VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Saranda do të bëhet një nga qendrat më të mëdha të turizmit në Shqipëri, Ballkan e më gjerë

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 08:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Saranda do të bëhet një nga qendrat më të mëdha të turizmit në Shqipëri, Ballkan e më gjerë
E Shtunë, 05.02.2009, 04:50pm (GMT+1)

ATSH/-Kryeministri Berisha përshëndeti sot hapjen e sezonit turistik në vend dhe uroi qytetarët e Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë për një sezon turistik edhe më të suksesshëm. "Së bashku, ne çelim sezonin turistik të Sarandës dhe mbarë Shqipërisë. Sezon, në të cilin Saranda, bregu, Vlora, Durrësi, Velipoja, Shëngjini, Ksamili, i tërë bregdeti shqiptar përgatitet të presë miliona qytetarë dhe qytetare nga vende të ndryshme nga mbarë bota, t'u ofrojë atyre mikpritjen e shkëlqyer shqiptare, t'u ofrojë atyre pasuritë e mëdha kulturore, shpirtërore, fetare dhe të gjithanshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve, t'u ofrojë ujërat më të kthjellëta më të pastra, t'u ofrojë shërbimet më të mira," u shpreh Kryeministri, drejtuar qytetarëve të Sarandës. Kryeministri tha se falë mikpritjes shqiptare dhe mbështetjes që qeveria i ka dhënë zhvillimit të gjithanshëm të vendit, veçanërisht turizmit, vitin e kaluar, në Shqipëri, kanë hyrë 2.7 milion vizitorë, kundrejt 300 mijë gjithsej gjatë gjithë vitit 2004 dhe vetëm Saranda, në verën e kaluar, ia doli të presë 300 mijë turistë, aq sa kishin hyrë në Shqipëri, gjatë vitit 2004.
     Hapja e sezonit turistik, tha më tej Kryeministri, do të punësojë qindra të rinj në sektorin e shërbimeve dhe qindra e qindra milion euro do të shpenzohen nga turistët në Sarandë dhe mbarë Shqipërinë. 
     "Shqipëria, - u shpreh Kryeministri - ka potenciale të mëdha zhvillimore, por potencialin e të gjitha potencialeve Shqipëria e ka në turizmin e saj, e ka në Sarandë, në bregdet, Vlorë, Durrës, Velipojë, Shëngjin etj.." 
     Më pas, Kryeministri Berisha mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e çeljes së sezonit turistik. Kryeministri vizitoi panairin përgjatë shëtitores së qytetit, në stendat e ndryshme të të cilit ishin ekspozuar punime artizanale nga Saranda dhe zonat përreth, piktura të fëmijëve nga Qendra Kulturore e Sarandës. Kryeministri u ndal në stendën e fondacionit Lidia, ku ishin ekspozuar fotografi të rreth 80 monumenteve të kulturës së Sarandës dhe Delvinës. Kryeministri Berisha i përgëzoi për ekspozitën dhe u kërkoi të shihnin mundësitë që ekspozita të qëndronte e hapur gjatë gjithë vitit dhe t'i shërbente turistëve si një guidë. 
     Kryeministri Berisha vizitoi më tej Muzeun Arkeologjik dhe Zyrën e Informimit Turistik. Kryeministri përgëzoi punonjësit e saj për promovimin e potencialit turistik të Sarandës dhe për inkurajimin e turistëve për të ardhur në Shqipëri. 
     "Ne e çelim këtë sezon në kushte të pakrahasueshme më të mira, pasi lajmi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, lajmi i pranimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian janë dy lajme pozitive që Shqipëria i përcjell mbarë botës. Këto janë dy lajmet e përcjella nga të gjitha agjencitë dhe mediat e botës. Kështu, që çdo njeri që tani sheh në hartën e Ballkanit dhe Europës dhe ndalet te Shqipëria, ndalet në një vend anëtar të BE-së," u shpreh Kryeministri. 
     Kryeministri Berisha u takua me qytetarë të shumtë dhe u konfirmoi vullnetin e tij dhe të qeverisë që ai drejton për ta kthyer Sarandën në një nga qendrat më të mëdha të turizmit jo vetëm në vend, por edhe në Ballkan e më gjerë.
     Kryeministri Berisha shoqërohej në këtë vizitë nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ardian Turku./a.gj/


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Të hënën artistët tanë në Moskë për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë (05.01.2009)
Sa do të rrinë forcat te Kroi i Vitakut? (04.30.2009)
Mbi 30 milionë shqiptarë në 83 shtete të botës (04.28.2009)
SHBA: Promovohet libri i Balliut "Zonja e zezë Nexhmije Hoxha" (04.27.2009)
Rufi Osmani kërkon marrëveshje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve (04.26.2009)
Hashim Thaçi: Batalioni Atlantiku imazhi perëndimor i UÇKsë (04.24.2009)
Berisha: Turistët kosovarë këtë verë vijnë në Shqipëri nëpërmjet rrugës Durrës-Kukës (04.23.2009)
Osman Mula: Pse e dua më shumë Shkodrën se Tiranën (04.23.2009)
I madhi Karl Gega nuk ishte aq i vogël sa të vriste veten (04.17.2009)
Ardian Fullani: Shqipëria duhet medoemos të përfitojë nga fondi që 20 vendet më të fuqishme akorduan për FMN (04.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]