VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REVOLTA E 'QAFE BARIT', GJENDEN ESHTRAT E DY TË PUSHKATUARVE

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 01:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
REVOLTA E 'QAFE BARIT', GJENDEN ESHTRAT E DY TË PUSHKATUARVE
E Djelë, 05.29.2011, 08:33am (GMT+1)



Eshtrat e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit u zbuluan në varrezat e fshatit Kuç, në afërsi të lumit Kir

Eshtrat e dy personave të pushkatuar në vitet e diktaturës komuniste në periferi të qytetit të Shkodrës, u gjetën dje në mesditë, nga familjarët e tyre pas një kërkimi mbi 20-vjeçar. Eshtrat e dy të pushkatuarve, pjesëmarrës në revoltën e Qafë Barit, ku vuanin dënimin me akuzën "agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor", u gjetën në territorin e stacionit të antenave të Radio "Shkodrës" në fshatin Kuç, në afërsi të lumit Kir. Kryetari i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Mirakaj, bëri me dije se eshtrat u gjetën, pasi Ministria e Brendshme u dha drejtuesve të gërmimit një skicë të vendit të dyshuar. Ish-i përndjekuri Simon Mirakaj theksoi se, revolta e Qafë Barit ishte një revoltë mbijetese, pasi të burgosurit politikë aty u revoltuan për shkak të kushteve tejet të rënda dhe për plotësimin e normave më themelore të jetesës.

Zef Ndoja, 49 vjeç, banor i Komunës Temal, thotë se eshtrat e gjetura janë të vëllait të tij, Tom Kol Ndoja nga fshati Dushman i rrethit të Shkodrës, i cili ka qenë i burgosur politik në vitin 1979, kur ishte vetëm 22 vjeç. Ndërkohë, gjatë revoltave të vitit 1984 në Qafë Bari, ai së bashku me bashkëmoshatarin e tij, Sokol Zef Sokoli, nga Lekbibaj, u pushkatuan, duke mos lënë asnjë adresë nga autoritetet e burgut. Zefi, së bashku me dy vëllezërit e tjerë, Ndojën dhe Gjeloshin, dhe motrën Borja, ndjehen të lehtësuar që mbas një periudhe kaq të gjatë kërkimesh, arritën të gjejnë vendin ku preheshin eshtrat e vëllait të tyre. Ato thonë se, bazë të informacioneve nga njerëz që nuk donin të identifikoheshin, patën kërkuar fillimisht në Malin me Gropa, pastaj në Tërbun të Pukës, Qafë Bari, dhe së fundmi në Kuç të Shkodrës, këtu ku disa vite më parë janë gjetur edhe disa persona të tjerë të pushkatuar nga diktatura komuniste. Sipas vëllezërve Ndoja, pranë varrit të vëllait të tyre, është gjetur edhe një varr tjetër, në të cilin është varrosur Sokol Zef Sokoli.

Pas gjetjes së eshtrave, familjarët e Tom Ndojës, rrëfejnë se kalvari i mundimshëm i kërkimit të eshtrave të të dashurit të tyre më në fund ngadhënjen, pasi tashmë Tom Ndoja do të prehet në varrezën e familjes së tij. Pas asaj të Spaçit, që u shtyp me dhunë, revolta e 20 majit të vitit 1984 në burgun e Qafë Barit është cilësuar si një nga reaksionet më të forta kundër regjimit diktatorial brenda kampeve të përqendrimit komunist. Në ballë të turmës së të dënuarve u vunë Tom Ndoja, Sokol Sokoli, Petrit Bazelli, Anastas Dhamo, Nue Pisha, Kosta Gjordemi etj. Sipas dëshmitarëve, skena më e tmerrshme mbetet lidhja në zinxhir e udhëheqësit të revoltës, tropojanit Sokol Sokoli. Pas torturash çnjerëzore të kryera gjatë natës, udhëheqësi i revoltës Sokol Sokoli u tërhoq zvarrë në sytë e të gjithë të burgosurve dhe m'u në mes të kampit, atë e shtrinë mbi një dru dhe e këputen në mes. Më pas u pushkatuan faqe të gjithëve edhe Tom Ndoja dhe Nue Pisha. Më shumë se 30 të burgosur u ridënuan dhe u dërguan drejt burgut të Burrelit, ndërsa të burgosurit e tjerë pjesëmarrës të revoltës së Qafë Barit u lidhën këmbë e duar e u ngujuan nëpër biruca. Mandej ekzekutuesit i varrosën Sokol Sokolin dhe Tom Ndojën në një varr të përbashkët në Fshatin Kuç të Komunës Gur i Zi.

(http://www.rilindjademokratike.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARRËVESHJA E OHRIT, ARMË E FUQISHMEIntervista e BARDHYL MAHMUTIT, kryetar i BDSH, për gazetën Koha (05.28.2011)
DREJTSHKRIMORI I NEVOJSHËM (05.27.2011)
ALIPASHIADA - ILIADA SHQIPTARENga SHAHBAZE VISHAJ (05.26.2011)
POET I INTERNUAR, ME SHPIRT PREJ LOTINga KEZE KOZETA ZYLO (05.25.2011)
DEPRESIONI POLITIK: NJË ARITMI E MADHE POPULLORENga Dr. ZEF MULAJ (05.24.2011)
INTERVISTA EKSKLUZIVE E GAZETËS LAJM ME BARDHYL MAHMUTIN, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK SHQIPTAR (05.24.2011)
KADARE KY HUMBËS I MADHNga Dr. ALBAN DACI (05.23.2011)
PËR VËLLIMIN ME POEZI "KASOLLJA E INTERNIMIT"NËN DRITËN UNGJILLORENga LAURETA PETOSHATI (05.22.2011)
JUGU I SERBISË DHE IDEJA E NDARJES SË KOSOVËS (05.22.2011)
SHBA, THIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË TË RESPEKTOJNË PROCESIN ZGJEDHOR (05.20.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]