh se sa që është menduar deri tani. Duhet të ndryshojë modeli sipas së cilit mashkulli duhet të punojë 100 %, ndërsa femra me orar të shkurtuar", pohon ajo.dw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REAGIME TË NDRYSHME NDAJ DEKLARATËS TURKE PËR ARMENINË (05.01.2014)
TURQIA HETON NJË KLERIK MYSLIMAN PËR KOMPLOT NDAJ QEVERISË (05.01.2014)
Freedom House - VENDET EUROAZIATIKE MË SË PAKU LIRI TË MEDIAVE (05.01.2014)
Financial Times - MERKEL SHKON NË UASHINGTON... (04.30.2014)
TURQIA DHE PASOJAT E KRIZËS SË UKRAINËS (04.30.2014)
RRËMBIMI I VËZHGUESVE SHTON TENSIONET UASHINGTON-MOSKË (04.28.2014)
MAHMUD ABBAS - HOLOKAUSIT, KRIMI MË NEVERITËS NË HISTORINË E RE (04.27.2014)
RUSIA PO PËRGATITET PËR VETIZOLIM (04.25.2014)
Süddeutsche Zeitung, PAKTI HITLER-STALIN - TRAUMË E PAKAPËRCYER PËR LINDJEN (04.25.2014)
USACKAS - NË PIKËPYETJE MARRËVESHJA PËR UKRAINËN (04.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]