VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPTARËT NUK DUHET TË PRESINNga DANIEL GÀZULLI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 02:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

SHQIPTARËT NUK DUHET TË PRESIN

Nga DANIEL GÀZULLI


E Premte, 01.28.2011, 08:45am (GMT+1)

Gjendja

E njohin të gjithë: shteti i së drejtës asht vetëm një iluzion, ose diçka që duen ta besojnë ata që janë të lidhun me të. Shteti i së drejtës nuk asht një rrugë ma shumë, një shkollë e re, apo një zgjanim porti.

Koncepti i demokracisë tek na ka ato përmasa e atë substancë sa ban pjesë në mendësinë e atyne që e shtypen demokracinë për 45 vjet. Jashtë kësaj mendësie je i përjashtuem nga qeverisja e vendit.

Tek na askush nuk mendon për shtet, po për pushtet. Prej tij rrjedhin të mirat materiale nëpërmjet korrupsionit dhe të gjitha formave të imagjinueshme e të paimagjinueshme të krimit në një rend pseododemokratik.

Zgjedhjet janë të drejta vetëm po i fitova unë. Në rast të kundërt do të përmbysim gjithçka. E për të realizue këte njihet vetëm një mjet: dhuna. Por po i fitova zgjedhjet, atëherë edhe ligji jam unë. Kushtetuta, Kodet (penal, civil, administrativ) janë në tagrin e interpretimit prej meje.

Prej këtu rrrjedhin të gjitha format e dhunëshme: nga ato të gurëve, të zjarrit, të plumbave.

Pra gjendja asht ajo që jetuem me 21 janar në formë të konkretizueme: një opozitë që kërkon gjak që të marrë pushtetin, një pozitë që ban gjak për të mbajtë pushtetin.

Asht, në fund të fundit, shfaqje e koncentrueme e dështimit të eksperiemntimit të demokracisë postkomuniste me elementë dhe mendësi bolshevike.

Shkaktarët

Asht metastaza e Bllokut që sundon Shqipninë prej 20 vjetësh, djathtas e majtas. Djathtas e majtas janë dy koncepte fiktive në vendin tonë. Të ricikluemit e diktaturës, protagonistë të djeshëm apo bijtë e tyne, janë metastaza kanceroze e demokracisë shqiptare në të gjithë harkun e skenës politike shqiptare.

Ata kanë në dorë shtetin, pushtetin, ekonominë, drejtësinë, mjetet e dhunës, mediat e dhunës, gjithçka që u shërben për të kënaqë babzinë e tyne prej lubishë. E për të realizue këte nuk ndalen para asgjaje.

Për fat të keq populli ynë ka ende instinktin e turmës. Disa shkojnë mbas qerres kriminale të së djathtës, disa mbas qerres kriminale të së majtës. Individi, si në kohë të diktaturës, nuk ka personalitet. Ai asht degdisë në një shërbëtor i bindun i botës së krimit.

Shkaqet

Thirrjet patetike për demokraci, për mbrojtje të ligjit, për zgjedhje të lira e të ndershme, për luftë kundër korrupsionit, për hirarki vlerash, janë vetëm pluhun që u hidhet syve njerëzve të thjeshtë, atyne, që në fund të fundit, vuejnë këte masakër institucionale. Ndamja në "të mirë" dhe në "të këqijë" asht ose naivitet, ose marrja e një ane të krimit shtetnor.

Jemi në efektin shkak-pasojë.

Riciklimi i të të njejtëve njerëz, si thotë populli, "i mirë për të gjitha stinët" (çka nuk asht e mundun), ka ba që sot të sundojnë njerëz pa moral, pa ideale kombtare, pa edukatë qytetare e demokratike, pa personalitet, pa kulturë. Këto qenje të trajtueshme lehtësisht nga kasta ma e naltë e shtetit, kënaqen me disa mijra euro të vjedhuna nga tenderat, nga doganat, nga trafiqet etj., dhe bajnë, pa i vra ndërgjegja, lojën e kupolës që vjedh miliona, që nëpërmbëkambë interesat e popullit, që nëpërmbëkambë ligjin, që nëpërmbëkambë të drejtat elementare të individit.

Rrugëdalja

Nuk ka vend për shumë teori.

Populli shqiptar, ose ndërgjegjësohet dhe distancohet një herë e përgjithmonë nga metastaza e diktaturës, e flakë ate si subjekt dhe objekt të krimit shtetnor, ose nuk ka të ardhme.

Për këte duhet:

- Një formacion i ri politik kryekëput jashtë çdo qelize të politikës së sotme;

- Njerëz të rijë, mundësisht të formuem në shkollat përendimore.

Nuk do të përjashtohej edhe një rrugë e tretë, por që aktualisht më duket e pamundun: Pastrimi i të gjitha formacioneve politike nga metastaza e Bllokut. Nuk shoh tek asnjena parti e sotme në Shqipni forca të tilla që të mund të largojnë një herë e mirë metastazen famëkeqe e kriminale që na la mbrapa Blloku, pse, si duket, ata kanë arrijtë t'i kriminalizojnë edhe ata individë që nuk vijnë nga çerdhja e diktaturës, nëpërmjet joshjes me përfitime nga bota e krimit.

Nëse do të vazhdojmë të ankohemi, ndërkohë që asht e ngutshme të veprohet për një rrugëzgjidhje përfundimtare, e ardhmja jonë do të jetë e komprementueme edhe për 20 vjet të tjera, në mos edhe ma gjatë.

DANIEL GÀZULLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KY VEND DUHET TË SHPËTOJË NGA EDI RAMANga RAMIZ LUSHAJ (01.28.2011)
"Sûddeutsche Zeitung" pêr ShqipêrinêTË UNIFIKUARA NË STILIN MONDRIANAS (01.26.2011)
FUNERALI I NJË PARTIENga BLEDI KASMI (01.22.2011)
OSMAN KAZAZI, NJË BUST I VOGËL PËR 40 VITE BURG!Nga AGRON SEJAMINI (01.21.2011)
LIDERSHIPI SHQIPTAR NGA LUGINA E PRESHEVËS PRET FTESË NGA PRISHTINA ZYRTARE PËR TË MARRË PJESË NË DIALOGUN MES KOSOVËS E SERBISË (01.20.2011)
B.S.P.SH (BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTARE)Në 20 vjetorin e themelimit në Shkodër - Janar 2011Nga FRITZ RADOVANI (01.18.2011)
KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE TË JAPI SHPJEGIMENga GILMANA BUSHATI (01.17.2011)
PROMOVOHET LIBRI "FILOZOFIA POLITIKE DHE NACIONALE E IBRAHIM RUGOVËS" (01.15.2011)
PASHK VASA - PËR DJE, PËR SOT E PËR NESËRNga DANIEL GÀZULLI (01.14.2011)
ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI DHE FAKTORI NDËRKOMBËTARNga XHELAL ZEJNELI (01.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]