VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FITORE TË EUROSKEPTIKËVE NË ZGJEDHJET PËR PARLAMENTIN EVROPIAN

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 10:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
FITORE TË EUROSKEPTIKËVE NË ZGJEDHJET PËR PARLAMENTIN EVROPIAN

E Hënë, 05.26.2014, 03:12pm (GMT+1)


Anketat kudo në Bashkimin Evropian flasin për fitore të të ashtuquajturve euro-skeptikë si në ekstremin e djathtë edhe në atë të majtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Kryeministri francez Manuel Valls i quajti rezultatet e së dielës "një tërmet" për Europën dhe Francën, ku partia e së djathtës ekstreme, Fronti Kombëtar i zonjës Marie LePen fitoi bindshëm. Për herë të parë, Fronti Kombëtar do të ketë vende në parlament.

"Sonte, unë falënderoj popullin francez. Ne kishim të drejtë që patëm besim te populli. Populli sovran foli me zë të lartë dhe të qartë si në të gjitha momentet e mëdha në historinë e tij, se ata duan të marrin përsëri në dorë frenat e fatit të tyre," tha zonja LePen.

Sipas sondazheve në qendrat e votimit, partitë nacionaliste kanë fituar në Danimarkë dhe Britani. Partitë e së djathtës ekstreme njihen për kundërshtimin e imigracionit dhe në përgjithësi si një forcë që kërkon të pakësojë pushtetin e Bashkimit Evropian.

Në Greqi, anketat i japin fitore koalicionit radikal të majtë. Të majtët grekë i kundërshtojnë me forcë masat ekonomike shtrënguese të qeverisë dhe kushtet e ndihmës së Bashkimit Evropian për Greqinë.

Votuesit në 21 prej 28 vendeve të BE-së votuan të dielën. Shtatë vendet e tjera kishin votuar pak ditë më parë.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian priten sot.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARATË PËR FUSHATAT POLITIKE NË SHBA (05.24.2014)
KTHESË E PAPRITUR PRO EUROPËS? ANTIEUROPIANËT PËSOJNË HUMBJE NË HOLANDË (05.23.2014)
STEINMEIER - BOTA E JASHTME PRET PREJ GJERMANISË MË SHUMË ANGAZHIM E PËRFSHIRJE (05.21.2014)
BIDEN - KUFIJTË E EVROPËS NUK DUHET TË NDRYSHOJNË (05.20.2014)
GREQI - AGIMI I ARTË DHE ZGJEDHJET EVROPIANE (05.20.2014)
KUSH DO TA FITOJË BETEJËN PËR LIRINË E FJALËS?Nga Timothy Garton Ash, The Guardian (05.20.2014)
POLITIKA E JASHTME E PRESIDENTIT OBAMA (05.19.2014)
PËRSËRI DEBATE PËR QENDRËN ISLAME NË NJU JORK (05.19.2014)
REFERENDUMET - RECETË UNIVERSALE APO RRUGË E GABUAR? (05.18.2014)
BE - SYNIMET PËR REPUBLIKAT ISH SOVJETIKE (05.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]