VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kosovë: Suficiti buxhetor - 160 milionë euro

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kosovë: Suficiti buxhetor - 160 milionë euro
E Shtunë, 01.09.2010, 01:30pm (GMT+1)

 

 

Suficiti buxhetor i vitit fiskal 2009, sipas të dhënave preliminare të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, është rreth 160 milionë euro. Zyrtarë nga kjo ministri bëjnë të ditur se, krahasuar me vitin e kaluar, tepricat buxhetore janë zvogëluar dukshëm. Por, analistët ekonomikë e quajnë të paarsyeshëm suficitin buxhetor, i cili në Kosovë vazhdon të jetë i rëndomtë.


Në vitin 2008 Qeveria e Kosovës ka trashëguar një suficit prej rreth 440 milionë eurosh, si pasojë e mungesës së planifikimit dhe shkallës së ekzekutimit të agjencive buxhetore.

Por, në vitin që lamë pas, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, suficiti është zvogëluar dukshëm, pasi është rritur shkalla e ekzekutimit të projekteve kapitale nga 157 në 350.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Muharrem Shahini, thekson se në bazë të të dhënave preliminare, suficiti buxhetor në Kosovë për vitin 2009, është rreth 160 milionë euro.

"Sa i përket suficitit për vitin e kaluar, ai vitit 2009 krahasuar me vitin 2008 do të jetë shumë më i ulët, sepse kemi pasur investime të shumta kapitale në infrastrukturë, shkolla spitale etj", thotë Shahini.

Ndërkohë, në bazë të Ligjit për menaxhimin e financave, suficiti dhe të gjitha pasqyrat financiare të vitit paraprak përfundojnë më 31 mars dhe kjo datë është përmbyllëse e vitit fiskal.

Zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Shahini, shprehet:

"Ne kemi bërë disa raporte, duke përfshirë raportin 9 mujor dhe një përmbyllje preliminare për vitin 2009. Suficiti në Kosovë përafërsisht sillet prej 160 milionë eurosh".

"Nëse i marrim prerjet buxhetore, ato duhet të mbyllen gjatë kësaj jave, sa i përket doganave, dhe deri me datën 31 do të shihen të hyrat shpenzimet dhe pastaj mbetja, si dhe nëse ka ndonjë projekt nga viti i kaluar në këtë vit".

Në anën tjetër, analistë të çështjeve ekonomike, vlerësojnë se suficiti buxhetor del si një çështje e panevojshme, duke pasur parasysh nevojat që Kosova ka për investime në fusha të ndryshme.

Kështu pohon analisti për çështje ekonomike nga Instituti "Riinvest", Alban Zogaj.

"Kosova ka nevojë të hyjë në borxhe shtetërore, të shkojë edhe në minus sa i përket të buxhetit të vet. Në këtë formë, ne konsiderojmë se për ekonominë e Kosovës, në këtë situatë çfarë është për momentin, suficiti buxhetor është i dëmshëm."

"I dëmshëm, ngase krijon mosqarkullim të mjeteve, pasi që ato tërhiqen nga tregu, mbesin të ngrira dhe kalojnë prej një viti në vitin tjetër", vlerëson Zogaj.

Zogaj thekson se derisa Qeveria e Kosovës suficitin buxhetor, i cili ndodh çdo vit në vend, e arsyeton për shkak të procedurave të ngarkuara dhe vonesave të pagesave, atëherë, siç shprehet ai, këto procedura duhet të ndërrohen.

"Për t'u shpenzuar mjetet e buxhetit, paraprakisht duhet të përgatiten projekte, duhet të ketë planifikim shumë efikas".

"Si duket nuk ekziston ende një planifikim i tillë. Nuk ka projekte konkrete, por ka një keqmenaxhim të projekteve përgjatë viteve në tërësi", thotë Zogaj.

Ndryshe, Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdimisht ia ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kosovës për keqmenaxhim të parasë publike.

Vërejtjet kryesisht kanë qenë se në njërën anë ka pasur ankesa për buxhet të vogël, e në anën tjetër, çdo vit ka pasur teprica buxhetore, si dhe janë bërë keqpërdorime të buxhetit, të cilat janë identifikuar edhe nga auditori i përgjithshëm. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vendet e Ballkanit Perëndimor - marrëdhënie të helmuara jo vetëm mes Serbisë dhe Kroacisë (01.09.2010)
Westerwelle i jep shpresë Turqisë për anëtarësim në BE (01.08.2010)
Aide: Në Afganistan ka "trende negative"Nga Andrew F. Tully (01.07.2010)
Sfida pas daljes në pesnion të senatorëve demokratë (01.07.2010)
"International Herald Tribune": Spanja, lider kontestues i BE-së (01.06.2010)
Nesër hetimi dhe rinumërimi i votave në Gjilan (01.05.2010)
Të gatshëm për freskimin e Qeverisë (01.05.2010)
Hillari Klinton: Al Kaida në Jemen - kërcënim global (01.05.2010)
Vermont, njeriu i Google garon për guvernator (01.03.2010)
Musa: Tranzicioni - proces i gjatë (01.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]