VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MOZAIKU ME KOKRRA KAFEJE HYRI NË LIBRIN GUINESS

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MOZAIKU ME KOKRRA KAFEJE HYRI NË LIBRIN GUINESS
E Shtunë, 01.07.2012, 05:27pm (GMT+1)

Kafeja me kokrrat e saj

Mozaiku më i madh në botë, i realizuar me një milion kokrra kafeje, që kohët e fundit hyri në Librin e Rekordeve Guiness, është vepër e artistit nga Shqipëria, Saimir Strati.

Një botë, një familje, një filxhan kafeje. Me këtë titull artisti nga Vlora, Saimir Strati, realizoi me kokrrrat e kafesë mozaikun më të madh në botë. Në të ai paraqet portretin e një valltareje braziliane, një bateristi japonez, një këngëtari amerikan të muzikës country, një fizarmoniçti europian dhe së fundi një bateristi afrikan. Ideja lindi gjatë një takimi ndërkombëtar artistësh në Dubai. Artistët nga kontinente dhe vende të ndryshme të botës kur uleshin në tavolinë dhe pinin të gjithë kafe ndiheshin të afërt, si një familje e madhe në harmoni.

"Ne ishim të gjithë artistë. Prandaj për mozaikun zgjodha artistë që përfaqësojnë të pesë kontinentet. Doja që atë harmoni që ndjeva në tavolinë duke pirë kafë ta ngrija në art, në mozaik, duke përdorur si material artistik, kokrrat e kafes, dhe të konkurroja për një rekord të ri botëror në Librin e Rekordeve Guiness,"thotë piktori Saimir Strati për programin shqip të DW.

Për të realizuar idenë e tij ai përdori 1 milion kokrra kafeje: të pjekura shumë, pak dhe fare të papjekura. Me kombinimet e tri ngjyrave ai krijoi portretet e artistëve nga pesë kontinentet në një mozaik prej 25 metrash katrorë.

Le të bashkohemi për të ndalur krizat ekonomike

Ky mozaik plotësoi të gjitha standartet për të hapur një faqe të re në librin e rekordeve botërore Guiness. Vepra artistike i çudit shikuesit, sipas autorit, në tre drejtime.

"Së pari për materialin -kokrrat e kafesë-, të përdorura për realizimin e saj, së dyti për subjektin dhe së treti për kënaqësinë estetike, pra janë tre çudira," thotë piktori Strati.

Mozaiku me kokrra kafeje

Por përtej këtyre tre çudira shikuesit kapin mesazhin që përcjell mozaiku më i madh në botë, i realizuar me kokrrat e kafesë.

"Nuk ka rëndësi përkatësia kombëtare, fetare apo kulturore. Artistët janë një në të gjithë botën. Arti është një urë universale dialogu dhe komunikimi mes kulturave të botës, arti është një fuqi e madhe. Gjithmonë kam besuar se arti bën historinë, lë shënja në histori që u vlejnë brezave. Artistët rreshtohen në anën e së mirës, përpiqen që me artin e tyre të bashkojnë njerëzit, të ndalojnë krizat e tepërta ekonomike, të ndalojnë luftërat ", thotë piktori Saimir Strati.

Mozaiku si poezi dhe muzikë

Të tilla mesazhe kërkon të përcjellë edhe piktori Saimir Strati me mozaikët e tij. E veçanta e tij është përzgjedhja e materialit artistik me të cilin i realizon ato. Fantazia e tij që objekte të jetës së përditshme të ngrihen në nivelin e materialit artistik e kanë bërë gjashtë here fitues të rekordeve Guiness. Për here të parë me një afresk të Leonardo da Vinçit, të realizuar me gozhdë, pastaj me një peisazh nga Mesdheu me tapat e shisheve të verës, më tej me portretin e këngëtarit Michael Jackson me furça boje, të Homerit me vida industriale apo një kali duke vrapuar, realizuar me kruajtëset e dhëmbëve dhe së fundi mozaikun me kokrrat e kafesë. Çfarë është mozaiku për artistin Saimir Strati?

" Mozaiku për mua është si poezia, si muzika. Poezia ndërtohet përmes gërmave, krijohet vargu, fjalët, pastaj poezia. Muzika përbëhet nga nota, që vendosen në pentagram. Nëse muzika dëgjoihet me veshë, mozaiku është një muzikë që hyn nga sytë," thotë Saimir Strati.

Me këtë perceptim të mozaikut Saimir Strati ka hyrë në katër artistët e vetëm në botë, që lëvrojnë mozaikun modern dhe konsiderohen si pasardhës të Antonio Gaudit, piktorit dhe arkitektit të mirënjohur spanjoll, të njohur edhe si babai i Barcelonës. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONI, KRESHNIK SPAHIU, PERSONALITET I VITIT 2011 (01.06.2012)
KËRKIMET PËR NAFTË NË DETIN JON, ZBULOHEN HARTAT E QEVERISË GREKENga THIMI SAMARXHIU (01.06.2012)
SHQIPTARËT PA POZITA UDHËHEQËSE (01.04.2012)
E VËRTETA RRETH ÇËSHTJES SË BASHKIMIT KOMBËTARNga ABAS FEJZULLAHIThënie: " E vërteta, liria, virtyti, tri gjëra të vetme, për të cilat duhet ta duam jetën." (01.03.2012)
Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, 25 tetor 1985JEMI FËMIJË TË ZOTIT, VËLLEZËR, MOTRA (12.31.2011)
REALIZOHET VIDEO-PRODUKSIONI MULTIMEDIAL "BARESHA" (12.30.2011)
"HESHTJE" E PAFALSHME…65 VJETORI I PUSHKATIMIT TË AT ANTON HARAPIT …Nga FRITZ RADOVANI (12.30.2011)
AT GJERGJ FISHTA - SHQIPTARI I MADHNga AT ANTON HARAPI (12.30.2011)
Një kontribut gramatikor i Hahnit për dialektin jugor shqiptar J. G. HAN, NJË NDËR THEMELUESIT E ALBANOLOGJISËNga MARTIN MATO (12.29.2011)
PËR VENDIMIN E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË "Se i vogli e shtrin viganin", - Fan S. Noli, "Rent or Marathonomak"Nga AGRON ALIBALI (12.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]