VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Pritet pranimi zyrtarisht i Kosovës në Bankën Botërore

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 12:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Pritet pranimi zyrtarisht i Kosovës në Bankën Botërore
E Hënë, 06.08.2009, 07:40am (GMT+1)

 

 

 

Gjatë kësaj jave, Banka Botërore pritet që të konfirmojë edhe zyrtarisht ftesën që Kosova të jetë anëtare e këtij institucioni. Në fillim të muajit të kaluar Kosova mori ftesë zyrtare për t'u anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar. 

 

Përfaqësuesit politik dhe ekspertët ekonomik në Kosovë thonë se anëtarësimi në këto dy institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare, do të ketë ndikim në rimëkëmbje ekonomike të vendit por edhe në proceset politike. 

 

Eksperti i ekonomisë Muhamet Mustafa nga instituti RIINVEST, i tha Zërit të Amerikës se mision i rëndësishëm i Bankës Botërore është ndërtimi i infrastrukturës në vendet në zhvillim, gjë që sipas tij, do ta bënte më të lehtë qasjen e investitorëve të huaj në Kosovë. "Anëtarësimi i Kosovës në dy institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare mendoj se është një mesazh shumë i fuqishëm për investitorët. Kjo e eviton pasigurinë e cila ka bërë që investitorët serioz të hezitojnë që Kosovën ta kenë destinacion të tyre, e dyta besoj se do të nxit një njohje më të madhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës sepse është një fakt i volitshëm për ndryshim prej 60 vendeve që e kanë njohur pavarësinë, tani kemi 96 tej FMN-ja që kanë votuar në favor të Kosovës... kjo tregon se ekziston një disponim në rritje për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës"

 

Zoti Mustafa, thotë se në Kosovë, për më shumë se dy dekada, nuk ka pasur investime serioze në infrastrukturë gjë që, sipas tij, ka kushtëzuar zhvillimin ekonomik në vend. Ky zhvillim i ultë ekonomik ka ndikuar edhe në shkallën e lartë të papunësisë e cila zyrtarisht arrin në 45 për qind, por besohet se ky numër është shumë më i lartë. Kjo e radhit Kosovës ndër vendet më të varfra në Evropë.

Profesor Mustafa thotë se për të zvogëluar këtë shkallë të lartë të papunësisë nevojitet një rritje ekonomike në vend e cila sipas tij mund të ndodhë vetëm përmes investimeve të huaja në Kosovë.

 

"Ndihma e Bankës Botërore në ndërtimin e infrastrukturës, në përmirësimin e edukimit, në menaxhimin më efikas të buxhetit në vlerësimin më të mirë të kostove dhe përfitimeve të këtyre projekteve që ndikojnë në rritjen e ekonomisë në Kosovë është e domosdoshme për uljen e punësimit sepse punësimi në Kosovë do të përmirësohet vetëm atëherë kur ne do të kemi norma të rritjes mbi 6 %, e për ta arritur këtë neve na duhen më shumë investime, dhe për të tërhequr më shumë investime duhet ta përmirësojmë infrastrukturën, duhet ta përmirësojmë edukimin dhe duhet ta përmirësojmë qeverisjen ekonomike duke përfshirë shtetin ligjor dhe uljen e korrupsionit...", thotë zoti Mustafa.  

Të gjithë pajtohen se anëtarësimi në këto institucione sjell përfitime por edhe detyrime për vendin. Por, ekspertë të ekonomisë tërheqin vërejtjen se për të arritur përfitimet, autoritetet e Kosovës duhet të hartojnë projekte konkrete që do të përmbushnin standardet e këtyre institucioneve. /ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aktorja Eliza Dushku viziton zonat e konfliktit në Ugandë (06.06.2009)
Cetinje: Presidenti Topi i del zot Kosovës (06.06.2009)
Ilir Kerni në Zagreb fizikisht, në Tiranë shpirtërisht (06.04.2009)
Marrëveshja për të mos u marrë vesh (06.03.2009)
Lojëra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve!Nga Abas Fejzullahi (05.29.2009)
Tronditet Greqia, 37 vjeçari helen detyron të riun shqiptar të kryejë vrasje (05.28.2009)
Kadare: Çdo takim me studentët e Prishtinës kapërcente gëzimet që i jep shkrimtarit një takim (05.27.2009)
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët (05.27.2009)
Zëri i Amerikës: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën (05.26.2009)
Lulzim Basha: Do të ketë një bum të njohjeve të reja për Kosovën (05.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]