VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nesër hetimi dhe rinumërimi i votave në Gjilan

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 07:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Nesër hetimi dhe rinumërimi i votave në Gjilan
E Martë, 01.05.2010, 06:29pm (GMT+1)

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që nesër në mëngjes, të fillojë hetimi e pastaj rinumërimi i votave në komunën e Gjilanit, para se të përcaktohet nëse do të ketë apo jo rivotim në këtë komunë.

Në fund të dhjetorit, ky Komision mori vendim që më 31 janar të përsëriten votimet në Prizren dhe në Lipjan për shkak të parregullsive të shfaqura në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal, që u mbajtën më 13 dhjetor.

Vendimi për rivotim në dy komuna dhe rinumërim në Gjilan, pason propozimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa pas shqyrtimit të 43 ankesave të paraqitura nga partitë politike.

Në të tri këto komuna në garë janë Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat së bashku drejtojnë edhe qeverinë.

Gjuha politike e përdorur gjatë zgjedhjeve ndërmjet këtyre dy partive ka bërë që të hapen debatet edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme apo edhe ndryshimeve në përbërjen aktuale të qeverisë.

Kryeministri Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme por ka paralajmëruar mundësinë e riformatimit të kabinetit të tij.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-onlline.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Të gatshëm për freskimin e Qeverisë (01.05.2010)
Hillari Klinton: Al Kaida në Jemen - kërcënim global (01.05.2010)
Vermont, njeriu i Google garon për guvernator (01.03.2010)
Musa: Tranzicioni - proces i gjatë (01.03.2010)
Silvio Berlusconi e Barack Obama në një pullë postare (01.02.2010)
Silvio Berlusconi e Barack Obama në një pullë postare (01.02.2010)
Kosovë: Viti 2009 në këndvështrimin e Presidentit Sejdiu dhe pritshmëria për 2010-ën (01.02.2010)
Kryeministri dhe presidenti vizita simbolike në ditën e parë të Vitit të Ri (01.01.2010)
Kina fituesi më i madh i 2009-ësNga Charles Recknagel (01.01.2010)
Pse nuk fituan Sarah Palin dhe Hillary Clinton? Këtë e shpjegon një libër i ri (12.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]