VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BOTOHET KOLANA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT, 11 PREJ TYRE TË PANJOHURA MË PARË

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 07:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
BOTOHET KOLANA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT, 11 PREJ TYRE TË PANJOHURA MË PARË
E Enjte, 12.02.2010, 08:22am (GMT+1)

Për herë të parë botohen 11 vepra të panjohura më parë të albanologut At Giuseppe (Zef) Valentinit në lidhje me studime të historisë së Shqipërisë, ligjeve e zakoneve shqiptare, etj. Kolana me 20 vepra të At Giuseppe (Zef) Valentinit përmban vepra si: "Ligji i maleve shqiptare 1880-1932", "Kontribute në kronologjinë e historinë e Shqipërisë 1060-1560", "Fjalor bio-bibliografik iliro shqiptar", "Studime dhe tekste kritike dhe letrare", "studime dhe tekste juridike", "Studime dhe tekste historike", "E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare", etj. Në promovimin e kësaj kolane ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, i cili u shpreh se, botimi i 11 veprave të panjohura më parë është një nga objektivat e MTKRS-së që ka të bëjë me zbardhjen e një prej veprave dhe dokumentave me rëndësi.

"Është pikërisht një trashëgimi e tillë albanologjike, e cila na jep mundësinë të njihemi nga afër me ato vepra që shoqërisë sonë i japin identitet dhe dallueshmëri nga kombet dhe kulturat e tjera", tha ministri Xhaferaj. Sipas kreut të MTKRS, me përurimin e këtij korpusi të madh veprash, para së gjithash vlerësohet dhe nderohet historia, traditat zakonore dhe juridike shqiptare, vlerat tona intelektuale, humane dhe shpirtërore, të cilat na shfaqen sot jo vetëm si dokument, por edhe si realitet i së kaluarës dhe i vazhdimësisë sonë europiane. "Botimi për herë të parë në gjuhën shqipe të një korpusi prej 11 veprash të panjohura më parë në kulturën shqiptare të Valentinit, është dhe mbetet një ndër objektivat parësore të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve, i cili ka të bëjë me zbardhjen e një sërë veprash dhe dokumentash me rëndësi, sa i përket historisë dhe mendimit intelektual shqiptar. Është pikërisht një trashëgimi e tillë albanologjike, e cila na jep mundësinë të njihemi nga afër me ato vepra që shoqërisë sonë i japin identitet dhe dallueshmëri nga kombet dhe kulturat e tjera", tha ndër të tjera ministri Xhaferaj. Për të gjitha këto arsye, projekti i botimit të veprave të Valentinit, i nisur nga Shtëpia Botuese "PLEJAD" që para 10 vjetësh, dhe duke e zgjeruar bashkëpunimin në këtë drejtim tashmë edhe me Shtëpinë Botuese 55, vlerësohet nga kreu i MTKRS si projekti më i madh i albanologjisë dhe kulturës shqiptare.

Me botimin e këtyre 11 veprave të reja shkon në 20 numri i veprave të botuara në shqip, të At Giuseppe (Zef) Valentinit, me studime për historinë e Shqipërisë, ligjeve dhe zakoneve shqiptare, etj., me të cilat ai ka hedhur dritë mbi shumë anë të panjohura të jetës së shqiptarëve.

"Botimi i 20 vëllimeve të veprës së një albanologu të njohur si Giuseppe Valetini, nga shtëpia botuese "Plejad" dhe "55", duhet të trajtohet e vlerësohet ne disa rrafshe, - tha rektori Universitetit të Tiranës prof. Dr. Dhori Kule. Në rrafshin shkencor, ai hap shtigje të shumta studimi të mëtejshëm, sidomos në fushat që At Valentini lëvroi më tepër, si historia dhe kronologjia shqiptare, marrëdhëniet midis Venedikut dhe Arbërisë, midis Skënderbeut dhe Papatit, mbi të drejtën zakonore shqiptare, mbi gjuhen dhe letërsinë shqipe, etj. Ndaj do të qe një përpjekje e çmuar shkencore dhe akademike, edhe organizimi i një konference studimore mbi vlerat e mëdha të veprës se tij nga ana e Universitetit të Tiranës".

Në këtë promovim të kësaj vepre voluminoze të At Zef Valentinit foli edhe botuesi i "55" Fahri Balliu, i cili vlerësoi figurën e albanologut të shquar, që ishte i dashuruar me shqipërinë dhe punoi pa u lodhur për të. Ndër të tjera z. Balliu tha se "ne iu bashkangjitëm me kënaqësi botimit të kësaj vepre në shqip për ta sjellë sa më afër për shqiptarët.

Botuesi dhe njëkohësisht dhe përgatitësi për botim i këtyre veprave, Ndriçim Kulla, e ka cilësuar këtë kolanë si një punë shkencore, dhe jo vetëm një përkthim dhe botim i tyre. "At Giuseppe (Zef) Valentini ka patur fatin e Mit'hat Frashërit, përsa i përket keqtrajtimit që i është bërë dijeve të tij dhe personalitetit të tij", tha Kulla gjatë promovimit paraditen e sotme të veprave të At Valentinit. Sipas botuesit Ndriçim Kulla nuk ka qenë e lehtë që ta bëjë prezent At Giuseppe (Zef) Valentinit në realitetin shqiptar. "Aritëm që të botonim disa nga veprat e tij dhe kjo ishte baza për të kuptuar se unë nuk po krijoja një legjendë të rreme, por doja që realitetit shqiptar t'i sillja vërtet një legjendë që kishte të bënte me vlerat e tij", tha Kulla.

At Giuseppe (Zef) Valentini ka lindur në rrethinat e Padovës më 1 korrik 1900. Ai u diplomua për filozofi në vitin 1924 dhe më pas për teologji në vitin 1928. Kur ishte vetëm 20 vjeç, ai mbërriti në Shqipëri me detyrën e misionarit jezuit. Ndërmjet viteve 1922-1932 ushtroi profesionin e mësuesit në Gjimnazin Jezuit të Shkodrës. Ndërsa vepra e tij e parë, për Shqipërinë, titullohet "Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para", një vepër e cila u botua në gjuhën shqipe dhe italiane. Më tej, ai shkruan në gjuhën shqipe një biografi të Garcia Moreno-s dhe në vitet që pasojnë merret me shumë përkthime në gjuhën shqipe të autorëve të njohur botërorë dhe, paralelisht, disa studime historike mbi shqiptarët dhe studime të tjera letrare mbi autorët shqiptarë. Nga viti 1932, drejtoi revistën "LEKA" deri më 1943, së bashku me të, revistën "Lajmtari i zemrës së Krishtit".

Në fund të vitit 1943, At Zef Valentini largohet nga Shqipëria për në Itali, ku drejtoi revistën "Letture". Në vitin 1955, ai bëhet titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos, ku themelon dhe drejton "Qendrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare". Albanologu dhe studiuesi At Giuseppe (Zef) Valentini vdiq në vitin 1979./Halil RAMA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMPLOTI I GJUHËS: KOSTALLARI DHE SHUTERIQI SI E RRËZUAN ÇABEJNNga ARSHI PIPA (11.30.2010)
Televizioni i Preshevës -TVP:"PRESHEVA SOT" - Agjencia e parë informative në Luginën e Preshevës (11.30.2010)
STAVILECI: SHQIPTARËT PO RRITEN SI POPULL, POR PO TKURREN SI KOMB (11.29.2010)
DOM NIKOLLË KAÇORRI, PRIFTI KATOLIK QË FESTONTE PASHKË E BAJRAMNga GJIN KAÇORRI (11.28.2010)
BASHKËPUNIMI KOSOVË-SHQIPËRI NË FUSHËN E TELEKOMUNIKACIONIT (11.27.2010)
SHQIPËRIA DHE FUQITË E MËDHA - ROLI I GJERMANISË NË KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR (11.27.2010)
SHKODËR, AUTORITETET PARALAJMËROJNË PËR MUNDËSINË E EVAKUIMIT NGA PËRMBYTJET (11.26.2010)
SHQIPËRIA U SHKËPUT PËRFUNDIMISHT NGA METASTAZAT E REGJIMIT KOMUNISTNga JAAK GABRIELS, Ministër i Shtetit i Mbretësisë së Belgjikës (11.25.2010)
IMZOT NIKOLLË KAÇORRI - FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTARNga NUE OROSHI (11.24.2010)
NJË LUTJE PËR PRISHTINËN (Paranteza e hapjes dhe Paranteza e mbylljes)Nga XHEMAIL MUSTAFA (11.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]