VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TURQIA NË SHËNJESTËR TË BND?

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 06:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
TURQIA NË SHËNJESTËR TË BND?

E Djelë, 08.17.2014, 10:21am (GMT+1)



Indinjata ishte e madhe kur u bënë publike aksionet e përgjimit të SHBA në Gjermani. Tani ka informacione sipas të cilave edhe shërbimi sekret gjerman ka përgjuar: dy ministra të jashtëm të SHBA dhe Turqinë.

Shërbimi informativ gjerman (BND), sipas informacioneve të revistës gjermane "Der Spiegel" ka survejuar Turqinë, ndoshta për vite me radhë e deri më sot. Sipas "Spiegel" partneri i NATO-s ende gjendet në një listë të qeverisë gjermane të vitit 2009, e cila është ende aktuale, si objekt zyrtar survejimi. Qeveria gjermane çdo katër vjet përcakton objektivat prioritarë të shërbimit informativ BND. Profili aktual për shkak të skandalit të përgjimit të NSA-së ende nuk është rinovuar, shkruan revista.

Veç kësaj BND nuk ka përgjuar vetëm Hillary Clinton-in gjatë kohës që ishte ministre e Jashtme e SHBA-së por edhe pasuesin e saj në post, John Kerry. Sipas informacioneve të "Spiegel" është përgjuar të paktën një bisedë e Kerry-t. Biseda telefonike e zhvilluar në vitin 2013 me lidhje satelitore ka përfunduar në të ashtuquajturën "material dytësor" të rrjetës së përgjimit të BND-së, e cila shtrihet në Lindjen e Afërt, ashtu siç kishte ndodhur më parë edhe me telefonatën e Clinton-it. Sipas "Spiegel" Clinton në atë kohë zhvillonte një bisedë me ish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan. Telefonatat e politikanëve nuk janë përgjuar qëllimisht, por rastësisht në kuadër të operacioneve të tjera, shkruan revista e cila i referohet qarqeve të sigurisë.

Që Clinton është përgjuar u raportua edhe nga gazeta "Süddeutsche Zeitung" dhe radiot NDR dhe WDR të premten (15.8.). Kjo rezulton nga dokumente të cilat spiuni i kapur në korrik në BND, i ka dorëzuar shërbimit të fshehtë amerikan CIA. Spiuni ndërkohë ka pranuar se gjatë dy viteve të fundit i ka dorëzuar SHBA-së të paktën 218 dokumente.

Gjermanët përgjojnë edhe miqtë

Sipas informacioneve të medieve, SHBA kanë filluar të shfrytëzojnë informacionet e marra në konfliktin aktual për aksionet e spiunazhit amerikan në Gjermani. Telefonata e përgjuar e Clinton-it paraqitet prej tyre si dëshmi se edhe gjermanët kanë spiunuar SHBA-në.

Për ekspertin e Partisë Kristiansociale (CSU) Hans-Peter Uhl nuk ka të ngjarë që BND të ketë përgjuar vërtet telefonin mobil të Clinton-it. Për gazetën "Bild" ai tha: "Jam shumë mosbesues sa i takon këtij informacioni. BND duhet të mbajë qendrim ndaj akuzave në instancën e kontrollit për shërbimet sekrete."

Qeveria gjermane vitin e kaluar u indinjua shumë për aktivitetet e shërbimit të fshehtë të SHBA në Gjermani, që u bënë publike nga ish punonjësi i NSA-së Edward Snowden. Sipas informacioneve autoritetet e SHBA nuk kanë përgjuar vetëm komunikimin e një numri të madh shtetasish gjermane, por edhe telefonin celular të Kancelares Angela Merkel.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MERCENARËT, EKSTREMISTËT - EKSPORTI MË I MADH NGA ISH JUGOSLLAVIA (08.17.2014)
SHBA - GAZETARËT DHE RUAJTJA E FSHEHTËSISË SË BURIMEVE (08.15.2014)
SHBA DO TA NDIHMOJË USHTARAKISHT IRAKUN (08.08.2014)
OBAMA AUTORIZON SULME AJRORE NDAJ SHTETIT ISLAMIK (08.08.2014)
MOLDAVIA I KËRKON RUSISË QË TË TËRHEQË TRUPAT E SAJ (08.06.2014)
LUFTA E TRETË BOTËRORE - VITI 2034Nga ARTYOM LUKIN (08.06.2014)
JAPONIA E KUJTON SULMIN ME BOMBË BËRTHAMORE (08.06.2014)
Washington Post - USHTRITË TERRORISTE, MË TË ZGJUARA DHE MË VDEKJEPRURËSE (08.04.2014)
RAPORTI - GJERMANIA E KA ANULUAR KONTRATËN USHTARAKE ME RUSINË (08.04.2014)
OBAMA - KRITIKA NË ADRESË TË PUTINIT (08.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]