Voal-online Një pullë postare me figurat buzagaze të kryeministrit Silvio Berlusconi e të presidentit amerikan Barack Obama të cilët shtrëngojnë duart.
Këtë pullë e ka vënë në qarkullim në vend afrikan, Sierra Leone, në kuadrin e iniciativave filatelike të aktualitetit.
Pulla postare është në një fletëpalosje që riprodhon në tërësi fotografinë e shtrëngimit të duarve midis dy liderëve me rastin e takimit të G8, zhvilluar në Aquila nga 8 deri 10 korrik të vitit të shkuar.
Sierra Leona, natyrisht, nuk ka të bëjë fare me takimin G8, por autoritetet postare të vendit afrian kërkojnë gjithnjë të kapin tregje të reja të mundshme për prodhimin e tyre kopjues filatelik.
Kështu që pulla postare del tani në shitje me kopje nga më të ndryshmet në uebsajtin e madh të ankandeve online "eBay": dhurata ofrohet për 5 dollarë.
(http://www.repubblica.it)