VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PSE ËSHTË MË MIRË TË HESHTË PRESIDENTI?!Nga HAJRO ÇINI, M.A.Economics

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 11:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PSE ËSHTË MË MIRË TË HESHTË PRESIDENTI?!

Nga HAJRO ÇINI, M.A.Economics


E Enjte, 06.02.2011, 10:07am (GMT+1)

Sepse sa herë që flet duket se gabon, bile shumë rëndë. Gabimet e tij llogjike bëhen shumë më të rënda kur reagon emocionalisht, veçanërisht kur i del sheshit e vërteta. Nuk ka komunikim me gazetarët të mos e kapësh në gabim llogjik Presidentin, dhe kjo është normale, duke pasur parasysh natyrën e tij, në aparencë të qetë, por në fakt shumë emocionale. Ajo që të bën të ngresh vetullat përpjetë është kur reagon nëpërmjet zëdhënëses, se aty të paktën emocinonet janë më të reduktuara, plus që mund edhe të ketë këshilla.

Presidenti emocionohet shpejt. A e patë kur votoi?! Ai futi votën në kutinë e gabuar, dhe për të mos mjaftuar kjo, në atë kuti ishte vetëm vota e tij që për fat të keq të tij ajo votë u dekonspirua. Ai kishte votuar për kandidatin kundërshtar të partisë që e mbajti si nënkryetar, si kryetar të grupit kuvendor, si dhe e bëri President. Sipas analistit Frrok Çupi, presidenti shnderoi veten politikisht, dhe se duhet të shkojë në kuvend dhe të japë dorëheqjen, pasi ai ka humbur votë besimin e asaj maxhorance që e zgjodhi. Presidenti nuk e bën këtë, por më e mënçur do të kishte qënë ose ti kërkonte KQZ që të mos bëhej publike ajo votë, ose të heshtëte. Ai nuk bëri as këto, por nëpërmjet zëdhënëses reagoi publikisht:

"Presidenti i Republikës, Bamir Topi hedh poshtë me neveri spekulimet politike dhe mediatike lidhur me votën e tij të fshehtë të dhënë më 8 maj për organet e qeverisjes vendore. Presidenti i Republikës e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të votës si çdo qytetar tjetër, me bindjen e plotë se vota e çdo qytetari është dhe duhet të jetë e fshehtë, siç përcaktohet nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë... çdo qytetar i interesuar ka pasur rastin të shohë në formë publike e vizive aktin e votimit të Presidentit, si votim i rregullt, ligjor dhe korrekt. Çdo aludim tjetër mbetet produkt i sajuar politik e mediatik, i lidhur me kontekstin politik të ditës, si dhe për tërheqjen e vëmendjes nga problemet e mëdha që po shfaq vonesa në administrimin ligjor të rezultatit të zgjedhjeve."

Po ai ishte vërtetë spekullim mediatik ajo që u dha në shtyp? A i kishin ndryshuar ngjyrën fletës së votimit nga kafe në të verdhë Klani, ABC Neës apo Fiks Fare që e dha i pari?! Vështirë të besohet, dhe po qe se nuk është e vërtetë Presidenti do të ishte pak më i nderuar të kishte heshtur se sat ë hedhë shashka kaq pa vlerë. Ndërkohë shtypi duhet të reagonte shumë fuqishëm kundrejt kësaj gafe të Presidentit.

Gjatë ceremonisë së dekorimit të dy të pushkatuartve të komunizmit, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi:

"Është një moment ku secili prej nesh kujtojmë mijëra të pushkatuar të internuar, por shohim dhe sa ka ecur Shqipëria dhe sa e rëndësishme është liria. Është një moment për të ftuar këdo që ka një pozicion të caktuar për ti thënë fort që mos guxoni ma të dekoroni ato që kanë vrarë në mënyrën më barbare si këto dy djem të ri, mijëra të tjerë. Ajo është fyerja më e madhe që mund ti bëhet veprës së tyre familjeve të tyre, por dhe ne si popull."

Zonja Topalli qartazi aludoi për dekorimin e Skënder Breçës, kriminelit që dërgoi para skuadrës së pushkatimit, dhe që i dha edhe plumbin e fundit patriotit Xhelal Koprencka vetëm pse ky dashamirës i kombit shqiptar, nga burgu i dërgoi një letër kanibalit Enver Hoxha, që me rastin e prishjes me kinezët (më 1979), do të ishte në të mirën e kombit të ri lidheshin marëdhëniet diplomatike me Amerikën.

Presidenti ju përgjigj flakë për flakë:

"Unë do ti kujtoja gjithsecilit që nuk është momenti për të luajtur një melodi të vjetër. Shqiptarët kanë nevojë të bashkëpunojnë mes tyre, në radhë të parë ata që janë nëpër ato pozicione që kanë mundësi të rekuperojnë sadopak dëmet që i janë shkaktuar këtyre familjeve. Sot në vitin 2011 minimalisht duhej të kishte përfunduar historia e rekuperimit dhe kompensimit material, pastaj nderi që i bëhet nga shoqëria vjen nga sensiviteti personal. Unë besoj se cdo adresim për elementë të tillë, pavarësisht nëse kanë një nëntekst besoj se janë të gabuara. Instituiconi i presidencës asnjëherë nuk bën dekorime me iniciativa personale, por vijnë me propozime nga institucionet."

Kjo përgjigje meriton të studiohet nga shumë profesionistë të fushave të ndryshme. Së pari këtë përgjigje duhet ta studiojnë psiko analistët. A është normal Presidenti i Shqipërisë apo jo? Duhet ta studiojnë konstitucionalistët, sidomos përpiluesit e Kushtetutës. A duhet të jetë i përgjegjshëm Presidenti në detyrë?! Duhet ta studiojnë politikanët. A ka vënd më në politikë një njeri kaq jashtë realtitetit?!

Presidenti ka një të drejtë, ish të përndjekurit janë parë jo me prioritet, ndërkohë që një komb i civilizuar duhej ti bënte gjyqin atyre që i shkaktuan ato vuajtje tek këta të mjerë të pafaj. Kur drejtësia nuk është dhënë, të paktën të ishte bërë kompensimi material. Por Presidenti hedh insinuate në adresë të gabuar, dhe vetë akuzohet. Pse?!

Së pari, edhe pse me vonesë, të paktën Partia Demokratike, pasi erdhi në pushtet po bën diçka për ish të përndjekurit, kur Partia Socialiste as që e vuri ujin në zjarr për 8 vjet, dhe ajo ishte shkaktarja e këtyre vuajtjeve. Lind pyetja. Çfarë bëri Presidenti kur ishte kryetar i grupit parlamentar të PD dhe nënkryetar i saj?! Shumë pak apo aspak, vetëm mbasi ai iku nga këto poste, ritmi i dëmshpërblimeve po rritet çdo vit, sidomos pas 2007. A mos ndoshta vetë ai ka qënë një nga pengesat?!

Presidenti deklarohet se ai nuk është përgjegjës për firmat që vë në dekoratat, Presidenti, sipas Presidentit, është vetëm një kukull, çfarë i bien ai vetëm firmos. A nuk është kjo një mungesë përgjegjësie totale? A nuk duhet të marrë informacion të plotë Presidenti kur dekoron dikë?! Për rastin në fjalë, Skënder Breçën, si prokuror, institucioni që e kishte propozuar llogjikisht i bie të jetë Prokuroria e Përgjithshme, institucion që me Kushtetutë të gjithë të emruarit atje bëhen nga Presidenti. Pikërisht nga zoti Topi, dhe pikërisht zonja Ina Rama, e propozuar nga ai. A nuk duhet të jetë më i përgjegjshëm Presidenti në emrimin e Titullarëve të Institucioneve?! A nuk ka ai përgjegjsi për zgjedhjen që bën?!, Pavarësisht se ai nuk e njeh këtë përgjegjësi?!

Duke e mbyllur, dhe duke qënë se Presidenti nuk e kupton akoma se sa herë që deklarohet publikisht, si personalisht apo me anë të zëdhënëses, ai gabon rëndë. Çdo kush mund të qeshë me deklarimet tragji-komike të Presidentit. A nuk ka ai ndonjë këshilltar të mënçur ta mbajë nën tutelë këtë President dhe ti mbulojë gafat?!

HAJRO ÇINI, M.A.Economics


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASHKIMI DEMOKRATIK SHQIPTAR: STOP DISKRIMINIMIT RACIAL TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI!(NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE) (06.01.2011)
KUSH E BOJKOTON VRULLIN ME TË CILIN KOSOVA NDËRTOHET SI SHTETNga BAKI YMERI (05.31.2011)
BELGZIM KAMBERI NË "BISEDË INFORMATIVE" PSE KËRKOI NJOHJEN E DIPLOMAVE TË KOSOVËS (05.31.2011)
GJENDJA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE PERSPEKTIVA E TYRENga BEGZAD BALIU (05.30.2011)
REVOLTA E 'QAFE BARIT', GJENDEN ESHTRAT E DY TË PUSHKATUARVE (05.29.2011)
MARRËVESHJA E OHRIT, ARMË E FUQISHMEIntervista e BARDHYL MAHMUTIT, kryetar i BDSH, për gazetën Koha (05.28.2011)
DREJTSHKRIMORI I NEVOJSHËM (05.27.2011)
ALIPASHIADA - ILIADA SHQIPTARENga SHAHBAZE VISHAJ (05.26.2011)
POET I INTERNUAR, ME SHPIRT PREJ LOTINga KEZE KOZETA ZYLO (05.25.2011)
DEPRESIONI POLITIK: NJË ARITMI E MADHE POPULLORENga Dr. ZEF MULAJ (05.24.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]