VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "BURGJET E SHTETIT BURG" - EKSPOZITË NË LAJPCIG PËR DIKTATURËN NË SHQIPËRI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
"BURGJET E SHTETIT BURG" - EKSPOZITË NË LAJPCIG PËR DIKTATURËN NË SHQIPËRI
E Premte, 06.03.2011, 08:53am (GMT+1)

Historiani Agim Musta.

Me iniciativën e Fondacionit Federal Gjerman për Rivlerësimin e së Kaluarës, në Lajpcig të Gjermanisë u hap në 25.05. ekspozita "Burgjet e shtetit burg". Ekspozita është konceptuar dhe hartuar nga historiani Agim Musta.

DW: Zoti Musta, cili është synimi i hapjes së kësaj ekspozite dhe si erdhi puna që ajo hapet pikërisht në Lajpcig?

Musta: Unë prej 10 vjetësh kam në dispozicion ekspozitën që e kam bërë me forcat e mia "Burgjet e shtetit burg", ku paraqes mbi 100 e ca foto, midis të cilave janë burgjet, kampet me punë të detyrueshme dhe personalitete shqiptare të ekzekutuara dhe të vdekura nëpër burgje në kohën e diktaturës komuniste. Hapja në Lajpcig (Leipzig) e ekspozitës u bë me iniciativën e zonjës Ana Kaminsky, e cila vjet erdhi në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës për të parë pavionin e gjenocidit komunist ose të terrorit komunist, që mendojmë të ngremë, ku unë punoja si këshilltar i jashtëm. Meqenëse ky pavion akoma nuk është vënë në funksionim në Tiranë, ajo më bëri një propozim dhe më ftoi që të vija ta hapja në Gjermani. Dhe kështu u bë, unë ekspozitën e dërgova në qendrën arkivore në Lajpcig, në drejtimin e zotit Schwabbe, u përkthye në gjermanisht dhe para pak ditësh, në datën 23 maj, së bashku me sekretarin e shoqatës "Musine Kokalari" zotin Thoma Note, erdhëm në Lajpcig dhe në datën 25 maj, pasi u bë një konferencë ku folën edhe përfaqësues të shoqatave për krimet e komunizmit në Poloni, Çeki dhe në Gjermaninë Lindore, unë bëra një panoramë të diktaturës komuniste në Shqipëri, të cilën e kam vuajtur vetë në kurriz se kam vuajtur 13 vjet burgim në burgjet më të rënda, siç ka qenë burgu i Burrelit, miniera e Spaçit e të tjera.

DW: Mund të na thoni edhe diçka tjetër për ekspozitën?

Musta: Ekspozita paraqet fillimisht hartën "Burgjet e shtetit burg", ku në hartën e Shqipërisë janë vendosur 100 e ca burgje dhe kampe me punë të detyruar, të cilat kanë ekzistuar në kohën e diktaturës komuniste: kisha të kthyera në burgje, shkolla të kthyera në burgje, shtëpi private të kthyera në burgje etj. Pastaj vjen harta e poligoneve të vdekjes, ku ekzekutoheshin gjatë kohës së diktaturës komuniste grupe masive si ai që ndodhi më 1951, me rastin e incidentit në Ambasadën Sovjetike në Tiranë, ku u ekzekutuan 22 veta; në Zallin e Kirit, pas kryengritjes së Postribës dhe në shumë vende të tjera. Unë kam investiguar dhe kam mbledhur të dhëna për ta bërë këtë hartë të poligoneve të vdekjes, të vendeve ku janë ekzekutuar.

Pas këtyre dy hartave vjen autobiografia ime dhe 13 librat që unë kam botuar deri sot, me motive nga kampet, burgjet dhe terrori komunist; hartat, fotografitë e personaliteteve të ashtuquajtur sabotatorë, që ekzekutohen, si grupi i inxhinjerëve në Maliq; personalitete të ekzekutuar dhe të vdekur nëpër burgje, si tre ministat e arsimit: Gjergj Kokoshi, Xhevat Korça dhe Mirash Ivanaj; personalitete të ndryshme të kulturës shqiptare dhe fotografi të vendeve të vuajtjeve të dënimit dhe të burgjeve të hetuesisë.

DW: Si ju lindi kjo ide juaja, kur vendosët për një iniciativë të tillë, përveç vuajtjeve personale, të cilat sigurisht nuk janë të shlyeshme?

Musta: Kjo ide mua më ka lindur qysh kur vuaja dënimin nëpër burgjet komuniste, se ishim të bindur që dikur do të vinte koha që diktatura të përmbysej. Si mësues historie që kam punuar përpara së të futesha në burg, më lindi kërshëria që të bisedoja e investigoja me qindra bashkëvuajtësit e mi, të merrja vesh se kë kanë pasur hetues, çfarë torturash janë përdorur prej tyre e të tjera. Të gjitha këto unë i regjistroja në mendjen time dhe kur në Shqipëri u vendos pluralizmi, unë isha ndër inisiatorët kryesorë për formimin e Shoqatës Kombëtare Shqiptare dhe pastaj m'u krijua mundësia që të botoj librin e parë më 1992, "Mandelët e Shqipërisë" dhe kështu në vijim, duke mbledhur materiale të ndryshme që ekzistonin në analet gojore të burgjeve, unë kam botuar deri më sot 13 libra.

DW: Është padyshim një numër i madh që flet për fuqi krijuese. Diçka që mund të veçohet është vëmendja që ka tërhequr ekspozita juaj në Gjermani. Keni marrë vlerësime nga të pranishmit në hapjen e ekspozitës?

Musta: Vlerësime optimale kanë qenë për punën time dhe njëkohësisht ishte për keqardhje që personalitete të studimit të diktaturave komuniste në Gjermani për Shqipërinë nuk dinin gjë, për të mos thënë se nuk dinin asgjë. U thashë personaliteteve këtu se jam i gatshëm të vij për të mbajtur edhe leksione në lidhje me torturat që përdoreshin në Shqipëri, që nga primitivet të kohës së dinastisë Ming në Kinë dhe deri në më modernet me shokun elektrik etj. Po kështu për personalitetet që kanë vdekur nëpër burgje si Musine Kokalari, Sami Dangëllia që është një vlerë kombëtare që ka vuajtur 43 vjet burg. Nuk ka në asnjë vend të Evropës Lindore, as në ish-Bashkimin Sovjetik, ku edhe vetë atentatorja kundër Leninit, Fana Kapllan vuajti 36 vjet, kurse në Shqipëri Sami Dangëllia është kampion në gjithë vendet e Lindjes që vuajti 43 vjet burg dhe vdiq në burg, se do bënte akoma.

Shënim: Ekspozita përmban fakte, fotografi, harta dhe të dhëna ekskluzive të mbledhura nga autori për terrorin komunist. Zoti Musta, i cili është edhe autor i 13 librave, është këshilltar edhe i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, për ngritjen e pavionit të gjenocidit komunist. "Arkivi i Lëvizjes Qytetare në Lajpcig" i cili e mbështeti hapjen e ekspozitës për Shqipërinë është specializuar për mbledhjen, ruajtjen dhe ekspozimin e dokumentacionit të lëvizjeve opozitare antikomuniste në vendet e Lindjes. Biseda me zotin Agim Musta u zhvillua në ditën e parë të hapjes së ekspozitës shqiptare në Lajpcig, e cila pas 21 ditësh do të shkojë edhe në qytete të tjera të Gjermanisë.

Intervistoi: Auron Dodi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARULLA PATRIOTIKE ME PATATE KOSOVENga REXHEP SHAHU (06.03.2011)
KADARE: SERBIA KA DETYRIM TA NJOHË KOSOVËN (06.03.2011)
RUFI OSMANI: DO TA MARRIM HISEN TONË (06.02.2011)
PSE ËSHTË MË MIRË TË HESHTË PRESIDENTI?!Nga HAJRO ÇINI, M.A.Economics (06.02.2011)
BASHKIMI DEMOKRATIK SHQIPTAR: STOP DISKRIMINIMIT RACIAL TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI!(NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE) (06.01.2011)
KUSH E BOJKOTON VRULLIN ME TË CILIN KOSOVA NDËRTOHET SI SHTETNga BAKI YMERI (05.31.2011)
BELGZIM KAMBERI NË "BISEDË INFORMATIVE" PSE KËRKOI NJOHJEN E DIPLOMAVE TË KOSOVËS (05.31.2011)
GJENDJA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE PERSPEKTIVA E TYRENga BEGZAD BALIU (05.30.2011)
REVOLTA E 'QAFE BARIT', GJENDEN ESHTRAT E DY TË PUSHKATUARVE (05.29.2011)
MARRËVESHJA E OHRIT, ARMË E FUQISHMEIntervista e BARDHYL MAHMUTIT, kryetar i BDSH, për gazetën Koha (05.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]