VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOMUNISTAT SHQIPTARO-JUGOREMe rastin e 69 vjetorit të themelimit të PKSH më 8 nëntor 1941Nga PAUL TEDESCHINI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 03:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

KOMUNISTAT SHQIPTARO-JUGORE

Me rastin e 69 vjetorit të themelimit të PKSH më 8 nëntor 1941

Nga PAUL TEDESCHINI


E Hënë, 11.08.2010, 07:06am (GMT+1)

(Në foto autori i opinionit)

Lexova me vemendje ne gazeten TribunaShqitare shkrimin e studjuesit te nderuem vlonjat Gëzim Llojdia me titull "JUGOSLLAVËT NE FORMIMIN E PK" , te cilin e pergezoj per te gjithe kontributin e tij konkret shumevjeçar ne historine dhe kulturen tone shqiptare. Tue marre shkas nga ky shkrim po baj nji analize te shkurte rreth forcave levizese, interesave politike dhe pasojave te tmerrshme negative te krijimit te Partise Komuniste Shqiptare nga jugosllavet.

Sllavet nuk mund te gjejshin kurr asnji mbeshtetje nga patriotet dhe intelektualt e Shkodres, nga popullsia e Malcise se Mbishkodres dhe ne pergjithesi nga popullsia e Shqipnise Veriore, sepse sllavet kan qene shekullarisht anmiqt e tyne, njisoj si edhe pushtuesit turq. Shkodra me Malcine e Mbishkodres, si gjithmone, ka qene nji barriere kundra invazioneve te sllaveve ne trojet shqiptare. Ne vitet 1912-1913 per gjashte muej rresht Shkodren e rrethuen sllavet malazez dhe e pushtuen. Vetem me nderhymjen e vendeve europiane Shkodra u lirue nga trupat malazeze dhe nuk iu shkeput Shqipnise. Keto kane qene arsyet qe sllavet e kerkuen dhe e gjeten praktikisht mbeshtetjen ne jugun e Shqiperise per te dominue mbi krejt shqiptaret. Asht krejte njisoj sikur, hipotetikisht, shqiptaret veriore te kishin ba nji aleance politiko-ushtarake me grekrit per te marre pushtetin me dhune per te vendose diktaturen e tyne ne mbare Shqipnine. Asht pikrisht nepermjet te aleances me sllavet, qe kryesisht shqiptaro-jugoret, moren pushtetin ne Shqipni dhe aq ma keq vendosen nji nder diktaturat ma te tmerrshme qe njeh historia e Ballkanit.

Ndokush mund te me kundrathote se edhe veriori matjan Ahmet Zogu e pat marre pushtetin me ndihmen e serbeve ne vitin 1924. Dhe un po i pergjigjem: Jo se Ahmet Zogu ka qene burre i mire apo burre i ndershem, por te pakten ne kohen e ketij Ahmet Zogut te keq, mbretit te Pare te Shqiptareve vetem mbas 12 vitesh te 500 vjet pushtim turk-osman (1912), gjithkush mund t'u largonte lirisht nga Shqipnia me nji pasaporte te rregullt dhe te levizte lirisht ne Europe me nji vize (qe sot shqiptaret edhe mbas 70 vitesh po e lakmojne), e cila merrej thjeshte nga Bashkia mbrenda dy ditve; gjithkush mund te bante tregti te lire me vendet europiane; gjithkush mund te shkonte per studime kudo ne Europe; gjithkush mund te emigronte ne Europe apo Amerike; gjithkush mund te mbante pula apo bageti ne shtepi; gjithkush mund te ndigjonte radion lirisht; gjithkush mund te ushtronte zanatin e vet lirisht; askerkujt nuk i konfiskohej toka, askerkuj nuk i merrej shpirti me tortura neper burgje per t'iu marre pasunia, gjithkush mund te shkonte lirisht ne Kishe apo Xhami; kerkush nuk u arrestonte per nji fjale goje; asnji familje nuk internohej neper kampe internimi-shfarosje sepse nji pjetar i familjes paska kalue kufinin dhe ka ba "Trathti te nalte ndaj Atdheut", asnji njeri nuk gjykohej pa avokat mbrojtes etj. etj. etj.

Komunistat, shumica dermuese e te cilve ishin injoranta te pagdhenun me prejardhje maloresh e fushoresh shqiptaro-jugore, me ne krye gjirokastritin kriminel Enver Hoxha, te udhezuem dhe te komanduem nga oficeret e UDB-s dhe ambasada jugosllave, e cila kishte ne duert e veta sigurimin e Deges se Shkodres si dhe gjykatat represive te perbame kryesisht nga shqiptaro-jugoret deri ne vitin 1948, kane ba masakra dhe zhgatrrime te medha ne qendren ma te madhe kulturale shqiptare siç ishte Shkodra ku hapen 26 burgje neper shtepia private dhe kuvende kishtare. Ato kane burgose, kane torturue, kane pushkatue pa gjyq o me gjyqe false patriotet, intelktualet dhe kleriket katolik siç na ka pase ba turku, vetem e vetem sepse ishin katolik e jo sunnit apo bektashij. Na jane fute me perdhuni neper shtepijat tona per te banue, tue na ba te padurueshme jeten, siç na pat ba pushtuesi turk 500 vite ma pare, na kan mbylle shkollat me vlera europiane, na kane burgose mesuesit tone te diplomuem neper vendet europiane, na akuzojshin "borgjez te degjeneruar" sepse dijshim gjuhe te hueja, sepse kishim mbarue shkollat ne universitetet ma te mira europiane, sepse kishim neper shtepijat tona piano, vegla muzikore dhe biblioteka te pasuna, sepse kishim te parat shoqnina teatrale, sportive dhe te paren bande te qytetit, sepse kishim kinema, sepse organizojshim mbramje defrimi, sepse kishim shtepija te rregullta alfranga, sepse edhe zejtart tone kishin marre kulture europiane ne shkollat e mesme Françeskane dhe Jezuite. Ata na kan prishe bibliotekat dhe muzeumet me fame ballkanike te françeskanve dhe te jezuitve tue i hjedhe librat ne mes rrugve, na kan prishe dhe plaçkite bibliotekat e pasuna private, na kan grabite çdo gja kulturore, deri edhe sahatat e kompanjelave te kishave apo ate te qytetit si sahatin ne "Kullen e Inglizit" tue i dergue ne Gjirokaster. Gjithe malli, qe gjindej ne magazinat e Shkodres, u nis per ne Jugosllavi, tue lane shkodrant ne uri dhe fukarallek, prà na kan marre jeten, na kan marre lirine dhe na kan plaçkite. Ky quhej tamam "Ç"˜lirim" prà "Heqje e lirise".

Komunisti kriminel mallakastriot Mehmet Shehu, nepermjet dhunes gjakatare dhe trathtise se tij tradicionale dhe nepermjet premjes ne bese te malcorve, me brigatat e tija kriminale te ndjekjes, qe perbaheshin kryesisht nga shqiptaro-jugore, ka zbatue politiken antishqitare jugosllave tue ba krime te pandigjueme mbi popullsine shkodrane dhe mbi popullsine e Malcise se Mbishkodres tue vrà malcort patriot, qe me gjak i kane mbrojte trojet shqiptare nga sllavet. Te njajtat krime ka ba edhe ne Mirditen Patriotike.

Mbasi forca ma patriotike antisllave, ashtu si dhe gjate pushtimit turk, ka qene kleri katolik shqiptar, komunistat shqiptaro-jugore ne aleance me sllavet dhe si lakej te tyne tehin e dhunes kriminale e ushtruen kryesisht mbi kete kler dhe mbi intelektualt katolik, te cilet kan qene gjithmone hallka nderlidhese e Shqipnise me Europen.

Ne kembim te pushtetit ne Shqipni komunistat shqiptaro-jugoret shtruen Shqipnine e Veriut me tortura, me gjyqe false, me masakra, me dhune, krime dhe me internime ne kampet e Shqipnise jugore si ai i Tepelenes, Lushnjes etj.. Kampet e shfarosjes u ndertuen ne jug ku ishin ma te sigurta dhe nuk ndertoheshin ne veri, ku populli ishte kundra diktatures trathtare sllavo-komuniste.

Komunistat shqiptaro-jugore te PKSH-se kontribuen njikohesisht ne thymjen e rrezistences Shqipnise Verioro-Lindore, te Kosoves, nepermjet trathtise, nepermjet marreveshtjeve te mshefta me sllavet si dhe nepermjet masakres famkeqe te Tivarit, tue e coptue keshtu ne dy pjese Shqipnine Veriore ne kembim te pushtetit te tyne, gjate te cilit edhe mbas ikjes se sllaveve te jugut dhe te rusve vazhduen persekutimin dhe e diskriminimin e popullsise veri-shqiptare.

Ne drejtim te Partise-Pushtet, ne te gjitha ministrite pa perjashtim, ne Tirane dhe qytetet kryesore ishin kryesisht shqiptaro-jugoret, ku si bedel per sy e faqe angazhohej aty ketu edhe ndonji katundar injorant nga veriu, ne nji kohe qe intelektualt verior eleminoheshin krejtesisht. I njajti fat e priti edhe popullsine urbane. Ndersa malcoret dhe katundaret e jugut u dynden masivisht ne Tirane, ku me shkollat qe moren drejtuen pushtetin diktatorjal dhe ekonomine falimentare, malcoret dhe katundaret veriore u lane ne nji gjendje shtypje, izolimi, mizerje dhe injorance shekullore.

Rreth vitit 1970 banditi kriminel gjirokastrit Enver Hoxha depozitoi ne emrin e vet ne bankat e Zvicres thesarin e shtetit shqiptar dhe mandej eleminoi me pretekste false nji e nga nji te gjithe bashkekriminelat e vet kryesore deshmitare te kesaj grabitje te popullit shqiptar te uritun.

Keto jane fakte te pamohueshme historike publikisht te njohtuna, qe nuk mund te mohohen me fraza bombastike te atdhetarizmi te rreme apo me akuzat hipokrite te "nxitjes se perçamjes kombtare", sepse perçamjen kombtare e kane bà ato vet. Por ashtu si populli gjerman ka ba nji autokritike historike per mbeshtetjen qe i bani diktatures naziste, po ashtu edhe shqiptaro-jugoret ne pergjithesi duhet te bajne nji autokritike historike per mbeshtetjen e diktatures sllavo-komuniste trathtare ndaj krejt popullsise shqiptaro-veriore, pavarsisht nga eleminimi i njeri tjetrit ne mes vedit.

Kjo asht shkurtimisht "Historia e mjerushme e Shqiptareve" gjate gjysmes se dyte te shekullit XX. Keto jane shkaqet kryesore te "Mjerimit modern te shqiptareve", te atyne qe mbeten ne Shqipni dhe te nè shqiptareve te tjere, qe morem pa nevoje rrugat e mergimit neper bote.

 

Paul Tedeschini-Itali 08.11.2010

PAUL TEDESCHINI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AGIM VATOVCI TAKOHET ME ZONJËN PAK (11.06.2010)
RRUGA ME TUNEL ELBASAN-TIRANË DO TË KETË NDIKIM NË ZHVILLIMIN E ZONËS (11.05.2010)
SABRI GODO/URTËSIA DHE MENÇURIANga AGRON SEJAMINI (11.05.2010)
PËRMENDORET E SHQIPTARËVE ME KONKURS (11.04.2010)
ARDIAN MARASHI: PSE STUDUESIT NGA KOSOVA NUK SHKOJNË NË TIRANË PËR KONFERENCËN E GJUHËS SË SOTME SHQIPENga FATMIRA NIKOLLI (11.04.2010)
TOLERANCA FETARE, VLERA JONËNga RASIM HASANAJ (11.03.2010)
QEVERIA E KOSOVËS - QEVERI NË DORËHEQJE (11.02.2010)
"New Europe": SHQIPËRIA, NJË HISTORI SUKSESI NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT (11.02.2010)
A MUND TË JEMI VËLLEZËR DHE NJËKOHËSISHT KUNDËRSHTARË POLITIKE NE SHQIPTARËT!!!???Nga FADIL DEMAKU (11.02.2010)
MARK SHLLAKU, MARTIR I NDËRGJEGJES DHE FJALËS SË LIRËNga HALIL RAMA (10.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]