VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRKUJTOHET "BETEJA E LOXHËS" ME NË KRYE KOMANDANT TAHIR ZEMAJN

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PËRKUJTOHET "BETEJA E LOXHËS" ME NË KRYE KOMANDANT TAHIR ZEMAJN
E Premte, 07.08.2011, 12:37pm (GMT+1)

Adem Lushaj - Bota Sot

Me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule, nga familjarët, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, janë përkujtuar dëshmorët e "Betejës së Loxhës", Rrustem Bruqi, Enver Alaj dhe Naser Surdulli të cilët kishin rënë heroikisht në betejën e famshme të Loxhës, e cila ishte komanduar nga koloneli Tahir Zemaj, 13 vite më parë.

Ata ishin dhe mbetën kurdoherë në kujtesën e lavdisë dhe historinë më të re të vlerave kombëtare dhe të luftës fyt për fyt me armikun për çlirimin e vendit, kanë vlerësuar bashkëluftëtarët e tyre, të cilët me pietet kanë bërë nderime pranë varreve të ty dhe në vend rëniet e dëshmorëve.

Sipas, Xhavit Bruqi, i cili së bashku me Rrustem Bruqin dhe Ismet Mehmetaj, ishin ndër të parët në Isniq, që kishin organizuar njësitin e armatosur dhe bartjen e armëve nga Shqipëria.

"Bashkë me dëshmorin Rrustem Bruqin dhe Ismet Mehmetaj, në korrik të vitit 1992 në Isniq kishim filluar organizimet e para të njësitit të armatosur dhe armatosjen nga Shqipëria, ndërkohë edhe të organizimit të frontit të luftës për liri", ka thënë Bruqi, duke vlerësuar se rënia e tij heroike, e Rrustemit, bashkë me Enver Alaj dhe Naser Surdullin, ishte shembulli me i mirë, si vdiset për atdhe.

Homazhe dhe nderime janë bërë edhe tek varri i komandantit të kësaj beteje të lavdishme, heroit Tahir Zemaj, në Strellc të Epërm të Deçanit i cili ka merita të jashtëzakonshme në organizmin e luftës në betejën e loshes dhe betejat tjera në Dukagjin.

(http://www.botasot.info)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT JANË VENDE TË SHKRETANga ZEF MULAJ (07.08.2011)
PIKTURA ËSHTË DASHURIA IME MË E MADHE, AJO SHPALOS NJË BOTË TË PADUKSHME TË FSHEHUR BRENDA MEJEPiktoren FLORIJE LULE BAJRAKTARI e intervistoi në Ljungby të Suedisë SOKOL DERMAKU (07.07.2011)
GJENOCIDI GREK MBI ÇAMËRINË, PENGU I EUROPËS- Në mungesë të një projekti për drejtësi -Nga HYQMET ZANE (07.06.2011)
Dega e PD dhe Shoqata  ish të Përndjekurve Politikë të rrethit Mat nderojnë martirin e votës së lirëKUJTIM FRANGU, 14 VJET NGA VRASJA NË QENDRËN E VOTIMITNga HALIL RAMA (07.06.2011)
TEATRI NDËRKULTUROR - MERCEDESI NUK ËSHTË VETËM I GJERMANËVE (07.05.2011)
KËRKOHET ZYRTARIZIMI I PLOTË I SHQIPES NË MAQEDONI (07.04.2011)
JOSIF BAGERI: RILINDËSI I DY RILINDJEVENga BEGZAD BALLIU (07.04.2011)
SHQIPËRIA - VENDI I 28 I EUROPËS SË BRUKSELIT?Nga ALFRED PAPUÇIU* (07.03.2011)
9 VJEÇARI NGA KOSOVA - FITUES I GARËS SË VIZATIMIT (07.03.2011)
DOLI NGA SHTYPI NË PRISHTINË VEPRA "AGONI E SHPRESA" E AUTORIT DR. BESNIK R. BARDHI (07.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]