VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aide: Në Afganistan ka "trende negative"Nga Andrew F. Tully

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Aide: Në Afganistan ka "trende negative"

Nga Andrew F. Tully


E Enjte, 01.07.2010, 02:58pm (GMT+1)

 

 

 

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Aide, i është drejtuar Këshillit të Sigurimit për herë të fundit në këtë post. Vlerësimet e tij për situatën në këtë vend nuk ishin optimiste, por ai kishte edhe sugjerime për përmirësim.



Kai Aide i tha Këshillit të Sigurimit se shumë nga problemet me të cilat afganët ishin ballafaquar për vite, ende mbesin. Kjo gjë ka çuar në një pakënaqësi për praninë e jashtme në Afganistan.

Përfaqësuesi në largim i Kombeve të Bashkuara në këtë vend, Kai Aide, u paraqit para Këshillit të Sigurimit me mesazhin e fundit: siguria në Afganistan nuk mund të zgjidhet vetëm me shtimin e pranisë së trupave të Shteteve të Bashkuara, por duhet që civilët ta ndërtojnë vendin e tyre dhe ta zhvendosin praninë dominante të talibanëve.

Ai bëri thirrje që Kombet e Bashkuara ta shtojnë numrin e ekspertëve për ta ndihmuar popullin afgan për krijimin e institucioneve, nëpërmjet të cilave do ta qeverisnin vetveten në mënyrë më efikase.

Por, sipas zotit Aide, pavarësisht se a është prani ushtarake apo civile, ndërkombëtarët që dërgohen për të ndihmuar në Afganistan, duhet të jenë më të ndjeshëm për kulturën e këtij vendi.

"Afganët ndonjëherë ndjejnë se vendi i tyre po trajtohet si tokë e askujt e jo si shtet sovran. Ky perceptim i kontribuon tensionit të panevojshëm dhe të rrezikshëm ndërmjet qeverisë afgane dhe komunitetit ndërkombëtar, ai nxitë dyshime për ndërhyrjen e jashtme të pranueshme dhe shkakton një ndjenjë të poshtërimit", tha Kai Aide.

Problemet kryesore në Afganistan janë kryengritja e udhëhequr nga talibanët, që e kishin udhëhequr këtë vend derisa forcat amerikane e kishin përmbysur regjimin e tyre para tetë vitesh, për strehimin e al-Kaidës, në muajt pas sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara më 11 shtator 2001.

Megjithatë, gjatë disa viteve, talibanët e kanë bërë një kthim. Zoti Aide thotë se shkaku kryesor për këtë është dështimi i ndërkombëtarëve në Afganistan, që ta krijojnë një prani dhe ta ndihmojnë popullatën në territoret paqësore të këtij vendi.

Sipas tij, në rajonet që janë neglizhuar nga ndërkombëtarët, talibanët kanë parë një hapje:

"Para se të nisesha për një Nju Jork, i pyeta disa politikanë të lartë afganë përse kryengritja është përhapur gjatë disa viteve të fundit. Nuk ka përgjigje të thjeshtë në këtë pyetje, por një element i përmendur nga të gjithë ata ishte neglizhenca e provincave stabile në dhënien e fondeve për zhvillim. Për këtë neglizhencë, ne tash duhet të paguajmë çmim të lartë", tha Kai Aide.

Diplomati norvegjez tha se qasja e balancuar civilo ushtarake është e vetma mënyrë për ta kthyer atë që ai e cilësoi si "trend negativ" në Afganistan. Sipas tij, pa një qasje të tillë, situata mund të bëhet e paimagjinueshme.

Rozmari di Karlo, zëvendës ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB, tha se Amerika është e përgatitur për ta bërë pjesën e saj të punës në frontin civil. Ajo theksoi se së shpejti numri i civilëve të Shteteve të Bashkuara në Afganistan do të arrijë në 1 mijë vetë, gati tri herë më shumë se para një viti.

Ambasadori i Afganistanit në OKB, Zahir Tanini, e kishte këtë propozim për Kombet e Bashkuara:

"Ne kërkojmë nga ky Këshill ta bëjë një rishikim të listës së konsoliduar nga rezoluta 1267, me mundësinë e rishikimit për elementet e talibanëve, që duan ta ndalin dhunën dhe ti bashkohen procesit paqësor, pra që ata të largophen nga lista e sanksioneve sipas kërkesës së qeverisë së Afganitsanit", tha ambasadori Tanin.

Kai Aide tha se involvimi i kryengritësve në procesin e paqes mund të ndihmoj, por ka tërhequr vërejtjen se duhet të zbatohen kushte rigoroze.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sfida pas daljes në pesnion të senatorëve demokratë (01.07.2010)
"International Herald Tribune": Spanja, lider kontestues i BE-së (01.06.2010)
Nesër hetimi dhe rinumërimi i votave në Gjilan (01.05.2010)
Të gatshëm për freskimin e Qeverisë (01.05.2010)
Hillari Klinton: Al Kaida në Jemen - kërcënim global (01.05.2010)
Vermont, njeriu i Google garon për guvernator (01.03.2010)
Musa: Tranzicioni - proces i gjatë (01.03.2010)
Silvio Berlusconi e Barack Obama në një pullë postare (01.02.2010)
Silvio Berlusconi e Barack Obama në një pullë postare (01.02.2010)
Kosovë: Viti 2009 në këndvështrimin e Presidentit Sejdiu dhe pritshmëria për 2010-ën (01.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]