VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TRAGJEDIA E INTELEKTUALITNga VANKO LEZO

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 10:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

TRAGJEDIA E INTELEKTUALIT

Nga VANKO LEZO


E Mërkurë, 03.02.2011, 12:01pm (GMT+1)

Lindur në një familje të mesme në një fshat të Delvinës, Niko Lezo studion mirë dhe me ndihmën e miqve mbaron studimet universitare për inxhinieri kimike në Tuluz të Francës. Në ambientet franceze brumoset si duhet me ndjenjat demokratike. Aty martohet me një franceze dhe bashkë me një vajzë të sapolindur kthehet në atdhe.

Këtu bëhet inisiator i shumë veprave industriale. Bashkë me shokë ngre të parin central elektrik të Tiranës, krijon të parin laborator kimik të vendit si dhe afër shtëpisë së tij një lavanteri moderne (Pastërtija). Për të shtuar të ardhurat familjare në oborrin e shtëpisë, krijon një impiant prodhimi të gazit sulfuror, (që përdoreshin atëherë në frigoriferët e ndryshëm), i ndihmuar pa kursim nga e shoqja. Në politikë si përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri në vitet e Fan Nolit zgjidhet deputet i Gjirokastrës dhe i Delvinës.

Me mbretërinë e Zogut nuk qe shumë dakord me arsyetimet e tija, megjithatë e ndihmon në një ndodhi pothuajse tragjike. Në Parlament një person i panjohur tentoi të qëllonte Zogun me thikë, por që instiktivisht Nikoja e pengoi me dorë.

Ardhja e luftës italo-greke bashkë me shumë të tjerë grekofonë, fashizmi e internoi në Itali. Këtu kemi një "non sens", ndërsa disa të tjerë vendosën në disa qytete të bukura të Italisë, Nikon e internojnë në ishullin e Ventotenes. Të vetmin përfitim që pati aty, ku u sëmur nga ulçera, fitoi miqësinë me antifashistë të njohur si Nenni dhe Perfini.

Bie fashizmi, Niko kthehet dhe punon përsëri në laboratorin e krijuar prej tij si drejtor. Marton vajzën, tashmë të rritur me një italian që me ndërmarrjen e tij të ndërtimit kishte ardhur në Shqipëri për të rindërtuar urat e prishura nga lufta. Eskavatoristi i parë në Shqipëri ishte i ndërmarrjes së tij që shërbeu për sistemimin e Lanës. Vajza e bërë tashmë italiane, iku në Itali. Vitet e para të diktaturës i kalon si specialist i mirë dhe me ministrinë e Nako Spiros arrin në postin e kryetarit të Degës së Studimeve.

Këtu nuk harron kurrë që si minoritar grek, lufton për të drejtat e minoritetit, ëndrra e tij arrin të realizohet vetëm sot me garancinë e qeverisë demokratike. Mirëpo një tragjedi e madhe po përgatitej. Meqenëse i martuar me një franceze........konsiderohet spiun i francezëve, kishte martuar të bijën me një italian.... Konsiderohet spiun i italianëve, ishte minoritar grek.... Konsiderohet spiun i grekëve, ishte vazhdimisht në mbikëqyrje. Vijnë vitet '50 dhe në Europë po lëvizte diçka drejt demokracisë. Atëherë diktatura vendosi menjëherë të bëjë një shtrydhje represioni të paimagjinueshëm.

Me lejen e Moskës, diktatura hedh një bombë-karta në murin e Ambasadës Sovjetike. U thyen disa xhama dhe asgjë tjetër. Por, ama zhurma e madhe e krijuar dha shkas për arrestimin e mbi njëqind personave. Mes tyre ishte dhe Niko Lezo.

Nga ky grup u zgjodhën 22 veta dhe pa gjyq, brenda një nate i pushkatuan. Fatkeqësia që midis tyre ishte edhe Niko Lezo dhe imagjinoni vuajtjet e nënës së tij që brenda një nate humbi burrin, shtëpinë 20-vjeçare dhe vetëm me 2 valixhe e nisën për internim në Lushnjë.

Një fshatar nga fshati Mënik afër Erzenit, i cili për nevoja familjare, kulloste lopën e tij në tokat e kooperativës, këtë gjë në orët 1-2 të mesnatës, kishte vënë re se kishin hapur një gropë të madhe, mbase për depo benzine, mendonte! Siç ishte i fshehur, natën e 26 shkurtit... Pa çdo gjë! Ardhja e kamionëve, shkarkimi i 22 vetave të lidhur me tela me gjemba dhe dëgjoi krismat e tmerrshme të mitralozëve. Trupat u hodhën në atë gropën e madhe dhe u mbuluan pjesërisht.

Kaluan shumë vite, po ky fshatar, me ardhjen e demokracisë u tregoi çdo gjë, miqve tanë demokratë. Këtu fillon nxjerrja e eshtrave të 22 intelektualëve, 21 burra dhe një grua. Qeveria demokratike vendosi të bëjë rivarrimin e tyre me një ceremoni madhështore dhe i vendosi në një varr, detyrimisht të përbashkët, në një vend të bukur tek Varrezat e Dëshmorëve.

Ndërkaq, motra ime tashmë me mend të mbledhur u përsërit të gjithë shqiptarëve shprehjen që i kishte thënë një herë babai: "Moj vajzë e dashur, vetëm atëherë kur të gjithë shqiptarët do t'arrijnë mirëkuptimin midis tyre, do të arrihet suksesi i një jete të lumtur". Ndërkaq, minoriteti grek, për ta nderuar Niko Lezon po përgatit një libër në dy gjuhë, greqisht dhe shqip, ku tregohet kjo tragjedi. Nga ana ime e vetmja këshillë që u jap të gjithë politikanëve, të mos harrojmë gjënë më të çmuar që kanë: Janë shqiptarë!

VANKO LEZO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRI: RRETH 4 MIJË QYTETARË KANË NDRYSHUAR KOMBËSINË (03.02.2011)
BESNIK HIDRI, SHEMBULL I SAKRIFICËSNga SHEREFEDIN SHEHU (03.01.2011)
VRASËSIT E SHTETIT Nga MUJË BUÇPAPAJ (03.01.2011)
ASHAK SUGJERON SHTYRJEN E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË (03.01.2011)
REZOLUTË PËR BISEDIMET ME SERBINË (02.28.2011)
NGËRÇI I IDENTIFIKIMIT (02.28.2011)
OPTIKA LETRARE ZBARDHËLLON MBI OLIGARKINË E SHËRBIMEVE SEKRETENga SHEFQET DIBRANI (02.28.2011)
KONVULSIONET NACIONALISTE TË SERBISË - DËSHTIMI I NJË IDEOLOGJIE ANTIHISTORIKENga XHELAL ZEJNELI (02.27.2011)
RIAKTUALIZOHET ÇËSHTJA E TË PAGJETURVE (02.26.2011)
DEMOKRACIA NUK NDËRTOHET MBI HARRESËNNga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (02.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]