VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Lojëra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve!Nga Abas Fejzullahi

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 03:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Lojëra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve!

Nga Abas Fejzullahi


E Premte, 05.29.2009, 07:28am (GMT+1)

I nderuari Ministër z. Hoxhaj,

 

E nderuara znj. Dermaku,

 

I nderuari z. Gashi,

 

Të nderuar përfaqësues të MASHT të Republikës së Kosovës, koha është të veproni, në bazë të Ligjit dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës, që përfaqësoni dhe përgjegjësitë që keni sipas detyrës dhe pozitës. Për t`iu ndalë hovin propozimeve, përpjekjeve dhe veprimeve të shëmtuara lidhur me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve. Si dëshmi në vijim keni artikullin tim me pak shkurtime  dhe materialin shtojcë në  atach.

 

Më 1 prill 2009 në gazeten Exspress lexova shkrimin me titullin:"Lladrovci zëvendëson Skënderbeun".Fillimisht mendova mos është ndonjë shaka që bëhet më 1 prill, si ditë  e rrenave, po fatkeqësisht s`më doli e tillë. U ndala dhe po kujtohem: çfarë po ndodhë me ne. Nën sundimin serbosllav, emërtimet e shkollave  me emra të rilindësve apo heronjve shpesh zëvendësoheshin me ata serbo-sllavë. Në atë kohë kishte pak zëra kundërshtues ndaj këtyre veprimeve të okupatorit edhe atë që ishin aty për aty viheshin në shënjestër dhe nëse jo menjëherë,  më vonë e paguanin në forma të ndryshme, kundërshtimin si me humbjen e vendit të punës, burgosjes dhe keqtrajtimeve. Kjo u shndërrua në përditshmëri, si ushqimi ditor.

 

Mirëpo tani në Kosovë po ndodhin disa veprime të cilat jo vetëm se janë të shëmtuara, por sikurse t`i kishte porositur  Serbia, për të krijuar pakënaqësi te shtresat e njerëzve të ndërgjegjshëm,  duke krijuar ndasi e përçarje  mes shqiptarëve si në aspektin kombëtar edhe atë fetar, dhe në këtë mënyrë me apo pa dashje po i ndihmojnë Serbisë që s`ka nevojë të investojë për përçarjen e shqiptarëve se këtë e bëjnë disa individë vetë sipas mendimit të tyre se po bëjnë mirë.

 

Ja disa  shembuj konkretë:

 

...Po edhe një prilli më befasoi se si përgjegjësit institucionalë të krijojnë hapësirë për të krijuar dyshim tek të painformuarit në hollësi lidhur me titullin e gazetës në fjale: Lladrovci zëvendëson Skënderbeun ku në vijim shkruan: Emri i sheshit Skënderbeu në Drenas tash e tutje do të mbetet vetëm në kujtesën e qytetarëve të kësaj komune. Komuna e Drenasit i ka ndërruar emrin sheshit, duke e emëruar me atë të dëshmorit të kombit, Fehmi Laldrovci. Veteranët e luftës kanë përkrahur vendimin, por jo edhe ata të familjeve të dëshmorëve.

Pas pak dite lajmi tjetër i ngjashëm:Në një fshat afër Prizrenit, në Nashec, mblidhen nënshkrime për t`ia ndërruar emrin  shkollës Luigj Gurakuqi, dhe për t`ia vënë emrin e një luftëtari nga ky fshat, dëshmor i rënë për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

 

Respekt për dëshmorin, por jo respekt ndaj atyre që i mbledhin nënshkrimet në emrin e dëshmorit e luajnë me emrin e  tij dhe familjen e tij. Po të ishte e mundur dëshmori në fjalë që t`i përgjigjej kësaj nisme të shëmtuar, kishte për t`i ndëshkuar dhe gjykuar rreptë këdo që e ka nisë këtë.

Dëshmori s'e ka dhënë jetën  për t´ia ndërruar emrin e shkollës së fshatit të tij që mbanë me nder e krenari të poetit dhe atdhetarit e arsimdashësit të shquar të kombit Shqiptar- Luigj Gurakuqi.

Kjo jo që nuk i bën nder dëshmorit e as familjes së dëshmorit, në të kundërtën krijon përçarje dhe pakënaqësi, për të cilën dëshmori edhe në varr ku prehet do të lëndohet me veprime të kësaj natyre nga kushdo qoftë që e ka nisur këtë veprim të shëmtuar.

 

Dëshmori nuk nderohet me teket individuale e partiake dhe me ndërrimin e emrave të shkollës, por le të punojnë zotërinjtë e atij fshati dhe ata që e kanë filluar këtë, të ndërtojnë diçka të re në dobi të fshatit  dhe le ta  emërtojnë me  emrin e dëshmorit.Po për këtë së pari i kanë fajet, përgjegjësi i shkollës së fshatit për heshtje, pastaj përgjegjësit e arsimit në komunën e Prizrenit, dhe  në nivele më të larta të Republikës, nëse kanë njohuri  për veprimet dhe përpjekjet që i cekëm më sipër dhe nuk ndërmarrin masa  konkrete.

Me këso veprime sa të çoroditura aq të turpshme, a mos po i japim material armikut të thotë, siç po thotë me propagandën e tij në vazhdimësi, se ne s`jemi të aftë për të qeverisur vendin dhe për të udhëhequr  e bërë shtet, apo mos lakmia dhe egoizmi ua ka marrë mendtë dhe të parit e s'po dinë se çfarë janë duke bërë...Leni dëshmorët të qetë, se ata deshët ju apo s´deshët, e kanë siguruar vendin e nderit  për çështjen e atdheut, e ju mund të luani me parti e për parti si të doni, por mos luani me  emërtimin e  emrave të institucioneve  arsimore që mbajnë  emra të merituar.

 

Një plak i fshatit që ka përjetuar tri lufta, më thoshte nga përvoja mes tjerash:"...lufta s`është asgjë, çfarë është paslufta..."

Jam gjithnjë duke u bindur se paska pasur të drejtë plaku, nga zemra  e plastë, çfarë ka pa para e pas lufte!?

afjezullahi@yahoo.com, abas_fejzullahi@hotmail.com http://www.bishz.ch

Dëshmi tjera shtojcë se vazhdojnë  veprimet e tilla dhe askush s`ua ndal hovin ...!

Koment i qëlluar.

Monday, April 13, 2009

6:28PMFrom:To:"FezullahuAbaz"<afejzullahi@yahoo.com>

 

Z. Abas,

 

Të falënderoj pa masë dhe shumë sinqerisht për kënaqësinë që ma ofrove me komentin shumë të qëlluar. Fatkeqësisht po del se paslufta është luftë më e ashpër, siç Ju ka thënë plaku, sepse po luftojmë me vetveten dhe po luftojmë ndërmjet vetes. Kjo është fatkeqësia jonë kombëtare, e cila mund të na kushtojë shumë.

Unë po Jua tregoj edhe një ngjarje, si këto ngjarjet që i keni regjistruar.

Afër Kaçanikut, thuaja se lidhur me Kaçanikun është fshati Bob, të cilin nga Kaçaniku e ndan vetëm lumi Lepenc. Aty vepron një shkollë fillore, të cilën me kohë e kanë pagëzuar "Idriz Seferi". Është pagëzuar kështu, sepse pikërisht aty afër nis Gryka e Kaçanikut, ku Idriz Seferi kishte bërë luftat e lavdishme për komb e për atdhe.

Dhe ç'ngjet.

Një ditë çohen peshë ca të riunj dhe shkojnë dhe e shkulin pllakën e mbishkrimit të shkollës dhe e flakin diku. "Kjo nuk mund të quhet "Idriz Seferiu", thonë ata, sepse ai ka luftuar kundër turkut, pra ka qenë e pafe". Por, pas kësaj ngjet edhe skandali tjetër. Me rastin e promovimit të monografisë për Idriz Seferin nga autori KADRIU, përgatitet edhe busti i Idriz Seferit. Për turp të botës, ata të fshatit nuk lejojnë që ky bust të vendoset në oborrin e as në holet e shkollës. Busti edhe sot e kësaj dite gjendet në shtëpinë e kulturës "Xheladin Kurtajk" në Kaçanik. Edhe emri i shkollës së mesme "Voskopoja" është ndërruar në Kaçanik...

Ky është turpi ynë kombëtar. Kjo është fatkeqësia jonë e përditshme.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tronditet Greqia, 37 vjeçari helen detyron të riun shqiptar të kryejë vrasje (05.28.2009)
Kadare: Çdo takim me studentët e Prishtinës kapërcente gëzimet që i jep shkrimtarit një takim (05.27.2009)
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët (05.27.2009)
Zëri i Amerikës: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën (05.26.2009)
Lulzim Basha: Do të ketë një bum të njohjeve të reja për Kosovën (05.25.2009)
Universitetet e huaja iu druhen skuadrave shqiptare në konkurset ndërkombëtare (05.23.2009)
7 "V" të personalitetit Sali Berisha (05.22.2009)
Kroacia do të liberalizojë së shpejti vizat me Shqipërinë (05.21.2009)
Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë (05.21.2009)
Mesiç dhe Topi kërkojnë bashkëpunim më të gjerë mes Kroacisë dhe Shqipërisë (05.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]