OBAMA IA UROI FITOREN NETANYAHUT
E Premte, 03.20.2015, 08:04am (GMT+1)
Foto arkivi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka telefonuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për t'i uruar fitoren në zgjedhje.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Obama i ka thënë Netanyahut se SHBA vlerëson bashkëpunimin e ngushtë në siguri dhe partneritetin afatgjatë me Izraelin.
Sipas njoftimit, Obama po ashtu ka shfrytëzuar rastin të riafirmojë angazhimin e SHBA-së për zgjidhje me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Dy liderët janë pajtuar që të vazhdojnë konsultimet për konfliktin izraelito-palestinez dhe çështje të tjera. rel
www.voal-online.ch
|