VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Uk Lushi: Nuk duhet të shantazhohet shtetiIntervistoi Beqir Sina

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 05:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Uk Lushi: Nuk duhet të shantazhohet shteti
Intervistoi Beqir Sina

E Enjte, 11.11.2010, 10:38am (GMT+1)

Intervistë e gazetës Bota Sot me Uk Lushin, autor dhe aktivist shqiptaro-amerikan

NJU JORK: Uk Lushi është i shkolluar në përendim, diplomuar në Columbia Uniniversity, në Nju Jork. Ai bën pjesë, si shumë shqiptarë të tjerë në SHBA, në atë rradhë me shqiptarët, që janë integruar plotësisht, dhe që punojnë sot nëpër zyrat e administratës e instuticioneve amerikane, kompanitë apo bisneset më prestigjoze amerikane.

Pra, është aktiv në jetën politike, shoqërore e sociale të shqiptarëve të Amerikës, të cilët, kanë bërë tashmë shumë miq edhe në radhët e politikës amerikane, dhe institucioneve, pjesë e Diasporës e cila e ka ngritur historikisht zërin për çështjen shqiptare, e në veçanti atë të çështjes së Kosovës në dy dekadat e fundit.

Uk Lushi, aktualisht është ekspert i ekonomisë dhe financave, por, aktiv dhe i lidhur shumë me çështjet e shqiptarve dhe sidomos me atë të Kosovës mbasi atje është dhe vendlindja e tij. Ai është - Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s , ish luftetar i Batalionit "Atlantiku", publicist dhe autor i librit me te fundit "Shqiptaro-Amerikanet e UÇK-së Kronike e Batalionit "Atlantiku".

Mbasi në Kosovë qeveria ra, dhe parlamenti është shpërndarë si dhe janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen më 12 dhjetor të këtij viti, gazeta Bota Sot, në SHBA, zgjodhi kësaj rradhe jo krijmitarinë e tij - por sutiatën dhe zhvillimet më të fundit në Kosovë që të bisedoi me zotin Uk Lushi

Bota Sot: Si e vlerësoni situatën politike aktuale në vendet ku jetojnë shqiptarët në Ballkan?

Uk Lushi: Shqiptarët gjithkah nëpër trojet e tyre etnike në Ballkan disi janë në një gjendje të papërcaktuar. Jam i frikësuar që elitat shqiptare, sidomos ato politike, duket të mos kenë vizion të qartë. Janë si të shushatura. Çuditërisht paritë tona politike se si kanë drojë të mendojnë me kokë të ftohtë dhe të dëgjojnë zemrat e veta dhe  të qytetarëve. Ato ngjanë që më shumë po mendojnë për interesa dytësore dhe personale se sa për interesa madhore. Prandaj edhe kemi një lloj armiqësimi politik perfid dhe gati gjithkund ku ka shqiptarë në Ballkan.

Bota Sot: Çfarë mund të thoni për situatën politike aktuale në Kosovë? Ajo duket që po vlon më së shumti në Prishtinë? 

Uk Lushi: Është e vërtetë, momentalisht, situata në Prishtinë është e nderë. Klasa politike në Kosovë nuk ka treguar pjekuri dhe seriozitet. Pjesëmarrësit në politikë do të duhej ta dijnë që politika është shërbim për qytetarët. Çfarë ka ngjarë në Prishtinë tre-katër javët e fundit është fëmijërore, por edhe tragjike. Nuk duhet të shantazhohet shteti dhe qytetarët pse partitë politike kanë mosmarrëveshje. Edhe në politikë ka etikë. Ç' është më me rëndësi, ka përgjegjësi. Organet e shtetit dhe qeveria nuk do të duhej të braktisen apo rrëzohen sipas tekave të partive apo politikanëve. Kriza e institucioneve të shtetit  në Kosovë tashmë ka pasur pasoja negative për demokracinë dhe ekonominë, por ajo do të ketë efekte negative edhe në aspektin afatgjatë. Shpresoj që sjellja e keqe do të dënohet nga forcat e shëndosha përbrenda partive dhe organizmave tjerë në sistem dhe- le të besojmë fort- nga elektorati.


Bota Sot: A mendoni sadopak që kjo situatë e ka dëmtuar procesin, sidomos atë të njohjeve të Kosovës? 

Uk Lushi: Patjetër po! Natyrisht që kriza banale ka ndikuar në njohjet shumë të nevojshme për fazën në të cilën gjendet shteti i ri. Kosova është shtet dhe duhet të sillet si subjekt shtetëror. Ka lloj-lloj shtetesh. Ka shtete të dështuara dhe ka shtete që janë zhbërë sepse elitat dhe shtetasit e tyre nuk e kanë kuptuar që në marrëdhëniet ndërkombëtare ka të drejta, por ka edhe obligime. Ka rregulla. Ka interesa dhe ka respekt dhe mungesë respekti ndërmjet shteteve. Imazhi demokratik dhe puna e madhe për shtetndërtim duhet të jenë pa pikëla. Ndotja e tyre është faktor shumë i rëndësishme për pengesën e njohjeve të Kosovës nga shtetet e tjera.


Bota Sot: Si po përcillet situata në trojet tona në komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA?

Uk Lushi: Shqiptaro-amerikanët ua donë të mirën vendeve tona në Ballkan gati pakushtëzim. Kjo është dëshmuar shumë shpesh deri më tash kur shqiptaro-amerikanët kanë ndihmuar vendet tona në Ballkan. Unë mendoj që shumica absolute e shqiptaro-amerikanëve janë të shqetësuar me daljen nga kontrolli të rivaliteteve dhe meskiniteteve politike në vendet tona në Ballkan. Por ne jemi ende me shpresë që shqiptarët megjithatë gjithmonë e gjejnë rrugën e duhur.



Bota Sot: Sipas jush cila është zgjidhja? 

Uk Lushi: Fillimi i zgjidhjes është këndellja dhe ardhja në vete e parive tona në Ballkan. Ato duhet ta kuptojnë që, në mos asgjë tjetër, në qoftë se nuk esullohen, në fund të fundit do të shkatërrojnë edhe veten. Nuk mund të ketë përparim, pasurim dhe jetë të mirë për paritë, kurse rënie, varfërim dhe jetë të vështirë për gjithë të tjerët. Poashtu, ata që janë shkolluar dhe kanë potencial për të kontribuar duhet të inkuadrohen në proceset politike. Shqiptarët duhet ta kuptojmë që mund të jemi kundërshtarë politikë, por nuk jemi armiq. Ne mund të jemi të ndryshëm, por diversiteti do të duhej të jetë fuqi. Zgjidhja pra është bashkëpunimi dhe puna e madhe për interesat e përgjithshme sepse interesat e përgjithshme janë të pajtueshme me interesat e secilit individ.

 

 

 

 


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LEKA ZOGU/FËMIJËRIA BURRËRORENga AGRON SEJAMINI (11.11.2010)
QYTETARËT E SHQIPËRISË (ME PASAPORTA BIOMETRIKE) MUND TË UDHËTOJNË PA VIZA (11.09.2010)
KOMUNISTAT SHQIPTARO-JUGOREMe rastin e 69 vjetorit të themelimit të PKSH më 8 nëntor 1941Nga PAUL TEDESCHINI (11.08.2010)
AGIM VATOVCI TAKOHET ME ZONJËN PAK (11.06.2010)
RRUGA ME TUNEL ELBASAN-TIRANË DO TË KETË NDIKIM NË ZHVILLIMIN E ZONËS (11.05.2010)
SABRI GODO/URTËSIA DHE MENÇURIANga AGRON SEJAMINI (11.05.2010)
PËRMENDORET E SHQIPTARËVE ME KONKURS (11.04.2010)
ARDIAN MARASHI: PSE STUDUESIT NGA KOSOVA NUK SHKOJNË NË TIRANË PËR KONFERENCËN E GJUHËS SË SOTME SHQIPENga FATMIRA NIKOLLI (11.04.2010)
TOLERANCA FETARE, VLERA JONËNga RASIM HASANAJ (11.03.2010)
QEVERIA E KOSOVËS - QEVERI NË DORËHEQJE (11.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]