VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PALESTINEZËT E PËRSHËNDESIN DEKLARATËN SUEDEZE - SHBA KËRKON KUJDES

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
PALESTINEZËT E PËRSHËNDESIN DEKLARATËN SUEDEZE - SHBA KËRKON KUJDES

E Shtunë, 10.04.2014, 05:38pm (GMT+1)


Saeb Erakat e ka përshëndetur vendimin e Suedisë për njohjen e shtetit palestinez


Zyrtari i lartë palestinez, Saeb Erakat, tha se vendimi i Suedisë për ta njohur shtetin palestinez, ishte "i guximshëm", por Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar kujdes.

Zoti Erakat tha se "ne e përshëndesim deklaratën e kryeministrit të Suedisë", dhe u ka bërë thirrje shteteve të tjera të Bashkimit Evropian, që ta ndjekin këtë shembull.

Dje, kryeministri i ri i Suedisë, Stefan Loevfen, gjatë fjalimit inaugurues të tij në Parlament, tha se "zgjidhja me dy shtete kërkon njohje reciproke dhe vullnetin për të bashkekzistuar paqësisht".

Kjo lëvizje do ta bëjë Suedinë vendin e parë evropian, që do ta njohë shtetin palestinez, derisa është edhe anëtare e Bashkimit Evropian.

Disa shtete, siç janë Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, e kanë njohur shtetin palestinez, por këtë e kanë bërë para se të bëheshin anëtare të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se njohja e shtetit të ri palestinez, do të ishte "e parakoshme".

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, e pyetur për vendimin e Suedisë, u tha mbrëmë reporterëve se "ne besojmë se njohja ndërkombëtare e shtetit palestinez është e parakohshme".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SUEDIA DO TË NJOHË 'SHTETIN E PALESTINËS' (10.03.2014)
WILSON - PUTIN KËRCËNIM PËR SIGURINË E EVROPËS (10.02.2014)
KOMENT: TAKIMI OBAMA-NETANJAHU: GRINDJE E VJETËR, OPCIONE TË REJA (10.02.2014)
PROTESTAT NE HONG KONG (10.01.2014)
SOCIALISTËT NË FRANCË HUMBASIN SHUMICËN NË SENAT (09.29.2014)
SPANJA SFIDON REFERENDUMIN NË KATALONIA (09.28.2014)
RUSI - RUBLA NË NIVELIN HISTORIK MË TË ULËT KUNDËR DOLLARIT AMERIKAN (09.27.2014)
KOMENT - NË LINDJEN E AFËRT KARTAT PËRZIHEN NGA E PARA (09.25.2014)
PRESIDENTI OBAMA NË KOMBET E BASHKUARA - RUSIA KA AMBICIE TERRITORIALE (09.24.2014)
NJË SREBRENICË TJETËR? (09.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]