VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUNDËRSHTIM NË SHKRIMET E NEXHMEDIN SPAHIUT!Qasje nga CENË PUSHKOLLI

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 07:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

KUNDËRSHTIM NË SHKRIMET E NEXHMEDIN SPAHIUT!

Qasje nga CENË PUSHKOLLI


E Hënë, 05.16.2011, 06:05pm (GMT+1)

Ju mund të deklaroheni çkado për vete, por asgjë nuk mund të jeni përpos SHQIPTAR. Edhe pse jeni profesor i dy universiteteve (aktualisht në dy shtete), madje teknikisht administrativisht me dy nënshtetësi, ju jeni me Komb SHQIPTAR, dhe si i tillë do të trajtohesh në sy të veprimtarëve të kauzës së bërjes së SHQIPËRISË ETNIKE, pavarësisht se sa ju dhe ne të tjerët e duam Kosovën. E duam Kosovën nën një HIMN dhe NËN NJË FLAMUR, ashtu siç e duam veriun e jugun e Shqipërisë ( bashkë me vilajetet tjera shqiptare).

Dikur jo shumë moti Ish Republika e Maqedonisë, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Kroacia ishin në kuadër të Republikës së Jugosllavisë, në atë kohë nacionalitetet ndër të cilët edhe shqiptarët quheshin ashtu siç e kishin nacionalitetin, pra quheshin shqiptarë-Albanci. Meqë e trajtojmë kombin Shqiptar, atëherë po përqendrohemi tek shqiptarët e atyre ish - Republikave. Shqiptarët e atyre Republikave si edhe në Vojvodinë quheshin Shqiptar-Albanci, apo jo? Me tu pavarësuar ato Republika, çfarë ndodhi me Shqiptarët? A janë ata ende shqiptar dhe në dokumentacionin e tyre personale a u shkruan Shqiptar( Albanac)? apo bashkë me formimin e kombeve-shteteve të reja Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë Serbi edhe ata u shndërruan në: Kroatë, Sllovenë, Maqedonë, Malazias, Boshnjak, Serb?. Po kështu mund të thuhet edhe për shqiptarët gjithandej botës. Një numër i madhë i tyre tashmë e kanë shtetësinë e shteteve ku janë duke jetuar, vepruar e punuar, ata mund ta kenë edhe shtetësinë e kosovës. Por, më thuani ju lutem si i quajnë shqiptarët që jetojnë ta e zëmë në gjermani? Për këtë jam interesuar veçmas dhe kam mësuar se ata atje quhen Albanian in Kosovo, vallë pse bashkëkombasit tanë atje nuk quhen Gjerman, siç pretendon ti me e quajt shqiptarin e kosovës Kosovar. Nëse ke menduar për: KOSOVAR m. sh. Banor vendës i Kosovës ose ai që e ka prejardhjen nga Kosova, sipas fjalorit të Gjuhës Shqipe, atëherë të japë të drejt, sepse vërtetë ne jemi Kosovar.

Në vazhdim të shohim edhe versionin tjetër për kosovar çka do të thotë: KOSOVAR mb.

Që lidhet me Kosovën ose me kosovarët, që është karakteristik për Kosovën ose për kosovarët, i Kosovës ose i kosovarëve; që është krijuar nga kosovarët. Këngë (valle) kosovare. Veshje kosovare.

Kjo është sa i përketë këmbngulësisë tuaj lidhur me nocionin Kosovar, ndërkaq sipas fjalorit poashtu të gjuhës shqipe, të shohim se çka do të thotë KOMB. KOMB I m. sh.

1. Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Kombi shqiptar. E drejta e kombeve për vetëvendosje. Baballarët e kombit. vjet. deputetët reaksionarë në parlamentin e regjimit zogollian.

2. spec. Shtet, vend. Lidhja e Kombeve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Respektivisht nën varianta:

KOMB II m. sh.

1. Lidhje e shtrënguar e dy pjesëve a e dy anëve të një filli, të një litari etj. ose e dy cepave të një shamie, pëlhure etj.; nyjë. E lidhi komb. Zgjidh kombin. E kështu me radhë

Në përmbyllje të këtij kundërshtimi, le të më lejohet ti them edhe dy-tri fjalë lidhur me etnin dhe nacionalizmën, natyrisht duke iu referuar Fjalorit të gjuhës Shqipe.

ETNIK mb. Që lidhet me një popull a me një komb të caktuar dhe me kulturën materiale e shpirtërore të tij. Grup etnik. Kufi etnik. Emër etnik. Përkatësi etnike. Ndërkaq

NACIONALIZËM m.

...

2. Lëvizje kombëtare kundër pushtimit dhe shtypjes së huaj; ndjenja kombëtare. Nacionalizëm i flaktë (i zjarrtë).

Fyerjet që dalin nga goja juaj, nuk korespondojn me edukatën, kulturën dhe shkollimin që keni. Fundja edhe ti je "pjellë e këtij populli", si të tillë të njohim.

CENË PUSHKOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË GJURMËT E NJË EMISIONI ME NJË KRYEKOMUNISTNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.16.2011)
HAPET NË TIRANË NJË UNIVERSITET TEOLOGJIK ISLAM (05.16.2011)
REAGIM NDAJ TEZËS KONFEDERALE SHQIPËRI - KOSOVËNga CENË PUSHKOLLI (05.13.2011)
SI E KAM NJOHUR GAZETARIN E ROJTERIT KURT SHORKNga REXHEP SHAHU (05.13.2011)
KOSOVA PO MBLEDH FAKTET PËR KRIMET E KRYERA NGA SERBIA (05.12.2011)
NJË REVISTË RUMUNE DEDIKUAR SHQIPËRISËNga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.12.2011)
13 VJET PUNE TË SUKSESSHME TË RTV21 (05.11.2011)
NË BORÃ…S TË SUEDISË DOLI NGA SHTYPI NË SUEDISHT LIBRI PËR FËMIJË DHE TË RINJ "BUBULINO" I VIRON KONËSNga SOKOL DEMAKU (05.11.2011)
RIZA HALIMI KUNDËR HAPJES SË ÇËSHTJES SË KUFIJVE (05.10.2011)
GJUHA GJERMANE NË SHKOLLAT E ULQINIT QË NGA KLASA E PARËNga VERA KATANA (05.09.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]