VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRANIA SHPËRBLEHET - FIRMAT SHQIPTARE NË PANAIRIN E NUREMBERGUT BIOFACH 2011

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 02:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PRANIA SHPËRBLEHET - FIRMAT SHQIPTARE NË PANAIRIN E NUREMBERGUT BIOFACH 2011
E Martë, 02.22.2011, 10:03pm (GMT+1)

Kompanitë e prodhimeve organike nga Shqipëria ndeshen me një kërkesë më të madhe se sa mund ta përballojnë ata. Përshtypje nga BioFach 2011 në Nuremberg (16.-19.2.2011)

Një sektor i ekonomisë që aktualisht njeh vetëm rritje është ai i prodhimeve organike. Skandalet e vazhdueshme në industrinë bujqësore, siç ishte kohët e fundit ai i dyoksinës tek vezët, kanë bërë që gjithmonë e më shumë tregtues me shumicë t'i kthejnë sytë nga kjo degë. Që këto prodhime nuk janë më diçka e veçantë, por kanë hyrë në tregun e konsumit në masë, këtë e dëshmoi edhe panairi i Nurembergut BioFach 2011, të cilin e vizituan afro 44000 njerëz të fushës.

Jo vetëm për trurin, por edhe për syrin

Joshjen për prodhimet organike të ekspozuara në panair nuk e ndillte vetëm vetëdija për ushqim të shëndetshëm, por edhe estetika e prezantimit. Tek kaloje ndërmjet stendave të krijohej përshtypja se aty nuk shiteshin mallra bujqësore, por gurë të çmuar. Me aq finesë i kishin zbukuruar dhe ndriçuar raftet dhe vitrinat e tyre mbi 2500 ekspozuesit nga 86 vende të botës. Në këtë kolorit prezantimi ishin shkrirë edhe vitrinat e katër prodhuesve shqiptarë.

Lulet e kuqërremta të monarda didyma-s, njërës prej bimëve të rralla, që kultivon kompania nga Tirana "Tomadhea", formonin një yll mbi xhamin e poshtëm të vitrinës: Një magnet për syrin e vizitorit që tërhiqte vëmendjen për bimët e tjera të paketuara nëpër qese të vogla të tejdukshme. Agim Dudja numëron: "Edelweiss, mentes, sambucus, e disa të tjera, të gjitha janë të certifikuara nga Bio-Inspekta zvicerane", thotë pronari i kompanisë. Agim Dudja arrin të shesë deri dhjetë ton në vit në tregun e huaj, kryesisht atë italian, zviceran, gjerman. Bimët janë të egra dhe mblidhen nga njerëz të ndryshëm nëpër zonat malore të certifikuara. Pjesëmarrja e sivjetshme në BioFach ia ka shtuar të ardhurat e pritshme me 20 për qind, thotë ai.

Pjesëmarrje për herë të pestë



Krahas "Rusomadhes" tek stenda me emrin "Enjoy Bio Albania" janë ekspozuar edhe tre kompani të tjera: Vaji i Ullirit "Shkalla", i cili në vitet e mëparshme ka fituar disa çmime në këtë panair, "Amla", një kompani nga Tropoja që tregton gështenja, si dhe "Xherdo". Është hera e pestë që Shqipëria merr pjesë në këtë panair dhe Xhevit Hysenaj nga "Xherdo" nga këto prezantime ka mësuar, se edhe prezenca shpërblehet: "Në fillim nuk kishin besim tek ne, kujtonin se prania jonë do të ishte e përkohshme. Por duke na parë që ne prezantohemi çdo vit, kanë filluar të na marrin më seriozisht", thotë ekonomisti, i cili ka njëzet vjet që merret me tregtimin e erëzave dhe bimëve medicinale. Ai i shet ato në të gjithë botën duke filluar që nga Italia fqinje e deri tek SHBA-të dhe Brazili: "Ka interes për bimët tona, sepse janë autoktone dhe e kanë zgjedhur vetë klimën dhe tokën ku rriten", thotë ai.

Manaferra, hurma, boronica, çdo gjë që rritet e egër në Shqipëri është e mirëpritur në tregjet e huaja. Xhevit Hysenaj është i kënaqur me rezultatin e pjesëmarrjes në BioFach. "Rreth 70 përqind të mallit e kam shitur tashmë", thotë ai. Tri kontrata janë prodhime të reja, njëra prej tyre me një firmë çeke, e cila do të ngrijë frutat e egra që vijnë nga Shqipëria. Hysenaj do të dëshironte që këtë përpunim ta bënte vetë, por i mungojnë kapacitetet. Vetëm para disa vjetësh ai ndërtoi një fabrikë të re për distilimin e prodhimeve organike, për ngrirjen i mungon teknologjia. "Ne duhet t'i përpunojmë vetë këto bimë, sepse kështu rrisim edhe vlerën e tyre në vend dhe hapim vende të reja pune", thotë ekonomisti.

ëëBildunterschrift: Stenda e produkteve nga Shqipëria në panairin e Nurembergut BioFach 2011

Ekspertiza të pafrytshme

Por për këtë nevojiten ndihma dhe mbështetje. Ministria e Mjedisit e cila merret me bimët mjekësore në bashkëpunim me "Shoqatën e Bimëve Medicinale dhe Esencave të Shqipërisë" sapo ka arritur të përmirësojë legjislaturën për grumbullimin dhe ruajtjen e tyre. Shoqata në bashkëpunim edhe me organizatat e ndryshme ndërkombëtare organizon trajnime të rregullta për grumbulluesit, ku u mëson atyre se si t'i vjelin dhe t'i ruajnë mallrat. Por subvencionet për përpunimin industrial ende mungojnë.

Iris Kazazi nga SASA, projekt zviceran, që mundëson pjesëmarrjen e kompanive shqiptare në panairin e Nurembergut, thotë se bujqësia organike ende është në fazën fillestare në Shqipëri. Ka shumë programe subvencionimesh nga shteti, por kërkesat janë të larmishme, dhe ato shkallëzohen sipas parimit pak nga të gjitha. Hysenaj, që përfaqëson edhe Shoqatën e Bimëve Medicinale është i mendimit se shumë projekte bashkëpunimi ndërmjet sektorit privat dhe atij publik, që financohen nga organizatat e huaja, nuk e kanë efektivitetin e duhur: "Aty ka filluar të hyjë fryma e tenderëve", thotë ai. "Kjo do të thotë se paratë shkojnë më shumë për të bërë ekspertiza, rekomandimet e të cilave nuk zbatohen. Për kompanitë nuk mbetet asgjë".

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KTHESA VENDIMTARE - RRËZIMI I DIKTATURËS NË SHQIPËRI DY DEKADA MË PARË (02.20.2011)
NUK U MBAJTËN PROTESTAT E PARALAJMËRUARA (02.20.2011)
MAQEDONI: KOMISIONI PUNON PA SHQIPTARË (02.18.2011)
"DIHET SE NE GREKËT JEMI KOMPLOTISTË TË LINDUR" (Xhorxh Tenet)Opinion nga S. BOLLATI (02.18.2011)
3 VJET PAS PAVARËSISË: KOSOVA E SHEH ME OPTIMIZËM TË ARDHMEN (02.18.2011)
PRISHTINË, FILIZ SHPIRTIMarrë nga libri "Një fjongo Dielli nga New Yorku"Poezi nga KËZE KOEZETA ZYLO (02.17.2011)
PËRSHËNDETJE ME RASTIN E TREVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga MIMOZA DAJÇI, New York (02.17.2011)
NIK XHELILAJ MERR ÇMIMIN SHOOTING STAR (02.16.2011)
ILLYRICUM LIBERTAS: TË NDALET URGJENTISHT NDËRTIMI I KISHËS NË KALANË E SHKUPIT (02.15.2011)
PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN HEBREJTË NGA NAZIZMI?Nga SAMI ISLAMI (02.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]