VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ASHAK SUGJERON SHTYRJEN E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 12:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ASHAK SUGJERON SHTYRJEN E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË
E Martë, 03.01.2011, 10:05am (GMT+1)

Shtyrja e afatit - për të pasur një regjistrim objektiv, gjithëpërfshirës dhe cilësor

Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) u sugjeron instancave vendimarrëse shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, siç thuhet në një kumtesë, për të pasur një regjistrim objektiv, gjithëpërfshirës dhe cilësor, si dhe për rishqyrtimin e tërë çështjeve kontestuese, përfshirë edhe Ligjin për Regjistrimin e popullsisë. Në vijim po japin tekstin integral të kësaj kumtese të ASHAK-ut.

"E vetëdijshme për peshën shoqërore, politike e kombëtare të regjistrimit të popullsisë, ASHAK i ka ndjekur me vëmendje proceset në këtë fushë veprimi si në vitet '90 të shekullit të kaluar, ashtu edhe pas luftës. Ajo ishte e përkushtuar që me dijen, sugjerimet dhe këshillat e anëtarëve të saj ta jepte ndihmesën për realizimin me sukses të projektit në mënyrë që rezultatet të pasqyronin realitetin objektiv demografik dhe shoqëror shkencërisht të qëndrueshëm. ASHAK, në vitet e fundit, në kontaktet me krerët e institucioneve kryesore të Kosovës, ka shprehur edhe shqetësimet e saj për disa zhvillime jo të volitshme lidhur me regjistrimin e popullsisë.
Rezultatet e regjistrimit të popullsisë varen në masë të ndjeshme dhe nga koncepcioni në bazë të të cilit zbatohet regjistrimi. Në këtë kontekst peshë të veçantë ka përkufizimi i "popullsisë rezidente". Prej tij varet drejtpërsëdrejti pasqyrimi i numrit të popullsisë dhe i shumë elementeve të strukturës së saj.
Sipas Ligjit për Regjistrimin e popullsisë (neni 3, alineja 1.1) regjistrimi bëhet jo sipas koncepcionit "popullsi rezidente", por sipas koncepcionit "popullsi e pranishme" apo gjendjes faktike. Kjo do të thotë se të gjithë personat që nuk janë në Kosovë mbi 12 muaj, nuk përfshihen në popullsinë e përgjithshme. Ligji (neni 3, alineja 1.2) ka parashikuar një "listë suplementare", ku do të përfshihen personat që jetojnë jashtë Kosovës, por ky numër nuk hyn në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Kosovës. Në këtë mënyrë cenohet pasqyrimi objektiv i gjendjes demografike dhe bashkatdhetarëve tanë në botën e jashtme u shkelet e drejta e pjesëmarrjes në votime dhe të drejta të tjera civile.

Gjërat në terren kanë ndryshuar shumë
Në Evropë pas vitit 1945 Kosova bën përjashtim për shkak të mënyrës së detyrueshme të shpërnguljes dhe të deportimit të popullatës shqiptare në fund të shek. XX (dhuna policore, ushtarake, politike, ekonomike dhe ndjekja dhe shpërngulja sistematike me masa të ndryshme të presionit deri te ndërmarrjet gjenocidale me qëllim të zvogëlimit të numrit të tyre). Këto arsye e detyruan bashkësinë ndërkombëtare të ndërhynte edhe ushtarakisht kundër forcave serbe në mars të vitit 1999. Kështu një numër i madh i shqiptarëve gjendet në botën e jashtme mbi 12 muaj, por shumë prej tyre pa status të rregulluar të qëndrimit, siç janë refugjatët, të zhvendosurit, azilantët, punëtorët sezonalë, të punësuarit në "të zezë?" studentët dhe kategoritë e tjera që kanë ndonjë mbrojtje të përkohshme të pasigurt, e që pritet të riatdhesohen. Të dhënat për pjesëtarët e të gjitha këtyre kategorive do të duhej të mblidheshin gjatë regjistrimit përmes pyetësorit individual dhe jo përmes "listës suplementare". Të dhënat do t'i ofronin familjarët, të afërmit dhe fqinjët e tyre në Kosovë.
Bashkatdhetarët tanë investojnë në vendlindje në ndërtimin e shtëpive, në bujqësi, në biznese të ndryshme, i ndihmojnë familjarët dhe të afërmit e tyre me të holla dhe në mënyra të tjera. Për këto arsye janë reale supozimet që një numër i konsiderueshëm i punëtorëve "përkohësisht" të punësuar në vendet perëndimore që nga fillimi i viteve '70 të shek. XX do të kthehet në vendin e lindjes, përkatësisht në vendin e përhershëm të banimit, pasi ta përfundojë karrierën e punës dhe të pensionohet. Këta persona duhet të jenë pjesë e popullatës së përgjithshme të Kosovës dhe mbi bazë të këtij vëllimi demografik duhet të bëhen planifikimet hapësinore, urbanistike dhe shoqërore.
Nga ana tjetër, ka njohuri se qysh nga viti 2005 ekzistojnë plane të UNMIK ut për formimin e qendrave të posaçme në Serbi dhe në Mal të Zi, që do ta organizonin regjistrimin e serbëve të Kosovës sipas koncepcionit të popullsisë rezidente, çka nënkupton përfshirjen e të gjithë serbëve që janë shpërngulur nga Kosova në Serbi e Mal të Zi që nga viti 1999.
Serbia kishte planifikuar ta mbante regjistrimin e popullsisë në prill të vitit 2011, por pastaj ka vendosur ta shtyjë për tetor të këtij viti, pa dhënë ndonjë arsyetim. Për regjistrimin e popullsisë në Kosovë Serbia zyrtare e ka ngarkuar të ashtuquajturën "Ministri për Kosovë dhe Metohi", e cila ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk duhet të dalin në regjistrim pa lejen e Beogradit. Dihet se serbët e Kosovës i kanë bojkotuar tri regjistrimet provuese në Kosovë (2005, 2006 dhe 2009). Kjo i shton dyshimet për mundësi manipulimi të regjistrimit.
Sot jetojmë në Ballkanin e pastabilizuar, ku fakti statistik dhe faktori demografik janë bërë çelës i zgjidhjes së raporteve politike dhe të problemeve etnike, kështu që pasqyrimi joreal i dimensionit etnodemografik të Kosovës mund të ketë edhe pasoja politike.

Regjistrimi i popullsisë është operacion kompleks masiv

Regjistrimi i popullsisë është operacion kompleks masiv i cili në Kosovë parashihet të mbahet nga 1 15 prill të këtij viti, ndërsa nga preokupimi i të gjitha instancave pushtetore dhe spektrit politik për zgjedhjet, nga të cilat sapo dolëm, u konsumua shumë energji, duke u lënë anash angazhimi i nevojshëm rreth regjistrimit të popullsisë. Duke u mbështetur dhe në këtë fakt,
ASHAK u sugjeron instancave vendimarrëse që, për të pasur një regjistrim objektiv, gjithëpërfshirës dhe cilësor, të merret vendim për shtyrjen e tij dhe për rishqyrtimin e tërë çështjeve kontestuese, përfshirë edhe Ligjin për Regjistrimin e popullsisë", thuhet në fund të kumtesës së Kryesisë së ASHAK-ut të nënshkruar nga akad. Besim Bokshi.

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REZOLUTË PËR BISEDIMET ME SERBINË (02.28.2011)
NGËRÇI I IDENTIFIKIMIT (02.28.2011)
OPTIKA LETRARE ZBARDHËLLON MBI OLIGARKINË E SHËRBIMEVE SEKRETENga SHEFQET DIBRANI (02.28.2011)
KONVULSIONET NACIONALISTE TË SERBISË - DËSHTIMI I NJË IDEOLOGJIE ANTIHISTORIKENga XHELAL ZEJNELI (02.27.2011)
RIAKTUALIZOHET ÇËSHTJA E TË PAGJETURVE (02.26.2011)
DEMOKRACIA NUK NDËRTOHET MBI HARRESËNNga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (02.26.2011)
PROVOKIMET GREKE, ME GERMAT E EPITAFEVEDhunimi i gurëve të varreveNga ARBEN LLALLA (02.26.2011)
PDIU - PARTI ATDHETARE SHQIPTARENga SALI BOLLATI (02.26.2011)
MESNATA E FTOHTË E NJË PUSHKATIMI BARBAR, 60 VJET MË PARËNga AGIM XH. DISHNICA (02.25.2011)
KOSOVA E BLLOKUAR NË BALLKANNga Av. ALI RR. ALIAJ (02.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]