VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUSH E BOJKOTON VRULLIN ME TË CILIN KOSOVA NDËRTOHET SI SHTETNga BAKI YMERI

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 11:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

KUSH E BOJKOTON VRULLIN ME TË CILIN KOSOVA NDËRTOHET SI SHTET

Nga BAKI YMERI


E Martë, 05.31.2011, 03:44pm (GMT+1)

Shoqëruar me fotografinë e monumentit të Bill Clintonit në Prishtinë, Oana Popescu (drejtoreshë programimi në Aspen Institute România), thekson në kuadrin e artikullit "Çka bojkotojmë. Vrullin me të cilin ndërtohet Kosova si shtet." (adevarul.ro, 26 maj 2011): "Bojkotimi nga presidenti Basescu i samitit rajonal të Varshavës, ku pritet të marrë pjesë edhe Obama, për shkak të pjesëmarrjes së lideres kosovare, risjell në diskutim opcionin rumun për mosnjohjen si shtet të entitetit Kosovë. Rumania tregoi kah fundi i vitit të shkuar se si ndërtohet ishprovinca si shtet dhe si dështon Bukureshti duke mos marrë pjesë në ndryshimet në Ballkan."

Foto: Reuters. Un albanez kosovar face o poză statuii fostului preşedinte american, Bill Clinton, amplasată pe Bulevardul Clinton din Pristina.

Autorja përshkruan në mënyrë realiste zhvillimet, respektivisht stagnimet e ekonomisë së Maqedonisë me 32% të papunësosë e të një tregu të zi me 20%, duke kaluar nga Maqedonia në Kosovë, duke e përshkruar sentimentin e historisë së saj të gjallë, me të rinjtë e buzëqeshur, me plagët e freskëta të luftës, me njerëz që dinë të bashkëjetojnë njëri me tjetrin e që dinë falin (me vështirësi!), me njerëz që dinë të ndërtojnë në vend që të shkatërrojnë, me njerëz tejet të gjallë, jashtëzakonisht të shoqërueshëm dhe mikpritës, me njerëz që e flasin anglishten, me ndërtime shtëpishë dhe autostradash, me ndërtesa të larta byroshë dhe apartamentesh, por edhe me një mungesë planifikimesh urbane e me çmime të larta apartamentesh, por me një strukturë fizike e dyfishuar nga ngritja e një shteti të gjallë.

Oana shkruan për efektin pozitiv të rritjes ekonomike si pasojë e përvojës që kanë përfituar njerëzit të respektojnë punën e organizuar e të disiplinuar, për energjinë e identitetit kombëtar të ripërfituar, për stimulimet e jashtme që ndikojnë për instaurimin e një demokracie autoktone e të mirëfilltë, edhepse Kosova ende nuk e gëzon luksin e merituar që e gëzojnë strukturat transatlantike, ndaj, thekson me notë pesimiste autorja "ajo që po ngjet atje më shumë shëmbëllen me një formë kolonizimi se sa demokratizimi", apo më tej, "me gjithë përkrahjen amerikane dhe angleze, janë investitorë të panumërt që presin klarifikimin e situatës në nivel politik, siç thekson Wolfgang Ischinger, ishpërfaqësues i BE në Trojkën e negociatave mbi ardhmërinë e Kosovës. "Procesi është i gulçuar nga korupcioni dhe se nuk ekziston kurrfarë drejtimi koherent, ngase Kosova është e varur ekonomikisht nga rajonet tjera saqë do të arrijë të zhvillohet kur krejt rajoni do të nxirret nga goja e zezë në të cilën ndodhet", mendon në anën tjetër norvegjiani Kai Eide, ishraportot për Kosovën i Sekretarit Gjeneral të OKB.

Sipas këtij autori rumun, avantazhi i parë është "zhvillimi i përgjithshëm i një vendi me dymilionë banorë pa fundamentalizma islamike dhe me simpati të fuqishme properëndimore", duke e përshkruar cilësinë e transparencës dhe pasanikët e tranzicionit e të korupcionit, "si pasojë e së cilës përralla e dashurisë me Perëndimin mund të shndërrohet një ditë në oportunizëm apo ahmarrje kur BE do fillojë të humbë nga entuziazmi dhe durimi duke filluar të shprehë keqardhje për Kosovën si pasojë e mosprëmbushjes së kushteve në procesin e aderimit, shqiptarët duke mbetur ende tributarë të një trajtimi afektiv dhe viktima permanente që mund të ndjehen të tradhëtuar nëse nuk do të jenë edhe më tej të inkurajuar e ta përqafojnë ralisht relacionin me Europën dhe Amerikën (të rinjtë e sotëm kishin mosha kritike në kohën e pastrimeve etnike të Millosheviqit dhe ende kanë reflkese revendikative dhe konfliktuale)."

Edhpese e gjunëzuar nga bombardimet e NATO-s, e dyshimtë dhe e dobët për bashkëpunim me qeverinë proeuropiane, Serbia sipas autores është "çelsi i stabilizimit në rajon, e cila në krahasim me homologët shqiptarë, ua trefishon rrogat arsimtarëve mjekëve serbë për t'i inkurajuar që të mbeten në Kosovë. Resentimentet e krijuara janë të thella, ndërsa reakcionet kontraproduktive, ndaj disponimi i kohëve të fundit për kompromis me Beogradin duhet inkurajuar nga komuniteti ndërkombëtar, pa kurrfarë ndjenje të armiqësisë apo kushteve të favorizimit të njërës apo të tjetrës palë."

Mospjesëmarrja e Basescut në samitin e Varshavës është një lajthitje politike dhe diplomatike e presidentit rumun, gabim që kanë filluar ta trajtojnë edhe analistë të ndryshëm në radio, shtyp dhe televizion (ndër të cilët edhe publicistët Bogdan Chiriac, Florian Bichir, Tiberisu Puiu etj.), e të cilën thonë se çështja e Kosovës nuk është identike me kërkesat e hungarezëve të Transilvanisë për autonomi territoriale në zemër të Rumanisë. Por Rumania? - pyet autorja. Pasi përmend se KFOR-in e kontrollojnë amerkanët, se EULEX-i është nstrument i BE, kurse trupat e OKB-së instrument për ta qetësuar Rusinë dhe Kinën, si dhe autoritetet lokale etj., autorja përfundon: "Rumania përmes përkrahjes dhënë Serbisë për mosnjohjen e Kosovës, mund të jetë një mediator në këtë drejtim. Sidoqoftë formula, madje edhepse mbetet një e mosnjohjes formale të shtetit, Bukureshti e humb në këtë moment mundësinë e të qenit një aktor relevant në rajon po qe se refuzon të punojë me Kosovën... Në kontekstin e hapave të ndërsjellë të negociatave serbo/kosovare, infleksibiliteti dhe mospjesëmarrja e Rumanisë në këtë proces esencial për BE, është për Bukureshtin një recidivë të cilës i mungon vizioni në politikën e jashtme."

Nga 6 komentatorët e këtij shkrimi, FMI i parashtron pyetje autores "Çka përfituam nga implikimi i Rumanisë në Irak?", autori i këtij shkrimi e përgëzon autoren duke ia përmendur faktin se Rumania u turpërua duke rrëshqitur si thiu në akull përmes dy sesioneve parlamentare kundër pavarësisës së Kosovës (2007, 2008), se më kot krenohesh se je demokrat apo pedelist në kohën kur praktikon politikën proruse të Iliescut i cili pat theksuar më 1992 se "Miqët më të mirë të Rumanisë janë Deti i Zi dhe Serbia". Turp parlamentar dhe turp qeveritar. Qëndrimi antikosovar i Rumanisë është qëndrim antieuropian." Dhe del në shesh Mihai Andrei, duke pallavraxhuar gjoja se "Kosova i përkiste dinastisë së fuqishme serbe nën emrin "Serbia e Vjetër", duke ua mveshur shqiptarëve epitetin "musulmani" që krijokan gjithkund në botë trazira dhe violenca.", dhe del përsëri në sqenë autori i këtij shkrimi duke ia mbyllur gojën komentatorit Andrei duke e konsideruar si një "bandit elketronik" që s'ka lidhje me historinë, që s'e din se pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosovës formalisht mbajnë emra myslimanësh, por gjaku i tyre është gjaku i Gjergj Kastriotit, gjak i krishterë, duke e konsideruar këtë shpifës si kultivues i ksenofobisë konfesionale, njësoj siç patën vepruar kriminelët e Mllosheviqit që e tmerruan botën me masakra mesjetare, me gjenocid, etnocid dhe holokaust, e me varre masive në Bosnjë e Kosovë, me krime lufte kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, fakt për të cilin NATO dhe SHBA e bombarduan këtë shtet kriminal.

ORIGJINALI:

http://www.adevarul.ro/international/foreign_policy/europa_fp/Iuresul_in_care_se_construieste_Kosovo_ca_stat_0_487751605.html

 

 

Oana Popescu

 

Adevarul

BAKI YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BELGZIM KAMBERI NË "BISEDË INFORMATIVE" PSE KËRKOI NJOHJEN E DIPLOMAVE TË KOSOVËS (05.31.2011)
GJENDJA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE PERSPEKTIVA E TYRENga BEGZAD BALIU (05.30.2011)
REVOLTA E 'QAFE BARIT', GJENDEN ESHTRAT E DY TË PUSHKATUARVE (05.29.2011)
MARRËVESHJA E OHRIT, ARMË E FUQISHMEIntervista e BARDHYL MAHMUTIT, kryetar i BDSH, për gazetën Koha (05.28.2011)
DREJTSHKRIMORI I NEVOJSHËM (05.27.2011)
ALIPASHIADA - ILIADA SHQIPTARENga SHAHBAZE VISHAJ (05.26.2011)
POET I INTERNUAR, ME SHPIRT PREJ LOTINga KEZE KOZETA ZYLO (05.25.2011)
DEPRESIONI POLITIK: NJË ARITMI E MADHE POPULLORENga Dr. ZEF MULAJ (05.24.2011)
INTERVISTA EKSKLUZIVE E GAZETËS LAJM ME BARDHYL MAHMUTIN, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK SHQIPTAR (05.24.2011)
KADARE KY HUMBËS I MADHNga Dr. ALBAN DACI (05.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]