VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHKODRA MES UJIT DHE SHPRESËS (Fotoreportazh)

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 12:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHKODRA MES UJIT DHE SHPRESËS (Fotoreportazh)
E Enjte, 12.09.2010, 11:54am (GMT+1)

 

Varkat kanë zëvendësuar autobusët në lagjet në hyrje të Shkodrës

Përmbytja masive që ka përfshirë prej më shumë se një jave zonën veriperëndimore të Shqipërisë ka prekur edhe qytetin e Shkodrës që po përjeton një situatë të paparë për shkak të daljes nga shtrati të Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës.

Niveli i lartë i ujit, që në disa vende arrin në mbi një metër, ka izoluar disa qindra familje që banojnë në pallatet në hyrje të qytetit.

Uji ka hyrë në katet e para të banesave si dhe në një numër të madh dyqanesh dhe biznesesh private. Mundësitë e vetme për lëvizjen e banorëve në lagjet hyrëse të Shkodrës janë varkat si dhe automjetet e larta të ushtrisë.

Lagja Xhabiej, në hyrje të qytetit të Shkodrës, ka tetë ditë që ndodhet e përmbytur nga ujërat e Liqenit dhe të lumit Buna.

Uji ka depërtuar rreth 300 metra në thellësi të qytetit. Katet e para të pallateve në dy anët e kësaj rruge hyrëse janë përfshirë nga uji që arrin deri në një metër lartësi.

Edhe të enjten kur banorët e kësaj zone thonë se ka një rënie të ndjeshme të nivelit të ujit, krahasuar me ditët e para të përmbytjes, në këtë pjesë të qytetit lëvizet vetëm nëpërmjet varkave dhe makinave të larta të ushtrisë.

Problemet e banorëve

Nga ballkonet dhe dritaret e pallateve të rrethuara nga uji banorët vëzhgojnë lëvizjen e varkave që po bëjnë punën e autobuzëve të qytetit.

"Na duhet të qarkullojmë duke paguar lekë, megjithëse nafta dhe varkat janë të shtetit. Paguajmë nga 200 lekë për të kaluar në anën tjetër të rrugës", thotë një qytetar.

Ndërsa një punonjës i bashkisë thotë se bashkia ka vendosur rreth 35 varka për të kryer transportin e banorëve të kësaj zone, por krahas këtyre ka edhe varka private që kryejnë këtë transport. "Banorët mund të mos e dinë këtë fakt dhe u drejtohen varkave me pagesë", thotë punonjësi i bashkisë.

Uji ka zënë katet e para të lagjes Xhabiej, në hyrje të qytetit

Për banorët e izoluar në lagjet e përmbytura të qytetit problemet e këtyre ditëve janë nga më të ndryshmet, mungesës së energjisë elektrike dhe ujit i shtohet edhe preokupimi i furnizimit të përditshëm me ushqime.

Ndihmat që shpërndahen nga bashkia, për banorët e izoluar të kësaj pjese të qytetit shpesh herë krijojnë tension dhe rrëmujë.

"Ushqimet ndahen sipas qejfit të atyre që i ndajnë, të cilët i dërgojnë ushqimet tek të njohurit e tyre."

"Vetëm një herë kemi marrë ndihma ushqimore. Kemi marrë 1/2 kg vaj, 1 kg oriz, 1 kg groshë dhe dy bukë të shtypura. S' kemi marrë asgjë tjetër".

Më të dëmtuara nga përmbytjet në lagjen Xhabiej të Shkodrës duket se janë banesat dhe njësitë tregtare në katet e para të pallateve.

Brenda shumë dyqaneve shihen të lundrojnë në ujë artikuj të ndryshëm.

Tregtarët dhe banorët e shtëpive të dëmtuara thonë se u gjetën të papërgatitur për këtë situatë dhe se nuk patën kohë të largonin mallrat dhe pajisjet e tyre.

"Jemi munduar t'i dërgojmë pajisjet në katin e dytë, por megjithatë kemi shumë dëme. Aktualisht jam duke jetuar në katet e larta të banesës dhe nuk mund të largohem nga frika e grabitjeve që mund të ndodhin", tregon një banor i lagjes së përmbytur.

"Një metër ka arritur uji brenda në banesë dhe na ka dëmtuar shumë materiale që janë bërë të papërdorshme. Jemi detyruar të largohemi nga banesa dhe të shkojmë në qendrat e pritjes që janë ngritur nga bashkia", shpjegon një qytetar.

Angazhimi i autoriteteve

Lagjet e përmbytura të qytetit po inspektohen vazhdimisht nga autoritetet qëndrore dhe vendore që menaxhojnë situatën e krijuar.

Bashkia ka siguruar mbi 30 varka për t'u ardhur në ndihmë banorëve

Kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka, i shoqëruar edhe nga një grup specialistësh të shëndetit publik pasi ka parë nga afër gjendjen këtu në hyrje të Shkodrës, ka bërë të njohura masat që po merren për t'u ardhur në ndihmë banorëve.

"E kemi përqendruar punën tonë në zonat që e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë për shkak të nivelit të lartë të ujit. Kemi shpërndarë ushqime për rreth 370 familje, por dita ditës numri i familjeve në nevojë vjen duke u rritur. Shpresojmë që ulja e nivelti të ujit ditët e fundit të na lejojë shpërndarjen e ndihmave me anë të mjeteve të ushtrisë", thotë kryetari i Bashkisë së Shkodrës.

E ndërsa largohesh nga lagjet e përmbytura dhe hyn më në brëndësi të qytetit është e pamundur të shkëputesh nga atmosfera e kësaj situate, që nga qeveria është quajtur fatkeqësi natyrore.

Lëvizjet e shumta të kamionëve të ushtrisë, zhurmat e helikopterëve që kryejnë operacionet e shpërndarjes së ndihmave në zonat e izoluara të Nënshkodrës dhe prania e mijëra të evakuarve në qëndrat e pritjes, janë përjetimet e Shkodrës në këto ditë të para të dhjetorit.

 

 

 

 

 

 

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA E DINJITETITNga SALI BERISHA (12.09.2010)
DOSJA E FUNDIT E WIKILEAKS PËR SHQIPËRINËNga LUTFI DERVISHI (12.08.2010)
20 VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT INTEGRIMI EVROPIAN MBETET ËNDËRR (12.08.2010)
DHJETORI SHEMBI SISTEMIN KOMUNIST, TANI DETYRË ËSHTË DEMOKRACIANga BARDHYL UKCAMAJ, New York (12.08.2010)
AMBASADORI RAJERSON: MBRESA IME NGA SHQIPËRIA, DASHURIA E JASHTËZAKONSHME PËR SHBA (12.07.2010)
MORI SHKODËR, MOJ MIZORE, PAK NA U DUKE E SHUMË NA DOLE...Nga REXHEP SHAHU (student i përjetshëm Shkodre) (12.07.2010)
PUSHKATIMI I HASJANËVE QË KISHIN BASHKËPUNUAR ME DESANTËT QË ZBARKUAN NGA KOMPANIA 4000Nga SEJDI PEKA (12.06.2010)
AUREL PLASARI APEL SHISH DHE PROKURORISË PËR BIBLIOTEKËN KOMBËTARE (12.05.2010)
ZGJEDHJET RRITIN SIGURINË NË VERI (12.04.2010)
SHKODRA PËRJETON AKTUALISHT NJË NGA SITUATAT MË PROBLEMATIKE TË PËRMBYTJEVE (12.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]