VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TOLERANCA FETARE, VLERA JONËNga RASIM HASANAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

TOLERANCA FETARE, VLERA JONË

Nga RASIM HASANAJ


E Mërkurë, 11.03.2010, 11:20am (GMT+1)

Është shumë domethënës ky Simpozium, me temë: "Kontributi i Harmonisë Ndërfetare në Integrimin e Shqipërisë", i organizuar nga katër bashkësitë fetare tradicionale, nën Kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Bamir Topi, në vitin jubilar të njëzetë të demokracisë, kur besimtarët e të gjitha bashkësive fetare, së bashku, hapën objektet e kultit, të mbyllura e të shkatërruara në vitin 1967.

Liria e fesë është më e vjetra ndër të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht, me rrënjët që shtrihen thellë në shekuj. Në shumë mënyra, edhe si çështje e historisë, edhe si çështje e filozofisë, e drejta për lirinë e fesë ka qenë themelore për zhvillimin e të drejtave të tjera të njeriut.

Në praktikën e hershme të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është theksuar se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është një nga themelet e shoqërisë demokratike. Përmasa fetare është një nga elementët më jetësorë që bëjnë të mundur identitetin e besimtarëve dhe konceptin e tyre për jetën. Ajo është gjithashtu një vlerë e rëndësishme për ateistët, agnostikët, laikët etj. Pluralizmi fetar është element i pandashëm i shoqërisë demokratike.

Të gjitha fetë, cilatdo qofshin, predikojnë dashuri dhe besim mes njerëzve. Klerikët myslimanë e të krishterë u angazhuan në të gjitha ngjarjet e rëndësishme historike, shoqërore e kulturore të popullit shqiptar, duke u bërë faktor i rëndësishëm bashkimi në rrugën e integrimit të vendit.

Kujtojmë me këtë rast pjesëmarrjen e klerikëve të shquar atdhetarë në Lidhjen e Prizrenit, në shpalljen e Pavarësisë, në Kongresin e Manastirit, në çeljen e shkollave shqipe, në botimin e librave e revistave atdhetare, në krijimin e shoqërive kulturore atdhetare dhe në të gjitha lëvizjet përparimtare të shoqërisë shqiptare, duke qenë njëheraz qytetarë, besimtarë, intelektualë e atdhetarë.

Nga ana tjetër, politika shqiptare e periudhës së demokracisë, ka qenë një kontribues i rëndësishëm në ruajtjen e vlerave fetare, të cilat tashmë janë një thesar shpirtëror shumë i vyer për Shqipërinë.

Paqja dhe harmonia fetare, këto vlera të paçmueshme të kulturës shqiptare, ruhen me shumë kujdes nga të gjitha shqiptarët, duke ecur në vazhdën e traditës shumëshekullore dhe duke u bërë bashkëudhëtare e kontribuese të rëndësishme, së bashku me institucionet shtetërore, në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Evropë e më gjerë.

Shqipëria për Evropën e sotme përbën një shembull të bukur e domethënës, nga i cili mund të mësojnë edhe të tjerët. Ajo është një vend ku bashkëjetojnë në paqe e harmoni katër bashkësi fetare tradicionale dhe mjaft besime të tjera, duke u bërë kështu një Amerikë e vogël në Evropë, në kuptimin e lirive dhe të drejtave fetare. Me kënaqësi e themi se kushdo që vjen në vendin tonë nga Evropa e Bota, e gjen objektin e vet të lutjes apo faljes dhe më e rëndësishmja është se besimet fetare vlerësohen e trajtohen si të barabarta.

Në qytetërimin e sotëm, rasti i Shqipërisë ofron një model të suksesshëm të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare. Historiani amerikan Fisher ka thënë: "Në dy pika Shqipëria mund të konsiderohet si shembull për Rajonin. Pika e parë është feja. Pika tjetër është nacionalizmi. Përsa i përket fesë, mund të thuhet se Shqipëria është një shoqëri multifetare, në të cilën nacionalizmi nuk është i ndërthurur me fenë".

Ne u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend në të cilin u ruajtën të pastra traditat fetare shekullore dhe vazhdimësia e besimit fetar të shqiptarëve edhe në vitet 1967-1990. Në SHBA zhvillojnë veprimtarinë e tyre fetare e atdhetare mbi 35 objekte fetare shqiptare, të katër bashkësive fetare tradicionale - xhami, kisha e teqe.

Të katër kryetarët e bashkësive fetare tradicionale në Shqipëri kanë qenë gjithmonë të mendimit se jo vetëm mund të jetohet në harmoni me bashkësitë e tjera, por edhe se mund të punohet së bashku për mirëqënien e vendit.

Vetë organizimi i përbashkët i këtij Simpoziumi, është domethënës për atë që bashkësitë fetare në Shqipëri jo vetëm bashkëjetojnë në paqe, por edhe bashkëpunojnë në të mirë të shoqërisë shqiptare dhe të integrimit të saj në Evropë.

Ruajtjen e harmonisë fetare ne e kemi një detyrim madhor, të cilin duhet t`ua përcjellim brezave të ardhshëm. Rol shumë të rëndësishëm për ruajtjen e kësaj vlere kombëtare ka luajtur Shteti demokratik shqiptar, me plotësimin e kuadrit ligjor mbi fenë dhe me mbështetjen financiare për bashkësitë fetare tradicionale nga buxheti i Shtetit, që për herë të parë e aplikoi këtë vit Qeveria Berisha, duke i ndihmuar bashkësitë fetare në forcimin e pavarësisë së institucioneve të tyre.

Shpresojmë që kjo mbështetje financiare për bashkësitë fetare do të vijë duke u rritur, pasi ato janë një pasuri e madhe, monumentale, e Shqipërisë, që, për harmoninë e saj fetare, është bërë pikë referimi për Evropën dhe gjithë Botën.

Ky Simpozium ka një vlerë të veçantë pasi është një vazhdimësi edhe e kontributit tuaj për integrimin e Shqipërisë, që u kurorëzua me lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Evropë, si të barabartë mes të barabartëve.

Në përfundim, falenderoj drejtuesit e katër bashkësive fetare tradicionale për organizimin e këtij Simpoziumi dhe gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre në këtë veprimtari të rëndësishme!

RASIM HASANAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA E KOSOVËS - QEVERI NË DORËHEQJE (11.02.2010)
"New Europe": SHQIPËRIA, NJË HISTORI SUKSESI NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT (11.02.2010)
A MUND TË JEMI VËLLEZËR DHE NJËKOHËSISHT KUNDËRSHTARË POLITIKE NE SHQIPTARËT!!!???Nga FADIL DEMAKU (11.02.2010)
MARK SHLLAKU, MARTIR I NDËRGJEGJES DHE FJALËS SË LIRËNga HALIL RAMA (10.31.2010)
ADEMI DHE HAMZAPoemë nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ (10.30.2010)
AT GJERGJ FISHTA, SHQIPTARI POET (fragmente)Nga Prof. ABAS ERMENJI (1913-2003) (10.29.2010)
RRËFIMI I ALIDA HISKUT: UNË, KËNGËTARJA E AKUZUAR SI PJESËTARE E GRUPIT ARMIQËSOR TË FIQIRETE SHEHUT (10.28.2010)
TEFTA TASHKO KOÇO/NJËQIND VJET QË IA DËSHIROJMË AQ SHUMËNga AGRON SEJAMINI (10.28.2010)
LETËRKËMBIMI I STUDIUESVE TË KOSOVËS ME PROFESOR ÇABEJNNga BEGZAD BALLIU, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit (10.25.2010)
PIRAMIDA PARLAMENTNga MUJË BUÇPAPAJ (10.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]