VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë iu përgjigjet disa shkrimeve rreth marrëveshjes detare me AthinënGAZMEND TURDIU: AS UNË E AS QEVERIA SHQIPTARE S'KA FRIKË NGA WIKILEAKS

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 05:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë iu përgjigjet disa shkrimeve rreth marrëveshjes detare me Athinën

GAZMEND TURDIU: AS UNË E AS QEVERIA SHQIPTARE S'KA FRIKË NGA WIKILEAKS


E Enjte, 12.02.2010, 03:15pm (GMT+1)

"Unë ju garantoj se në Athinë më 26 nëntor, në bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë asgjë s' ka pasur sekrete. Dhe besoj se as WikiLeak nuk mund të dal ndryshe, absolutisht jo! Këtë e them me përgjegjësi më të madhe, së paku për veten time meqë jam i pastër si loti në këtë drejtim. Besoj se kjo vlenë edhe për Qeverinë, institucionin tim ku përfaqësoj..." ka deklaruar për agjencinë tonë AIK "Presheva Sot" sekretari të përgjithshëm i MPJ-së së Shqipërisë z.Gazmend Turdiun.

Nefail MALIQI

1 dhjetor, Gjenevë,UNO (AIK-Presheva Sot)

Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Dhe që nga ai moment, nuk ka asnjë reagim, par disa media kohëve të fundit në këtë aferë kanë involvuar edhe emrin e z.Gazmend Turdiun, sekretar i përgjithshëm i MPJ-së së Shqipërisë. Se si qëndron puna këtu, për agejncinë tonë "Presheva Sot" pëgjigjet diplomati shqiptarë i cili gjendet në Gjenevë në cilësinë e presidentit të konferencës së 10-të ndërkombëtare kundër minave anti-persosonel.

Ministria e Jashtme shqiptare lëshon reagimin e parë mbi dokumentet që pritet të publikojë "Wikileaks" në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gazmend Turdiu, i cili ndodhej në Zvicër, në kuadër të konferencës për minat antinjeri, ku Shqipëria kryeson Presidencën, deklaroi për "Shqip" se nuk frikësohej nga publikimi i dokumenteve. "Nuk ka asnjë sekret në lidhje me marrëveshjet apo bisedimet tona me Greqinë. Unë jam i pastër si loti", thotë z. Turdiu. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme flet edhe për takimet që ka zhvilluar më 26 nëntor në Athinë, ku mohon se është biseduar për çështjen e ujërave...

PRESHEVA SOT: Mediat kanë folur ditët e fundit se "Takimi ka nisur në Athinë, ku pala shqiptare është përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, i cili është pritur nga homologu i tij, Yannis-Alexis Zepos...". Çfarë mund të na thoni lidhur me këtë, meqë është përmendur edhe emri juaj z. Turdiu?

 

GAZMEND TURDIU: Po, në Athinë janë bërë konsultime diplomatike, gjë krejt normale për diplomacinë shqiptare dhe atë ndërkombëtare, që shtetet e përdorin mes tyre, ulen në tryezë dhe bisedojnë për hallet, problemet e ndërsjella dhe bashkëpunimin dhe interesa të përbashkëta për zhvillimet në rajon. Pra edhe axhenda diplomatike e takimit të Athinës, më 26 nëntor, ka prekur tërë spektrin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ky ishte një takim i nivelit të lartë, jo pse aty ishin të pranishëm sekretarët e Ministrive të Jashtme, por edhe për shkak të prezencës së dy delegacioneve nga Tirana dhe Athina. Nga ai takim s'ka pasur bisedime sekrete, edhe pse ato ishin takime me dyer të mbyllura. Siç po shoh edhe këtu në Gjenevë në OKB, asnjë takim nuk zhvillohet me dyer të hapura. Pra, edhe në Athinë kemi folur për dialogun, për marrëdhëniet ekonomike, marrëdhëniet kulturore, komunitetin shqiptar në Greqi dhe komunitetin grek në vendin tonë dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe, natyrisht duke zënë në gojë edhe situatën në rajon, Kosovë dhe Serbi, ku secila palë kishte politikat dhe qëndrimet e veta, natyrisht kishim edhe pika të përbashkëta, por edhe divergjenca dhe kundërshti për shumë pika tjera.

PRESHEVA SOT: Z. sekretar, na falni, ju lutem mund të na ka konfirmoni, se në Athinë se është folur apo jo për marrëveshjen detare mes Athinës dhe Tiranës?

 

GAZMEND TURDIU: Më 26 nëntor të këtij viti, në Athinë, tema e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë fare e përfshirë. Delegacionet nuk e kanë prekur këtë temë, pavarësisht se çfarë është paraqitur në masmedia. Po e rikonfirmoj se në axhendën tonë, nuk ka qenë fare marrëveshja detare dhe se ku i gjeni ju ato informacione se qenka biseduar për ndonjë marrëveshje detare apo sekrete. Për këtë, vetëm disa media, që kanë shkruar, mund të dinë se ku e kanë marrë atë informacion, por realiteti është krejt ndryshe. E them këtë, sepse unë, Gazmend Turdiu në Shqipëri, nga misioni i ambasadorit shqiptar në Gjermani jam kthyer në shatorin e vitit 2008 dhe ky proces, këto bisedime, siç e dini, me Athinën kanë filluar shumë më herët, para se të jem unë në Shqipëri dhe para se të jem sekretar në MPJ. Pra, ato bisedime kishin nisur në vitin 2006. Nëse është arritur ndonjë marrëveshje e favorshme për vendin tonë, bravo do t'i thosha atyre që kanë nënshkruar me Athinën. Por nëse ka ndodhur e kundërta, pra në dëm të vendit tonë, nuk mund të falet dhe autorët e nënshkrimit të kësaj marrëveshje janë përgjegjës.

PRESHEVA SOT: Z. Turdiu, së shpejti këto marrëveshje do të dalin në "Wikileaks". Ç'mund të ndodhë?

GAZMEND TURDIU: Unë ju garantoj se në Athinë, më 26 nëntor, s'ka pasur asgjë sekrete. Dhe besoj se as "Wikileaks" nuk mund të dalë ndryshe, absolutisht jo, këtë e them me përgjegjësi, së paku për veten. Jam i pastër si loti në këtë drejtim. Besoj se kjo vlen edhe për qeverinë, institucionin tim që përfaqësoj.

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DISAPORA JASHTË REGJISTRIMITNga Akademik HIVZI ISLAMI (12.02.2010)
BOTOHET KOLANA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT, 11 PREJ TYRE TË PANJOHURA MË PARË (12.02.2010)
KOMPLOTI I GJUHËS: KOSTALLARI DHE SHUTERIQI SI E RRËZUAN ÇABEJNNga ARSHI PIPA (11.30.2010)
Televizioni i Preshevës -TVP:"PRESHEVA SOT" - Agjencia e parë informative në Luginën e Preshevës (11.30.2010)
STAVILECI: SHQIPTARËT PO RRITEN SI POPULL, POR PO TKURREN SI KOMB (11.29.2010)
DOM NIKOLLË KAÇORRI, PRIFTI KATOLIK QË FESTONTE PASHKË E BAJRAMNga GJIN KAÇORRI (11.28.2010)
BASHKËPUNIMI KOSOVË-SHQIPËRI NË FUSHËN E TELEKOMUNIKACIONIT (11.27.2010)
SHQIPËRIA DHE FUQITË E MËDHA - ROLI I GJERMANISË NË KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR (11.27.2010)
SHKODËR, AUTORITETET PARALAJMËROJNË PËR MUNDËSINË E EVAKUIMIT NGA PËRMBYTJET (11.26.2010)
SHQIPËRIA U SHKËPUT PËRFUNDIMISHT NGA METASTAZAT E REGJIMIT KOMUNISTNga JAAK GABRIELS, Ministër i Shtetit i Mbretësisë së Belgjikës (11.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]