VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Marrëveshja për të mos u marrë vesh

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 08:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Marrëveshja për të mos u marrë vesh
E Mërkurë, 06.03.2009, 08:53am (GMT+1)

 

 

 

Shqiptarët e Maqedonisë arritën deri më tani shumë marrëveshje me palën maqedonase. Aq shumë marrëveshje nënshkruan, sa tani është e paqartë për çka janë marr vesh mes veti dhe cila nga ato marrëveshje duhet të zbatohet. Pas konfliktit të 2001, shqiptarët me maqedonasit nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit. Pastaj u arrit marrëveshja e majit e vitit 2007 mes Ahmetit dhe Gruevskit, si edhe ajo e marsit në vitin 2008 mes PDSH dhe VMRO-DPMNE. Me çka u pa se shqiptarët dhe maqedonasit i nënshkruajnë lehtë marrëveshjet, por mbase duke u nisur nga bindje se ato nuk obligojnë askënd dhe askush nuk pret që ato të realizohen. Apo i nënshkruajnë, ngaqë janë të detyruar nga faktori ndërkombëtar, prandaj këto marrëveshje ngjajnë sikur macet të ishin marrë vesh me minjtë për paqe, vetëm pse këtë e ka kërkuar skifteri që fluturon mbi kokat e tyre. Andaj pra, këto marrëveshjet vlenin vetëm aq kohë sa u duhej garantëve perëndimorë të ngjiteshin nëpër avionët e tyre dhe të largoheshin nga Shkupi, e pastaj të vazhdojë loja prej dy dekadash ndëretnike, e cila funksionon sipas formulës: pala maqedonase blen kohë dhe bën çmos që ato të humbin kuptimin, pala shqiptare ushqen durimin e paskajshëm se do vijë dita kur do realizohen marrëveshjet e arritura. Formulë, e cila nuk ka elemente të panjohura, e as kërkon shkathtësi për ta zgjidhur dhe që u tregua shumë frytdhënëse për palën maqedonase. Edhe atë vetëm pse partitë shqiptare u treguan si ai nxënësi, i cili jo vetëm që nuk di, por ndjehet edhe inferior dhe jeton me kompleksin e fëmijës se do e akuzojnë që, në vend se me libra, e ka të mbushur çantën me armë. Andaj, kur flitet për marrëveshjet shqiptaro-maqedonase, duhet të thuhet një e vërtetë: ato janë asgjësuar dhe kanë humbur kuptimin e tyre, jo pse pala maqedonase ishte aq e guximshme sa të mos i përfillte ato, por pse pala shqiptare ishte aq inferiore dhe aq e ngathët, sa nuk dinte si t'i zbatonte ato. Më saktë, kur bëhet fjalë për marrëveshjen më të rëndësishme që shqiptarët kanë arritur me pushtetarët maqedonas, pra kur vlerësohet realizimi i Marrëveshjes së Ohrit, duhet thënë se ajo u zbeh dhe thuajse u asgjësua, ngaqë vetë shqiptarët e lejuan shfytyrimin e saj. Ko marrëveshje u asgjësua, ngaqë pala maqedonase ia doli të aktrojë se është humbur në përkthimin e saj, e pala shqiptare nuk e kuptoi se jo që politikanët maqedonas nuk e dinin mirë anglishten, por donin të blinin kohë, duke pritur që partitë shqiptare të ngatërroheshin në zënkat dhe akuzat e tyre të ndërsjella, të thënë në shqipe të pastër. Pala maqedonase e dinte se partitë shqiptare prej moti kishin pranuar rolin e vasalit në koalicionet qeveritare, se ato kënaqen me disa privilegje të vogla për një grusht partiakësh dhe, duke qenë të tilla, ato do e zbehin vetë lavdinë e luftës së 2001 dhe Marrëveshjen e Ohrit. Gjë që ndodhi dhe arriti deri aty sa dolën kryepartiakë shqiptarë e thanë se "shqiptarët e këtushëm duhet t'u kërkojnë falje maqedonasve etnikë për konfliktin e 2001".

 

Kur flitet për Marrëveshjen e Ohrit, duhet thënë gjithashtu hapur se partitë shqiptare kurrë nuk e lexuan drejt përmbajtjen e saj, por e zbërthyen atë si një "deklaratë" për punësimin e aktivistëve të tyre partiakë. Këtë Marrëveshje ata e zbritën në rrafshin e një dokumenti që u sillte pikë gjatë fushatave parazgjedhore, që u mundësonte të dëgjueshmëve partiakë të bëhen ministra, e jo si një platformë demokratike, e cila, tërthorazi, e bënte Maqedoninë shtet me demokraci konsensuale dyetnike shqiptaro-maqedonase. Duke mos e kuptuar drejt frymën e kësaj Marrëveshjeje, ata u lejuan pushtetarëve maqedonas ta asgjësojnë atë që në vitin 2006, kur VMRO-DPMNE e mori në qeveri PDSH që nuk kishte mbështetjen politike të shumicës së shqiptarëve të këtushëm. Që më vonë, me ardhjen e BDI në pushtet, të shihet se prej kësaj Marrëveshjeje kishte mbetur vetëm Ohri, ku shkonin e drekonin politikanët, se ajo qëmoti ishte e vdekur dhe mbase varrimi i saj do bëhet te themelet e kishës së Gruevskit që pritet të ndërtohet në qendër të Shkupit. Pra, kur flitet për Marrëveshjen e Ohrit, duhet thënë se vrasës të saj ishin pushtetarët aktualë maqedonas, por krimi u bë me armën që Gruevskit ia dhanë partitë shqiptare.

 

Pas të gjitha marrëveshjeve të deritanishme, këto ditë, PDSH paralajmëroi se ka grumbulluar ekspertët e saj partiakë për të përgatitur edhe një propozim-marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase. Pra, këto ditë është duke ndodhur ajo që përsëritet me vite: partive shqiptare u kujtohet interesi i popullit, posa janë të detyruara ta braktisin qeverinë. Vetëm atëherë ato e shohin se popullin e kanë shndërruar në një turmë të hutuar, turmë e cila nuk e ka të qartë se kush dhe çka nënshkruan në emër të saj. Këto ditë pra, partia opozitare shqiptare, e cila nga radhët e veta humb për çdo muaj nga një deputet, ngutet të përpilojë një marrëveshje shpëtimtare për shtetin dhe shqiptarët. Tani për tani, askush nuk e di kur do të publikohet ajo marrëveshje, andaj edhe nuk është mirë të paragjykohet përmbajtja dhe efekti i saj. Dhe mbetet shpresa se kjo marrëveshje e paralajmëruar nuk e do ketë fatin e "Librit të bardhë" për konfliktin e 2001, e që kryesuesit e PDSH kanë filluar ta shkruajnë që në vitin 2002, e assesi ta përfundojnë. Por, pa marrë parasysh cili do jetë fati i kësaj marrëveshjeje, mbetet e vërteta se, të mbetura larg grazhdit pushtetar, partitë shqiptare fillojnë t'i ngjajnë pijanecit që e kanë dëbuar nga kafeneja: nuk shkon në shtëpi, por bën çmos që të kthehet pranë banakut ku e presin pijet. Dhe kjo u ndodh, sepse ato nuk kanë as vullnet, as moral politik që të pranojnë se edhe ato vetë ia harxhuan Maqedonisë kohën e marrëveshjeve dhe tani e prunë në prag të kohës së referendumeve, kur shqiptarët vetë do duhet të tregojnë çka dhe si e duan. Ato pra nuk kanë as vullnet, as moral politik të dalin e t'i thonë hapur këtij populli se marrëveshjet shqiptaro-maqedonase nuk realizohen për shkak të mosmarrëveshjeve shqiptaro-shqiptare. Nëse partitë e këtushme shqiptare do e pranonin këtë të vërtetë, ato do ua mundësonin shqiptarëve të Maqedonisë më lehtë ta kuptonin se nuk ka faj Gjorgjia pse donte ta pranonte Sejdiun në ndonjë nga zyrat e doganës në Bllacë - që të mos e shihnin vëllezërit pushtetarë serbë me kënd është takuar - por do e dinin se fajtorë për këtë sjellje përbuzëse të Gjorgjisë ndaj Sejdiut janë të gjithë ata shqiptarë të BDI që vraponin t'i sigurojnë censusin e duhur që ai të zgjidhej president. Pra, nëse partitë e këtushme shqiptare do kishin minimum moral sa të pranonin se grindjet e tyre të ndërsjella janë pengesë për mosrealizimin e marrëveshjeve shqiptaro-maqedonase, atëherë shqiptarët e Maqedonisë do e kuptonin më lehtë se sjellja e Gjorgjisë ndaj presidentit të Kosovës shpjegon qëndrimin përbuzës të presidentit të maqedonasve ndaj shqiptarëve të këtushëm. Dhe se sjellja e tij mbështet mbi bindjen se ka politikanë shqiptarë që do mundohen ta zbusin veprimin antishqiptar të Gjorgjisë me thënien: "Po edhe Sejdiu e tepron, çka i duhet t'i kushtojë rëndësi formës e jo përmbajtjes!" Duke harruar se forma përcakton vlerën e përmbajtjes dhe nga forma lexohen porositë e fshehura. Por, ku ta dish, për një president si Sejdiu, i cili bie viktimë i grackave të një Gjorgjie, i cili nuk e lexoi porosinë e mosftuarjes në ceremoninë inauguruese dhe pranoi ftesën "ngushëlluese", ndoshta edhe nuk duhet të të vijë gjithaq keq pse nuk e presin me eskorta të rreshtuara ushtarësh dhe me flamuj të ngritur lart në shtiza.

Kim Mehmeti


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lojëra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve!Nga Abas Fejzullahi (05.29.2009)
Tronditet Greqia, 37 vjeçari helen detyron të riun shqiptar të kryejë vrasje (05.28.2009)
Kadare: Çdo takim me studentët e Prishtinës kapërcente gëzimet që i jep shkrimtarit një takim (05.27.2009)
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët (05.27.2009)
Zëri i Amerikës: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën (05.26.2009)
Lulzim Basha: Do të ketë një bum të njohjeve të reja për Kosovën (05.25.2009)
Universitetet e huaja iu druhen skuadrave shqiptare në konkurset ndërkombëtare (05.23.2009)
7 "V" të personalitetit Sali Berisha (05.22.2009)
Kroacia do të liberalizojë së shpejti vizat me Shqipërinë (05.21.2009)
Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë (05.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]