VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në kërkim të drejtësisëNga Edona Peci

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Në kërkim të drejtësisë

Nga Edona Peci


E Mërkurë, 02.10.2010, 01:22pm (GMT+1)

 

 

 

Tri vjet pas protestës së Lëvizjes "Vetëvendosje", në të cilën u vranë dy persona, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë, ende nuk ka përfunduar rasti gjyqësor për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit - dy viktimat e asaj proteste. "Vetëvendosja" dhe organizatat për të drejtat e njeriut, akuzojnë organet përgjegjëse për prolongimin e rastit dhe për mungesë të drejtësisë.


Lëvizja "Vetëvendosje" kritikon administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe autoritetet përgjegjëse për krijimin e pengesave në vënien e drejtësisë për rastin e vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

Tri vjet pas protestës së 10 shkurtit, e cila rezultoi me dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, Kombet e Bashkuara ende nuk e kanë përmbyllur rastin.

Aktivisti i Lëvizjes "Vetëvendosje", Glauk Konjufca, thotë se është prolonguar dhe penguar edhe puna në Panelin Këshillues për të Drejtat e Njeriut, si i vetmi organ që mund ta pranojë padinë për rastin.

Në protestën e 10 shkurtit 2007 u vranë dy persona - përgjegjësit për vrasjen e tyre ende nuk janë vënë para drejtësisë


"I vetmi vend ku mund të paditet, siç e dimë, është një institucion i UNMIK-ut. Ai është paneli këshillues i të Drejtave të Njeriut - të drejtë, të cilën e kanë shfrytëzuar familjet Balaj dhe Xheladini dhe dy të lënduarit më rëndë të kësaj demonstrate, Zenel Zeneli dhe Mustafë Nerjovaj. Por, edhe aty UNMIK-u ka intervenuar, duke i vendosur pengesa të patejkalueshme drejtësisë", shprehet Konjufca.

Në tetor të vitit të shkuar, Kombet e Bashkuara u kishin ofruar familjeve të të vrarëve një kompensim në të holla.

Konjufca thotë se me këtë ofertë, është synuar të blihet drejtësia përmes kompensimit, gjë që, sipas tij, është e papranueshme.

Mungesa e drejtësisë, siç thotë ai, vjen në pah kur merret parasysh mosndëshkimi i pjesëtarëve të policisë së kontingjentit rumunë, që atëkohë kishin gjuajtur me plumba gome në drejtim të protestuesve dhe me riaktivizimin e procesit gjyqësor me akuzën për organizimin e protestës ndaj liderit të Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti.

"Përderisa UNMIK-u e ka mbyllur drejtësinë, në anën tjetër EULEX-i e ka hapur një padrejtësi të re, e që është riaktivizimi i procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit, me aktakuzë të UNMIK-ut. Meqenëse EULEX-i po tregon që është i njëjtë si UNMIK-u, ne nuk kemi pse ta trajtojmë atë ndryshe", shprehet Konjufca.

Mungesa e një vendimi në lidhje me rastin Balaj-Xheladini, ka nxitur kritika në radhët e organizatave vendore dhe atyre ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kështu, organizata "Amnesty International" dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kanë shprehur shqetësimin ndaj vonesës për të vënë para drejtësisë përgjegjësit për, siç thuhet, vrasjet e paligjshme dhe lëndimet e rënda gjatë protestës së 10 shkurtit të vitit 2007.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vazhdojnë reagimet për qendrën e ShkupitNga Zërijeta Hajro Jajaga (02.09.2010)
GDN ia rikonfirmon Kosovës perspektivën evropianeNga Zijadin Gashi (02.08.2010)
Topi thërret nesër veç e veç Berishën e Ramën (02.07.2010)
I kujt është Shkupi?Nga Zërijeta Hajro Jajaga (02.05.2010)
Malli i dyshimtë sërish në qarkullimNga Lujeta Krasniqi (02.05.2010)
Plaks: Veriu mund të jetë faktor destabilitetiNga Edona Peci (02.03.2010)
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është largNga Zijadin Gashi (02.03.2010)
LDK dhe LDD, bashkohen apo jo?Nga Zijadin Gashi (02.02.2010)
Shqipëria thotë se nënshkrimi i një marrëveshjeje me Greqinë ka priroritet (02.01.2010)
KQZ: Fitore e PDK në Prizren e LipjanNga Bekim Bislimi (02.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]