VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aktorja Eliza Dushku viziton zonat e konfliktit në Ugandë

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 07:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Aktorja Eliza Dushku viziton zonat e konfliktit në Ugandë
E Shtunë, 06.06.2009, 09:38am (GMT+1)

 

 

Aktorja amerikane me origjinë shqiptare Eliza Dushku, është një personazh i njohur i botës së kinemasë dhe televizionit në SHBA. Por tashmë ajo po shpalos dhe një anë tjetër të karakterit të saj, dëshirën për të kryer bamirësi, dhe për të sensibilizuar opinionin botëror për situatat e konfliktit anembanë botës. Ajo vizitoi Ugandën, ku u takua me ish fëmijë ushatarë, të cilët duan që të rinisin një jetë normale.

"Gjithnjë kam dashur që të udhëtoj, sepse kjo më ndihmon që të rritem si njeri, t'i shoh gjërat me sy tjetër, të vlerësoj jetën time dhe mundësinë që më  jepet për të treguar dhe ndarë me të tjerët histori të tilla", - thotë ajo, duke iu referuar udhëtimit të saj në Uganda. 

Për rreth 20 vjet, rebelët e e Ushtrisë së rezistencës në Uganda kanë rrëmbyer rreth 300 mijë fëmijë, djem e vajza, dhe i kanë përgatitur për të luftuar si ushtarë në armatën e tyre. Aktorja 28 vjeçare shkoi në Uganda me nënën e saj, e cila është profesore e politikave afrikane, dhe e cila e organizoi këtë udhëtim së bashku me studentët e saj. 

Eliza Dushku thotë se është e vështirë që të ndërmarrësh udhëtime të tilla, ku ballafaqohesh me histori të dhimbshme, që cilat nuk ke mundësi t'i ndryshosh. Por ajo thotë se të paktën për këta fëmijë është si dhuratë, premtimi se ti i dëgjon historitë e tyre dhe do t'ia tregosh botës mbarë atë çka ka ndodhur atje. 

Eliza Dushku i këshillon të gjithë, që të lidhen përmes internetit me organizata humanitare, për të mësuar më tej për fëmijët në nevojë. ZA

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Cetinje: Presidenti Topi i del zot Kosovës (06.06.2009)
Ilir Kerni në Zagreb fizikisht, në Tiranë shpirtërisht (06.04.2009)
Marrëveshja për të mos u marrë vesh (06.03.2009)
Lojëra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve!Nga Abas Fejzullahi (05.29.2009)
Tronditet Greqia, 37 vjeçari helen detyron të riun shqiptar të kryejë vrasje (05.28.2009)
Kadare: Çdo takim me studentët e Prishtinës kapërcente gëzimet që i jep shkrimtarit një takim (05.27.2009)
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët (05.27.2009)
Zëri i Amerikës: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën (05.26.2009)
Lulzim Basha: Do të ketë një bum të njohjeve të reja për Kosovën (05.25.2009)
Universitetet e huaja iu druhen skuadrave shqiptare në konkurset ndërkombëtare (05.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]