VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KY VEND DUHET TË SHPËTOJË NGA EDI RAMANga RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 10:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

KY VEND DUHET TË SHPËTOJË NGA EDI RAMA

Nga RAMIZ LUSHAJ


E Premte, 01.28.2011, 08:39am (GMT+1)

1.

Një i dalun rruge, karkalec i partive, ma ngrinte zanin te stacioni i autobuzit të Tiranës së Re duke më fol për demonstratën e 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

- Ju, iu përgjigja, dikur ishit fis çobanësh, i shtegtonit bagëtinë. A ban me të dvetë si i lëshonit dhentë malli (në kullosë të lirë) pa çoban?!

- Aty më rri, u hodh ai. Vet po thua se ishin në një demonstratë të lirë...

- Po nga torishta (vatha) i nxjerrë vet çobani e iu jep udhë për "malli", veçse atyne dhenëve iu prijnë ogiçët. Apo jo?! E tashti ma thuej se cilët ishin ogiçët e Edi Ramës që merreshin me grushtin e shtetit? Pse nuk paska përgjegjësi politike e penale Edi Rama, çobani i tyne?!

- Mos i ngatrro gjërat, shtoi bashkëbiseduesi, ata, të "revoltuarit" në shesh, ishin veç 200-300 veta. E tha vet Berisha...

- Po ata 300 vetë ishin "dhenë brave" që i kishte marrë me qira e për qari, Edi Rama. Po banë dam ose u dëmtuan, sipas traditës, mban përgjegjësi çobani i tyne e si nuk mbajka përgjegjësi politike e penale Edi Rama. Ai i thirri nga shtëpitë e nga skutat, i mori "brave", i lëshoi për "malli" për të marrë me forcë pushtetin për karriken e tij e tashti duhet t'i mbajnë përgjegjësitë e grushtit të shtetit. E ka ba atë shesh sikur ta kishte "mrizin" e vet: me greva urie, me mitingje kundër antarësimit në NATO, me plane "A", "B", "C" të grushtit të shtetit.

E pas kësaj nisi të më filozofonte për forma, mënyra e mjete klasike të një grushti shteti.

M'u deshtë t'i përgjigjem me një fakt: as luftërat e as grushtet e shtetit nuk janë të gjitha njëlloj. Ndryshe ishte lufta në Kosovë, ndryshe në Irak, ndryshe në Afganistan a në Gjeorgji...

Bashkëbiseduesin e thirrën në telefon se ishte bërë gjysh, po ndërkohë erdhi dhe autobuzi në stacion. I ulur në sedilje deri te shkolla teknologjike po meditoja e hidhja disa fraza në letër.

2.

Grushti i shtetit të Edi Ramës i ka tre faktorët e njëhershëm: kohën, vendin dhe mënyrën.

Koha, në prag të zgjedhjeve vendore, me qëllim që ta marrin pushtetin me dhunë e t'i ëjnë në maj 2011 edhe zgjedhjet për pushtetin qëndror. Grushtit të shtetit donin t'i vinin vellon e zgjedhjeve të njëkohshme e të menjëhershme.

Vendi, në bulevardin kryesor të kryeqytetit, para Kryeministrisë. Edhe rrethimi i Qendrës së Tiranës në një hapësinë (edhe në rrethime ku nuk punohet asnjë ditë) nga tribuna e mitingjeve e para Sahatit e deri te banka e nga hotel "Tirana" te ministritë, ka lidhjen e vet për çvendosjen e protestave e të këtij grushti shteti para institucioneve të tilla kushtetuese.

Mënyra: me sulm të armatosun, të pajisun me armë zjarri, bomba Molotov, me gurë, hunj, tulla, me makina kamikaze etj. për të marrë Kryeministrinë e institucione të tjera të shtetit.

3.

M'u kujtua se në qershor të vitit 2009, ky Edi Rama, në një miting elektoral, pat lëshue gjashtë herë thirrjen "Të marrim Shtetin" dhe vetëm një herë "Të marrim Pushtetin" (!)

Të nesërmen e asaj dite qershori, rasti e solli që në një bisedë me një ambasador të një vendi euro-lindor të randsishëm të mësoj se ky fakt nuk ishte jashtë vemendjes së tij si diplomat.

Për këtë fakt kam shkruar edhe në komentin "Muri i Berlinit dhe Muri i Shengenit".

Pra, ky grusht shteti i 21 janarit 2011 kishte filluar që para dy viteve kalendarike, atëherë kur KQZ shpalli fitues PD e u krijue Koalicioni i Integrimit, me LSI, PR etj.

Ky grusht shteti ishte në kokën e filozofinë e njeriut që bojatis pallatet me shigjeta e gjatë gjithë kësaj kohe vetëm ka shigjetuar shtetin demokratik me shantazhe e terror deri te përpjekja e organizueme dhe e dështueme me turp për t'i marrë përflakshëm e përgjakshëm ato, siç qe rasti te Kryeministria.

4.

Ky nuk është grushti i parë i pushtetit e pushtllekut të Edi Ramës.

Me një grusht të tillë, vecse pa gjak e flakë, iu kacavjerrë kreut të partisë socialiste e bashkisë së kryeqytetit, në disa zgjedhje, që ndokush don t'i zbutin si "fitore të klanit të tij" apo si vjedhje votash prej tij.

Ky njeri i shfrenuar tashmë i ka marrë peng partinë socialiste (është punë e antarëve të saj) dhe bashkinë (që na takon ta shpëtojmë prej tij në maj të ktëtij viti), pasi i ka kthyer në "Sh.p.k" të tij.

Rasti ma ekstrem i tij është edhe përdorimi i policisë bashkiake në grushtin e shtetit të 21 janarit 2011, krahas me kuadro ish-ushtarakë, ish-policë e ish-gardistë, që dukeshin nganjëherë edhe te vija e parë e sulmit mbi rendin kushtetues, institucionet e shtetit e sigurinë e lirinë e qytetarëve.

5.

I çuditshmi, i pa parashikueshme e i padurueshmi Edi Rama ka dy vjet (2009-2011) që rrinë në këmbë e vetëm në këmbë për marrjen e pushtetit me çdo kusht, për kapjen e shtetit me çdo mjet.

Ky njeri iu troket njerëzve nëpër shtëpia për të maskuar grushtin e shtetit të mirëfilltë, i fut njerëzit në grevë urie për të shuar pangopurinë e tij për karrike, ndërhyn për të lirue njerëz që janë marrë me drogë e për t'i çue në shtëpi të tyne për t'iu marrë një votë, që mbjellë pemë në periferina të Tiranës e po i shkul ato me rrënjë në sheshin "Skënderbej", etj.

Ky vend duhet të shpëtojnë nga Edi Rama, që në grushtin e shtetit e përdhos edhe Flamurin Kombëtar Shqiptar, që ngre me ceremonira të mëdha një shesh "Europa" para bashkisë së tij, te Kali i Skënderbeut, e pas disa vitesh e kthen në gropë, që sa ka folë për kutitë e votimit nuk ka folë as për Kosovën, as për Çamërinë, as për shqiptarët në Maqedoni e në Mal të Zi, që ka tentue të sfumojnë vizitën e Presidentit Amerikan Bush në Shqipëri etj.

Në shkurt të vitit 2007 kam apelue në shtyp me një shkrim timin: "Shpëtimi i Tiranës prej Edi Ramës", çka tani ka ardhë koha të thërrasim në bashkari për shpëtimin e Shqipërisë prej tij.

Vërtetë Edi Ramën e kemi parë në konferenca shtypi të ngrihet "pupthi" në maje të këmbëve me deklarata, po mos t'ia rrejnë mendja se do t'i ngrejnë "zgubthi" institucionet legjitime të shtetit demokratik.

Ramiz LUSHAJ

Tiranë,

më 27.01.2011

ramizlushaj@yahoo.com

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Sûddeutsche Zeitung" pêr ShqipêrinêTË UNIFIKUARA NË STILIN MONDRIANAS (01.26.2011)
FUNERALI I NJË PARTIENga BLEDI KASMI (01.22.2011)
OSMAN KAZAZI, NJË BUST I VOGËL PËR 40 VITE BURG!Nga AGRON SEJAMINI (01.21.2011)
LIDERSHIPI SHQIPTAR NGA LUGINA E PRESHEVËS PRET FTESË NGA PRISHTINA ZYRTARE PËR TË MARRË PJESË NË DIALOGUN MES KOSOVËS E SERBISË (01.20.2011)
B.S.P.SH (BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTARE)Në 20 vjetorin e themelimit në Shkodër - Janar 2011Nga FRITZ RADOVANI (01.18.2011)
KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE TË JAPI SHPJEGIMENga GILMANA BUSHATI (01.17.2011)
PROMOVOHET LIBRI "FILOZOFIA POLITIKE DHE NACIONALE E IBRAHIM RUGOVËS" (01.15.2011)
PASHK VASA - PËR DJE, PËR SOT E PËR NESËRNga DANIEL GÀZULLI (01.14.2011)
ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI DHE FAKTORI NDËRKOMBËTARNga XHELAL ZEJNELI (01.13.2011)
NË KUJTIM TË PANDORA DEDJES (PAPUÇIU)-Arsimtare veterane dhe studiuese e apasionuar-Nga Prof. as. Dr. MURAT GECAJ (01.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]