VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇFARË DUHET TË BËJË SHQIPËRIA PËRBALLË "LODHJES NGA ZGJERIMI"?

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 12:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ÇFARË DUHET TË BËJË SHQIPËRIA PËRBALLË "LODHJES NGA ZGJERIMI"?
E Premte, 11.12.2010, 11:45am (GMT+1)

Sonja Licht

Stadi aktual në rrugëtimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit europian përkon në kohë me të ashtuquajturën "lodhje nga zgjerimi" i BE-së.

Që nga origjina e Bashkimit Evropian në vitin 1957, kur ai përbëhej vetëm nga 6 vende - Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Hollanda dhe Luksemburgu, deri në ditët e sotme me 27 vende anëtare, kanë ndodhur pesë raunde zgjerimesh. Çdo raund është konsideruar nga BE "një histori europiane sukesi". Por pas raundit të fundit, atij të vitit 2007, ku u pranua Bullgaria dhe Rumania, entuziazmit ia la vendin preokupimit e përballimit të sfidave të zgjerimit. E ashtuaquajtura "lodhje nga zgjerimi" u bë pjesë e diskutimeve në institucionet e BE dhe përfshiu edhe opinionin publik. Aftësia e kapaciteteve të institucioneve dhe burimeve europiane për të përballuar një raund të ri zgjerimi u vu në pikëpyetje. Zgjerimi u frenua. Megjithatë BE nuk ndryshoi strategjinë e zgjerimit të tij.

Në axhendën e tij aktuale vazhdon të mbetet integrimi europian i Ballkanit Perëndimor. A përbën problem e ashtuquajtura "lodhje nga zgjerimi" për ritmet e këtij procesi për vendet e rajonit mes të cilave edhe për Shqipërinë?

Lodhje

Ballkani Perëndimor- tërheqës për BE për popullsinë e re në moshë

Sonja Licht, Presidente e Fondit për Studime Politike në Beograd, pjesë e rrjetit të Fondeve të tilla në të gjithë Europën Juglindore thotë për programin shqip të DW: "Lodhja nga zgjerimi është një çështje shumë më e gjerë në Europë. Europianët janë të shqetësuar për emigrantët që mund të dynden nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për vendet e tyre të punës, për të ardhmen e tyre ekonomike. Por ndërkohë gjithmonë dhe më shumë flitet për nevojën që ka Europa për forca të reja pune, pasi popullsia e saj po plaket. Sipas analistëve tepër seriozë, në 2050-ën, Europës i duhen të paktën 50 milion emigrantë të rinj. Prandaj nuk mendoj se problemi më i madh i rajonit është lodhja nga zgjerimi. Problemi më i madh është se çfarë po bëjmë ne për të ndryshuar vetveten dhe rajonin," thotë Sonja Licht.

Acquis communautaire - thelbi i reformave në Ballkanin Perëndimor

Të ndryshosh veten dhe rajonin do të thotë së pari të arrish standartet e acquis communautaire, pra të hartosh, pranosh dhe zbatosh në praktikë ligjet e BE. "Jam e sigurt se Europa Jug- Lindore shihet nga shumë vende të BE si një rajon shumë më i pëlqyeshëm për të marrë fuqi punëtore, sesa rajone të tjera më të largëta. Ballkanit Perëndimor i duhen institucione më të forta, kulturë më e madhe politike, arsimim më i mirë. Nëse i kemi këto, atëhere do të bëhemi të dobishem dhe si pasojë të dëshirueshëm për Europën," thotë Sonja Licht.

Bashkëpunimi rajonal rruga drejt anëtarësimit

BE mban gjallë aspiratën e integrimit duke vlerësuar si prioritet i strategjisë së tij integrimin e Ballkanit Perëndimor. Krahas këtij prioriteti inkurajon edhe politikën e fqinjësisë dhe të bashkëpunimit rajonal. Presidenti i BE, Herman van Rompuy, që vizitoi kohët e fundit Tiranën, e vlerësoi bashkëpunimin rajonal si rrugën e sigurtë që "Ballkani Perëndimor të zërë vendin e tij të merituar në familjen europiane." Duke treguar dobinë e bashkëpunimit rajonal, Sonja Licht thotë: "Bashkëpunimi rajonal është mundësia jonë e madhe. Mendoj se duhet të të përpiqemi për ta zhvilluar atë shumë më tepër nga sa e kemi të zhvilluar sot"

Argumentat mbështeten në realitet: nga bashkëpunimi formohet një treg rajonal shumë më tërheqës sesa tregu i vogël i çdo vendi më vehtë, ky treg i ofron BE burime alternative energjie, potenciale turistike, monumente historike dhe kulturore.

Ndërkohë bashkëpunimi rajonal nuk varet nga stadi ku ndodhet secili vend në procesin e integrimit, por nga vullneti politik për ta realizuar atë.

Aktualisht Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi kanë statusin e vendit aplikant për kandidat për anëtarësim në BE. Statusin e vendit kandidat e ka fituar Maqedonia. Ndërsa Kroacia është në stadin e negociatave për t' u bërë anëtare e BE. (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Uk Lushi: Nuk duhet të shantazhohet shtetiIntervistoi Beqir Sina (11.11.2010)
LEKA ZOGU/FËMIJËRIA BURRËRORENga AGRON SEJAMINI (11.11.2010)
QYTETARËT E SHQIPËRISË (ME PASAPORTA BIOMETRIKE) MUND TË UDHËTOJNË PA VIZA (11.09.2010)
KOMUNISTAT SHQIPTARO-JUGOREMe rastin e 69 vjetorit të themelimit të PKSH më 8 nëntor 1941Nga PAUL TEDESCHINI (11.08.2010)
AGIM VATOVCI TAKOHET ME ZONJËN PAK (11.06.2010)
RRUGA ME TUNEL ELBASAN-TIRANË DO TË KETË NDIKIM NË ZHVILLIMIN E ZONËS (11.05.2010)
SABRI GODO/URTËSIA DHE MENÇURIANga AGRON SEJAMINI (11.05.2010)
PËRMENDORET E SHQIPTARËVE ME KONKURS (11.04.2010)
ARDIAN MARASHI: PSE STUDUESIT NGA KOSOVA NUK SHKOJNË NË TIRANË PËR KONFERENCËN E GJUHËS SË SOTME SHQIPENga FATMIRA NIKOLLI (11.04.2010)
TOLERANCA FETARE, VLERA JONËNga RASIM HASANAJ (11.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]