VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009Nga Abas FEJZULLAHI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 12:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009

Nga Abas FEJZULLAHI


E Djelë, 07.26.2009, 07:13am (GMT+1)

 

Çështja, e administrimit në Kosovë pas hyrjes së forcave të NATOS, është mjaft e ndërlikuar dhe komplekse, çka don një studim dhe analizë të hollësishme për të ardhur në përfundim se cilat kanë qenë efektet pozitive dhe negative të kësaj periudhe tashmë 10 vjeçare.

 

Se është tejet e ndërlikuar dhe komplekse të trajtohet kjo temë, dëshmojnë këto të dhëna:

Në Kosovë pas 10 qershorit 1999 kur forcat e NATO-s detyruan Serbinë të nënshkruajë marrëveshjen për tëheqjen e forcave ushtarake dhe policore dhe shumë formacione tjera paramilitare të gjitha të koordinuara nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, thënë troç, në Kosovë vërshuan organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare nga vende të ndryshme si edhe u bë themelimi i organizatave vendore gjatë qeverisë së përkohëshme pas lufte. Këto gjetën terrenin për të vepruar e administruar secili në mënyrën e vet, ashtu siç u duhej dhe u përshtatej, pa i dhënë llogari e përgjegjësi askujt, për veprimet pozitive apo negative, të dyja mund të themi të pranishme, por fatkeqësisht veprimet negative kanë qenë me përmasa shumë më të mëdha dhe shqetsuese ..!

 

Zyrtarisht për  administrimin e brendshëm civil, nga KS të OKB u emërua UNMIK-u, që erdhi pa ndonjë vështirësi dhe u ul këmbëkryq në Kosovën hallemadhe, me fjalë e premtime për ndihmë Kosovës, sa që shumica mendonin se për një kohë të shkurtër Kosova do të lulëzojë në të gjitha drejtimet... Fatkeqësisht ndodhi e kundërta dhe shumica që fillimisht e mirëpriten UNMIK-un, jo vetëm se u zhgënyen nga administrimi i tij me ato rregulloret e  përgjithësuara, të papërcaktuara dhe shumëkuptimëshe.

 

U vërejt se administrimi i ushtruar  nga UNMIK-u dha këto rezultate për 10 vite:

 

Me këtë  rast po i përmendim vetem disa  nga  shumë prej tyre. 

 

Mblodhi rreth vetes punetorë vendorë të dëgjueshëm, i pagoi mirë dhe i shërbyen për mrekulli, natyrisht, jo për të mirën e Kosovës dhe zhvillimin e saj ekonomik, politik e demokratikë...!

 

Jo vetem që lejoi, por ishte edhe bashkëpjesëmarrës me vendorët (e uritur për pasuri ) që të lulëzojë krimi i organizuar ekonomik dhe politik pa u penguar fare, korrupsioni shtriu rrënjët në të gjitha fushat e jetës shoqërore epolitike në Kosovë...

 

UNMIK-u vepronte dhe punonte me ligjet e Serbisë dhe ishte administratë civile ndërkombëtare e cila  bëri diskriminimin (siç e quanin dhe e pranonin edhe vet ), si diskriminim pozitiv, xhevahir i ri i ndërkombëtarëve, duke i përkëdhelur 5% serbë kolonizatorë të Kosovës, duke krijuar enklavat dhe strukturat paralele sipas planit dhe kërkesave të Serbisë...

 

UNMIK-u përkrahte hapur veprimet e kriminelëve serbë në veriun e Mitrovicës dhe bëri ndarjen e saj për qëllime që tashmë po dihen e shihen haptas...

Vuri  standarde për Kosovën  e lehtësime për Serbinë, çka duhej të ishte e kundërta...!

Kontrollonte doganat dhe ato i bëri jo për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës por ekonominë e Serbisë dhe të Maqedonisë, duke iu bërë atyre lehtësime, ndërsa Kosovës duke i vënë  kushte  e standarde...!

 

Në vend se të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin, ndodhi e kunderta. Dhe pothuajse për 10 vjet administrim papunësia kalon mbi 60% dhe varfëria tek shtresa e gjerë e popullatës ka arrijtur në skajshmëri...!

Vetëvrasjet si fenomen i pa njohur më parë në Kosovë tani janë jo vetem shqetsuese por edhe tmerruese.

E rjepën pasurinë e mbetur të Kosovës në forma dhe mënyra të ndryshme si me enrgjitikën (më shumë në terr se me dritë ), dhe drejtime tjera administrative ku ndërkombëtarët u majën  edhe me rrogat e tyre të mëdhaja, edhe nga burimet tjera pa u ngopur kurrë. Dhe në këtë mënyrë krijuan një burokraci dhe korrupsion trishtues...si të ndërkombëtarët dhe vendorët..!

 

UNMIK-u fliste dhe përfaqësonte Kosovën jashtë vendit, ashtu siç donte dhe i përshtatej për jetëzgjatjen e tij në Kosovë, për interesat dhe përfitimet e tyre e për varfërimin e Kosovës.

Vendorët  s`kishin kurrfarë kompetencash, ndërsa ngarkoheshin me përgjegjësi ...edhe për gabimet që i bënte me vetëdije e qëllim vet administrata e UNMIK-ut!

 

UNMIK-u ishte dhe shërbente për stërzgjatjen e zgjedhjes së statusit të Kosovës, mu ashtu siç kërkonte Serbia, sa që ende sot e kësaj dite jo vetëm që se njeh pavarësinë e Kosovës, por bashkëpunon me strukturat paralele serbe të krijuara në Kosovë me bekimin e Serbisë dhe vet Unmikistanit të famshëm.

 

Për të gjitha këto dhe shumë që s`po i përmendim me këtë rast, shpeshherë vendorët  fillimisht  besa edhe deri në fund e lavdronin UNMIK-un, kurse Serbia e kritikonte, edhe pse bashkëpunonte me të e për vete. Ndërsa tani Serbia e lavdëron dhe kërkon që UNMIK-u të qëndrojë. E vendorët, kur e panë sherrin që ka bërë dhe po bën, kërkojnë të largohet, por shumë me vonesë e me shumë pasoja.. dhe pa ndonjë efekt konkret për largim...!

 

Lidhur me të gjitha këto veprime të dëmshme s`është pa faj edhe klasa politike vendore, e cila gëlltiti dhe po gëlltit çdo propozim të ndërkombëtarëve dhe bëri aq shumë kompromise sa që jo vetëm që janë të dhimshme siç e pranojnë edhe vet por e dhe me pasoja  afatgjate për të ardhmen e Kosovës.

 

Ndërsa organizatat e ndryshme humanitare qeveritare dhe joqeveritare, ndërkombëtare apo vendore , kanë qendë me qindra e mijëra  dhe secila ka vepruar në mënyren e vete dhe format e veta të përshtatshme, sa që analiza të hollësishme per rezultatet e tyre pozitive  apo te kundërtën ende në mënyrë zyrtare  sjanë të njohura, mu ashtu si edhe të UNMIK-ut. Kjo do të thotë se një temë e tillë është shumë interesante dhe me rëndësi si për trajtim dhe hulumtin,në mënyrë të hollësishme dhe serioze per të nxjerrur një përfundim , perafërsisht real, në mos  qoftë  edhe katastrofal...?

 

Kjo barrë dhe detyrë duhet  t`iu takojë institucioneve të caktuara të Kosovës. Ato të zgjedhin një  ekip punues për ta hulumtuar, studiuar, zbërthyer e analizuar në hollësi e thellësi këtë periudhe të shumë administrimeve në Kosovë brenda këtyre 10 vitesh, në mënyrë të paanëshme, pa pasur kurrfarë trysnie nga asnjë faktor i brendshëm politik dhe i jashtëm, por me punë sistematike, me ndërgjegje e përgjegjësi të lartë, të paraqesin e shkruajnë të vërtetën, por edhe të gjithë atyre që tregojnë interesim për të gjurmuar dhe hulumtuar  në këtë drejtim...

 

Si përfundim:

 

Me vendosjen e UNMIK-ut në të gatshëm, në Kosovën e pasluftës, pa mundë e sakrificë, sepse mundin dhe sakrificën e bëri NATO-ja dhe populli i Kosovës me bijtë e saj të UçK-së, gjoja për të administruar sipas rregullave të saj dhe ndihmuar në bërjen e themelimin e institucineve shtetërore. UNMIK-u në mënyrë mjeshtrore me dredhi e ndërskamca, me premtime të mëdha, filloi jo t'i bëjë institucionet, por t'i zhbëjë edhe ato të cilat me gjak e sakrificë ishin krijuar pas referendumit popullor për pavarësi të viteve 1990-ta dhe shpalljen e Kosovës Republikë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në Kaçanik- që njihet si Kushtetuta e Kaçanikut. Aso kohe ju dha urdhër Kryetarit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës që, në afat prej 30 ditësh, t`i shuajë së ekzistuari institucionet e Kosovës, Parlamentin dhe organet  e qeverisë..!!! Kështu edhe u bë falë gabimeve të vendorëve që mendonin se tani do marrin pushtetin dhe i mohonin institucionet që vepruan dhe punuan aq sa mundën nën okupimin serb pothuajse 10 vite me rradhë.
Abas Fejzullahi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Valbonë turizëm sipas traditës dhe biznes fitimprurësNga Riza Hoxha (07.20.2009)
Sul Demollari kapiten i futbollit shqiptarNga Agron SEJAMINI (07.20.2009)
Kosove: Nxirren 11 trupa nga varri masiv - mes tyre edhe 4 femije (07.15.2009)
Letër drejtuar Kryeministrit Sali Berisha: E gezofshi fitore (07.09.2009)
Bisedë me zemër "të hapur"Nga Rozi Theohari - Boston (07.06.2009)
Përurohet restaurimi i Teqesë së Dervishit të Luzhës, monument kulture, vepër e Azem Hajdarit (06.27.2009)
"Vatra" kërkon nga votuesit shqiptarë të respektojnë me rigorizitet standartet demokratike të zgjedhjeve (06.26.2009)
Kombi shqiptar, Europa dhe ZvicraNga Alfred Papuçiu (06.19.2009)
Gjimnazistët e Prizrenit sërish të suksesshëm në provimin e diplomës gjermane (06.17.2009)
Gordon: Në 16 muaj pavarësi Kosova suksese të jashtëzakonshme (06.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]