VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Toka dridhet në Itali

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 10:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Toka dridhet në Itali
E Enjte, 04.09.2009, 08:14am (GMT+1)

Nga Lavdrim Lita

DIKUSH trokiti mbi tokë dhe natyra hapi gojën dhe ulëriti. Unë u gjenda aty por dëshiroja të isha në Shqipëri. Iu them se pa dashje toka ulëriti në thellësinë e saj të errët. Se dija që  toka ulëritka kaq frikshëm e madje të paralajmëronte një pjellje të kobshme të  djalit të saj apokalips të quajtur shkurt si termet. Kjo tokë Italie, nxori një termet fatzi të shkallës 6 ballë richter mbi tokën e shkretë të qytetit të Abruzzos, në Itali, nga ora 3.32, d.m.th. një tronditje ritmike, shkundëse, lemeritëse që bën gjëmën mbi popullatën e pambrojtur. E kësaj here Italia mori një plagë të pashërueshme në qytetin italian të Aquila-s me 69 mijë banorë, që ishte edhe epiqendra e hiper-tërmetit. Një fshat i fshirë nga faqja e dheut. Bile, ky tërmet është ndjerë aq fort në rrethinat e Abruzzos derisa ka shkuar së pari në kryeqytetin e Italisë, pra në Romë-n që s'është më shumë se 90 kilometra e më pas si një valë goditëse ritmike në qytetin e Milanos, një shkundje e herëpashershme, tronditëse. Qaj me lot. Qaj me dhimbje. O zot. Vdekja më ishte pranë. Madje situata është mëse kata-drama-strofike siç e tregoj unë, nga çdo anë shoh trupa fëmijësh, grash, burrash, pleqsh, murgeshash të pluhurosur nga thërrmimi i çimentos, dërrmimin e gurëve, i betonit të kollonatave, i hekurave të përkthyer. Dhuna e natyrës mbi shtëpitë e këtyre njerëzve është e tmerrshme, e furishme, e kobshme. Lotët nuk shpëlajnë dot dhimbjen e qindrave familjeve. Pak veta ia kanë hedhur, unë ia hodha vdekjes, shumë panafakë jo. Qefinët shkojnë e vijnë si barelat e bardha të mjekëve. Kaosi ka këtë fytyrë e asnjë tjetër.
Kuptuam se deri tani numri i të vdekurve tejkalon njëqindën, të plagosurit janë më shumë se 1500 vetë, ata që ka ia kanë dalë të shpëtuar kalojnë të 100 mijtën janë si të pastrehë. Varret akoma s'janë hapur, morgjet janë plot, spitalet janë në gatishmëri të paparë, toka është e çmendur e gjithçka pret kohën e nevojshme për të nxjerrë trupat nën beton e thartë. Shefi i emergjencave civile italiane Guido Bertolaso është në këmbë nga më shumë se 36 orë duke koordinuar operacionet  e ndihmave të shpejta dhe vendosjen në çadra të të gjithë të pastrehëve. Kryeministri italian Silvia Berlusconi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme mbas një survejimi me helikopter mbi zonat e prekura nga katastrofa, duke bërë kështu të mundshme plotfuqinë e koordinimit të shpëtimit degës së emergjencave civile.
Kjo tragjedi ishte e paralajmëruar sepse përpara tërmetit të 3.30 ishin dëgjuar disa goditje të vogla richter në të gjithë zonë, por askush s'e priste, s'e imagjinonte tërbimin e natyrës. Hutimi pas tërmetit ku janë regjistruar më shumë se 200 - shkundje sheshimi, të cilat krijuan një  shpeshtim të një gjendje amullie të mixuar me plogështinë e pesimizmit të thellë. Tersi ka prekur të gjithë çka pasur përpara shtëpi studenti, kopshte, çerdhe, pallate të reja e të vjetra ka pa dallim krahine, feje e ideje, veç vdekja ka një fjalë: Abruzzo. Toka e qytetit L' Aquila "shqiponja" është terratisur nga sytë e telekamerave të të gjithë botës. Informacioni ka krateret e shembura që vijnë e shkojnë me cilësinë e mortjes. Gadishulli Apenin dihet nga sizmologët si një tokë që risqet për një tërmet i ka shumë të larta.
Territori përreth është bërë një qytet i tendave, ku më shumë se 100 mijë të pastrehë janë sistemuar përkohësisht në këto vende të improvizuara. Terrori i frikshëm shikohet në sytë e të gjithëve, përveç heronjve me uniformë, flas për uniformat që veshin zjarrfikësit, të atyre që veshin policët, të atyre vullnetarëve civilë etj. Tjetër. Spitalet janë mbushur me të plagosur të të gjitha moshave si të kishte një pandemi panafakësh, të cilët u gjenden në betejën termet kundër njeri. Afërmendsh kuptohet kush ka fituar e kush ka humbur. nejse. Humbësit e pluhurosur nga thërrmimi i çdo gjëje  bëjnë gjithçka për të mbuluar me qefin e duke i tërhequr nga fushë beteja fatkeqe me natyrën. Lotët janë më të kripura seç është deti Adriatik. Toka gjëmon në shkatërrimin e paparë. Ku mbretëron kaosi, frika, loti, e dashuria për jetën. Inteligjenca për të treguar këtë histori mungon siç të
mungon ajri poshtë gërmadhave.
Shpresa bën të gërmohet kudo. Ankth mortor dëftehen në sytë e të mbijetuarve. Shokët e mi kanë marrë dëlirin e mbijetimit si një paqe perëndie. S'ka mëkate, veç vdekje.  Ku ka gërmadha i jepet mundësia një jete që duhet kërkuar e shpëtuar. Hapen golla, duart gjakosen nga majat e tullave që hiqen stoikisht një e nga një më një histeri kolektive. Dhe shifrat e të shpëtuarve janë të kënaqshme por humbja e qindrave jetëve bën që të mendosh përherë e më keq se sa mund të jenë poshtë gërmadhave. Ku grupet e qenve të kufirit të stërvitur për të shpëtuar janë treguar të domosdoshëm në nuhatjen e njeriut poshtë hekurave e betonit shekullor. Gëlimi i të pastrehëve është dramatik. Ngjan me një gërdec shqiptar, por ky është shumë herë më i madh, sepse është i gërditshëm, i fëlliqur në sytë e të mbijetuarve, e për këtë i falemi zotit që jemi gjallë. Ne ia dolëm, por ata që janë akoma nën gërmadha, në hekurishte e çimento. Rruspat punojnë pa pushim, pa orë e pa natë gëzojnë me duartrokitje kur gjejnë ndonjë të gjallë me frymë, e qajnë me lot, me dënesë kur kufomat dalin në sipërfaqe të pluhurosur. Çdo gjë që kishte më shumë se tridhjetë vjet ka mbijetuar jetim, të tjerët që ishin antike, të vjetra kanë përfunduar në ajarin e memories së këtij tërmeti monstruoz.
Një gjendje të paqartë, pa zgjidhje, të pa kthjelluar shikohet në fytyrat e njerëzve të provincës së Abruzzos  ku karvani i mortjes shkon e vjen pa këngë mortje, veç më lot. Bilanci është i kobshëm.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E majta dhe të pushkatuarit pa gjyq (04.08.2009)
Berisha ngre flamurin në selinë e Aleancës (04.07.2009)
Kryeministri Anëtarësimi në Aleancë mburoja e lirive për të ardhmen e çdo shqiptari (04.06.2009)
Projekti i liqenit të Shkodrës më i rëndësishmi për zonën (03.27.2009)
Mohimi - si afirmim negativ i opozitës     Nga Arbër Ahmetaj (03.26.2009)
Nderohet post mortem aktorja Adriana Abdullahu (03.25.2009)
Dhjetë vjet nga bombardimet e NATOs (03.25.2009)
Tinguj pranverorë mbi varrin e Tish Dajisë (03.19.2009)
508 metra që të dyja anët e tunelit të bashkohen (03.18.2009)
60 vjet më parë ndërroi jetë në burgun e Durrësit poeti Vinçens Prennushi (03.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]