VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Sûddeutsche Zeitung" pêr ShqipêrinêTË UNIFIKUARA NË STILIN MONDRIANAS

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 08:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

"Sûddeutsche Zeitung" pêr Shqipêrinê

TË UNIFIKUARA NË STILIN MONDRIANAS


E Mërkurë, 01.26.2011, 01:50pm (GMT+1)

 

"Të unifikuara në stilin mondrianas". Nën këtë titull dhe me nëntitullin "Politikani artist Edi Rama synon pushtetin në Shqipëri", numri i së martës i gazetës SÃDDEUTSCHE ZEITUNG, komenton situatën aktuale në Shqipëri.

 

"Në bulevardet e bukura të Tiranës partitë luftojnë kundër njëra-tjetrës, tre kundërshtarë të qeverisë u vranë të premten. Artisti Edi Rama, kryetar bashkie dhe drejtues i opozitës socialiste e konsideron qeverinë e Sali Berishës me arsye të korruptuar, por edhe për të vetë flitet se është i afërt me tregun e imobilieve të qytetit.

Rama është i fiksuar në stilin modern klasik, i cili atij i duket si antipod i estetikës të diktaturës së kapërcyer (babai i tij ka qenë skulptori kryesor i Enver Hoxhës). Kur që prej vitit 2000, në bazë të projekteve të tij Rama urdhëroi të pikturoheshin vargje pallatesh në stilin mondrianas, bota e artit brohoriti. Por sot në Tiranë ndërtohet pa plan. Ka pak gjasa që vilat ekstravagante dhe shtëpitë e larta të ndërtuara në një përzierje stilesh të egra, të ngrihen sipas planeve të rregullta. Ose qeveria e qytetit nuk ka faktikisht pushtet, ose ajo i mbyll të dyja sytë estetikë. Vendi ëndërron për BE, por i duhet që përveç gjakmarrjes të luftojë edhe me kriminalitetin e organizuar, kësaj i shtohet mungesa e vullnetit politik për rivlerësimin e së kaluarës. Propozimet konstruktive janë të rralla edhe në kampin opozitar dhe shkallëzimi i dhunës nuk e përmirëson këtë.

Për se ndihmon arti? Ai nuk ndihmon fare, kur nga një politikan partiak përdoret për krijimin e imazhit. Një piktor si sundimtar nuk është burrështetas më i mirë - dhe normalisht bën pjesë edhe në artistët më të dobët, kujto Winston Churchillin, Vladimir Putinin ose Hugo Shavezin. Besimi që demokracia dhe arti e kushtëzojnë njëra-tjetrën ka shkaqe historike. Pas Luftës së Dytë Botërore ishte (ekspozita e famshme botërore e artit modern në Gjermani) Documenta që i afroi gjermanët me stilin modern. Synimi i saj ishte demokratizimi përmes estetikës: gjermanët jo vetëm duhet të shikonin, por duhet të mësonin sërish të mendonin. Edhe në Shqipëri, që prej fundit të diktaturës së Hoxhës malli për art është i madh, në një kohë që në kohën e diktaturës ndëshkohej edhe zotërimi i një kartoline me pikturat e Van Gogut.

Vetëm se stili modern klasik ngërthen në vete edhe njëfarë potenciali diktatorial. Ky stil synon unifikimin, jo referendumin popullor. Shumë prej mjeshtërve të këtij stili kanë preferuar të kenë politikisht fuqi të plota, Le Corbusier ëndërronte rrëzimin e një pjese të lagjeve të vjetra të Parisit. Në vazhdim të këtyre fantazive për goditjen e madhe çliruese veproi Rama, kur në krye të periudhës së tij në post shkatërroi 1200 shtëpi ilegale dhe baraka, duke e marrë vetë demonstrativisht në dorë sëpatën. Ky qëndrim prej artisti i krijoi atij në Tiranë imazhin e burrit të fortë.

Por pastaj fitoi natyrisht përsa i përket planifikimit, ekonomia e pabukur, e financuar me çfarëdo parash. Rama luan aktualisht sërish rebelin dhe avantgardistin. Ndoshta kryetari i bashkisë artist do të bënte mirë vetëm të pikturonte, asgjë tjetër. Ose të pushojë së pikturuari dhe të kërkojë zgjidhje për vendin e tij.

Marrë nga gazeta Süddeutsche Zeitung, artikull i datës 25.01.2011,

(http://www.dwelle.de)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUNERALI I NJË PARTIENga BLEDI KASMI (01.22.2011)
OSMAN KAZAZI, NJË BUST I VOGËL PËR 40 VITE BURG!Nga AGRON SEJAMINI (01.21.2011)
LIDERSHIPI SHQIPTAR NGA LUGINA E PRESHEVËS PRET FTESË NGA PRISHTINA ZYRTARE PËR TË MARRË PJESË NË DIALOGUN MES KOSOVËS E SERBISË (01.20.2011)
B.S.P.SH (BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTARE)Në 20 vjetorin e themelimit në Shkodër - Janar 2011Nga FRITZ RADOVANI (01.18.2011)
KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE TË JAPI SHPJEGIMENga GILMANA BUSHATI (01.17.2011)
PROMOVOHET LIBRI "FILOZOFIA POLITIKE DHE NACIONALE E IBRAHIM RUGOVËS" (01.15.2011)
PASHK VASA - PËR DJE, PËR SOT E PËR NESËRNga DANIEL GÀZULLI (01.14.2011)
ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI DHE FAKTORI NDËRKOMBËTARNga XHELAL ZEJNELI (01.13.2011)
NË KUJTIM TË PANDORA DEDJES (PAPUÇIU)-Arsimtare veterane dhe studiuese e apasionuar-Nga Prof. as. Dr. MURAT GECAJ (01.13.2011)
PËRKUJTOHET NË GJAKOVË 100 VJETORI I HERONJVE TË PAVARËSISË ABDULLAH HOXHA DHE SHABAN BINAKINga HARRI BAJRAKTARI (01.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]