VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Pse nuk fituan Sarah Palin dhe Hillary Clinton? Këtë e shpjegon një libër i ri

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 06:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Pse nuk fituan Sarah Palin dhe Hillary Clinton? Këtë e shpjegon një libër i ri
E Enjte, 12.31.2009, 03:41pm (GMT+1)

 

 

Voal-online -Kur Hillary Clinton bëri një figurë të fortë dhe Sarah Palin u kandidua nga republikanët për garën presidenciale të vitit 2008, zgjedhja e presidentes së parë femër të SHBA nuk dukej e largët.

 

 

Por kjo ditë jo e largët nuk duket aq e shpejtë. Kështu shkruan autorja e "Notes from the Cracked Ceiling" (Shënime nga kufiri i çarë) dalë në qarkullim këtë javë, i cili shpjegon pse humbën Clinton dhe Palin, çfarë roli luajti përkatësia gjinore në kandidaturat e tyre dhe çfarë kërkohet nga një grua që ajo të fitojë presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Autorja Anne Kornblut argumenton se Clinton and Palin ishin në një mospërparësi të veçantë, sepse ato ishin gra dhe për shkak të pengesave të cilat ne kemi nevojë t'i heqim përpara se një grua të ketë sukes në fitimin e Shtëpisë së Bardhë.

 

"Unë nuk besoj se kjo vjen direkt në tepsi," tha në një intervistë Kornblut, e cila mbulon politikën dhe Shtëpinë e Bardhë për gazetën Washington Post. "Disa njerëz e mendojnë kështu: Mirë, ne zgjodhëm një afrikano-amerikan. Ne ishim të zotë ta bënim këtë.'

 

"Unë nuk mendoj kështu. Unë jam krejtësisht mosbesuese," tha ajo.

 

Kandidatet gra janë përballur me theksime të tepëruara për pamjet e tyre të jashtme dhe për jetën e tyre në familje si dhe gërryer nga shqetësimet se a janë ato mjaft të rrepta. Ato përballen me stereotipe të cilat nuk do t'i lëndonin kandidatët meshkuj dhe përcaktimet e tyre rreth kualifikimeve e zotësive të tyre, thotë Kornblut.

 

Clinton, tani Sekretare e Shtetit e SHBA, bëri histori si kandidatja e parë në histori që kërkoi emërimin nga Partia Demokratike për presidente. Palin, në atë kohë guvernatore e Alaskës, u caktua nga kandidati presidencial republikan John McCain si bashkëgaruese e tij për nënpresidente.

 

"Ato nuk humbën ngaqë ishin gra, asnjëra sosh, por kishte gjëra të lidhura me të qenët e tyre gra, çka ka luajtur rol në problemet që kishin ato e që nuk ishin për momentin të dukshme," tha Kornblut.

 

 

VËSHTIRËSITË E EKSPOZUARA

 

Kandidaturat e tyre mund të kenë ndihmuar në hapjen e rrugës, por gjithashtu kanë ekspozuar vështirësitë që një kandidate femër mund të përballë në zgjedhje të ardhshme.

 

"Ndërsa Clinton mund ta ketë pasur disi më të lehtë ngaqë njerëzit e shikojnë atë më tepër si një grua presidenti, ajo gjithashtu e tregoi sa e vështirë është sot për këtë," tha ajo.

 

"Me paratë e saj, famën e saj, zotësinë e saj të qartë, rrjetin e saj, nëse Hillary Clinton nuk ia arriti dot, kjo tregon sa e hatashme duhet të jetë vërtetë një grua tjetër në këtë rol."

 

Një numër përbërësish do të jenë të nevojshëm për një grua që të ketë sukes në fitimin e zyrës më të lartë politike të vendit, po aq sa duhet një përpjekje e fuqishme e një partie politike për ta mbështetur një grua, për të mbështetur shumë gra në poste më të ulëta dhe në rrjedhën drejt një gare presidenciale apo ndoshta në kuadrin e një krize kombëtare, nënvizon ajo.

 

Libri është rezultat i përvojës së Kornblut në pasqyrimin e Clinton dhe Palin, dy kandidateve me profl të lartë që garonin në të njëjtin vit, çka krijoi mundësinë e pashoq për të kuptuar si shikohen kandidatet femra nga publiku dhe nga mediat.

 

"Është një rishqyrtim se çfarë kuptimi ka për ne përkatësia gjimnore në shpresat që ndoshta secili prej nesh ta shohë këtë më me zgjuarsi herë tjetër," theksoi ajo.

 

"Notes from the Cracked Ceiling: Hillary Clinton, Sarah Palin, and What It Will Take for a Woman to Win" (Shënim për kufirin e çarë: Hillari Klinton, Sarah Palin dhe çfarë kërkohet që një grua të fitojë) u publikua nga shtëpia botuese Crown Publishers. (http://www.reuters.com)      
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri Berisha në përurimin e Qendrës Tregtare "Megatek" (12.30.2009)
Arrihet marrëveshja për riformatim të kabinetit qeveritar (12.30.2009)
Presidenca spanjolle, prova e Traktatit të LisbonësNga Ahto Lobjakas (12.30.2009)
Haradinaj: 2009-a vit i rëndë për Kosovën (12.29.2009)
Debati rreth emrit: Patriotët dhe tradhtarët (12.29.2009)
Pieter Feith: Nëse partitë e koalicionit nuk merren vesh, duhet të thirren zgjedhjet e parakohshme (12.29.2009)
Kryeministri bën bilancin e 100 ditëshit të parë të mandatit të dytë qeverisës (12.29.2009)
Rivotimet në Prizren e Lipjan më 31 janar (12.28.2009)
KQZ nesër pritet të caktojë datën për rivotime në Prizren e Lipjan (12.27.2009)
Krasniqi nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme gjatë vitit të ardhshëm (12.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]