VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FEJESA E RUGOVËS ( DY VJERSHA + TRI KOMENTE) Nga ZEQIR LUSHAJ

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 12:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

FEJESA E RUGOVËS ( DY VJERSHA + TRI KOMENTE)

Nga ZEQIR LUSHAJ


E Djelë, 04.29.2012, 09:49am (GMT+1)

KURRË NUK JAM VETËM

 

Po më patë vetëm në shetitjen e darkës,

Të jeni të bindur se vetëm nuk jam,

Jam me ish-nxënësit e shkollës së dashur,

Që si mallin e nënës në zemër i kam.

 

Jam me barinjtë në shtrungat e vathit,

Duke mjelë delet në Shtyllë të Grisë,

Jam me minatorët e minierës së Kamit,

Udhëtoj me një skodë në Grykë të Dragobisë.

 

Jam me babain duke i dredhë cigare,

Nën hijen e gështenjës në Malësi,

Jam duke përkundur mbesën Rugova,

Jam në një dasëm me kangë e sharki.

 

Jam në buzë detit këtë buzëmbrëmje,

Një shoqe ngacmoj për ngjyrën çokollatë,

Jam me një shok në zyrën e punës,

Ku lamë përgjysëm raportin e gjatë.

 

I kam me vete të gjithë ata që më duan,

Si fytyrën e nënës që e pret fëmija,

Zemrën time kurrë s'e leni vetëm,

O njerëz të mirë, o dashuritë e mia.

./.

Tiranë, vjeshtë, 1984

(Nga libri" Hija e vendlindjes", fq 75-76)

Mbesa ime Rugova Lushaj me të fejuarin, zotin Shkëlqim Ismailaj

- Tiranë, 26 prill 2012-

-

Komenti nr 1,

Komenti nr 1, më shumë se koment është një Kujtesë për Rugovën, njerëzit e saj, pra edhe për të fejuarin zotin Shkëlqim, e për lexuesit e Zërit të Shqiptarëve, po që po.

Kur lindi Rugova, ne i derguam një letër nipit tonë të vetëm, të hallës sonë të vetme, (të cilën nuk e pamë as nuk e takuam kurrë), Jakup Islamit në Nivokaz të Junikut-Kosovë. Në mes të tjerash në atë leter e informonim nipin se na ka lindur një mbesë e vogël, dhe nga malli për ju e për Kosoven ja kemi ngjitur emrin Rugova. Në letren kthyese mbas pak javesh, nipi jonë na përgjegjet se edhe neve na ka lindur një mbesë e vogël dhe nga malli për ju dajët e mi dhe per krejt Shqipërinë, ja kemi ngjitur emrin Valbona.

-

Komenti nr 2,

Kjo mbesa ime Rugova, vajza e vëllait tim të ndjerë Ukë Lushaj, (strofa 3, vargu 3), at'here kur është shkruar kjo vjershë, pra në vjeshtën e 1984-ës, ka qenë në djep. Dhe, si për koinçidencë në atë vjershë, unë jo vetem përkundja mbesën Rugova, por edhe udhëtoja me një skodë në Grykë të Dragobisë. (Strofa 2, rrjeshti 4).

Me sa duket, paskam parandjerë fejesën e Rugovës qyshkurë ajo ishte në djep, pikrisht në këtë fshat, në Dragobinë e famshme, fejesë e cila erdhi mbas kaq vitesh nga vjersha ime, pikrisht me datën 26 prill 2012, në Tiranë, ku jetojnë të dy të rinjtë e sapo fejuar.

-URIME TË PËRZEMËRTA DHE U TRASHËGOFSHI NË LUMTURI-

Komenti nr 3,

Unë nuk i nderroj shkrimet as vjershat e mia nga koha në kohë, por nëse do e ribotoj këtë libër, pra librin tim të parë "Hija e vendlindjes", titullin e kësaj vjershë që lexuat më lart, do e ndryshoj. Në fillim të këtij titulli, do shtoj fjalën NË ATDHE...,

Pra, NË ATDHE KURRË NUK JAM VETËM

Nuk po e korigjoj unë titullin e vjershës, e korigjoj jeta, të nderuar lexues. Se ja, mbesa u fejua dhe unë mungoj aty tash 15 vjet që kam marrë rrugët e mërgimit e më duket se ç'farë po bëj duke shkruar dy fjalë në Internet! Në kurbet, njeriu është dhe ndjehet ashtu siç është, pra i vetmuar dhe në vetmi! Por, në fund të fundit, faleminderit edhe prej Internetit që na e ka krijuar mundesinë që të "shmallemi" edhe me kaq, me fotot në ekran!

Si thoni ju, meritohen në këtë urim për fejesën e Rugovës me djalin e Grykave, këto 3 komente për vjershën dhe ky korigjim në titullin e saj?

Gjithnjë, edhe si një mënyrë e re urimi për një fejesë që qoftë me hajr e me fat. Dhe jemi gjithnjë në sherbim të lexuesve tanë të nderuar, që edhe gjerat e zakonshme të jetës private a familjare, t'ua japim në një menyrë disi tjetër, pra larg stampave e shabllonizmit që ne gazetarëve, ashtu si pa e kuptuar, na "˜kapin" jo rrallë për fyti.

Psikologu bamires Arif Hoti me Rugovën e Ditmarin

 

Si mbyllje e këtij urimi, e përshendes dhëndërrin e ri zotin Shkëlqim si dhe lexuesit e Zërit të Shqiptarëve me vjershën e mëposhtëme:

 

MË BESONI

 

Ulur në sediljen e avjonit,

Shikoj në monitor,

I jemi afruar,

Brigjeve të Anglisë.

 

Oooh! Ngazëllehem,

Lumturohem si fëmija,

Më duket se arrita,

Në oborrin e shtëpisë.

 

Më besoni, sinqerisht,

Vëllezër, miq edhe shokë,

Shpirti,

E paska shtëpinë të madhe.

 

Aaah,

Shtëpia ime,

Shtëpia ime...,

Me emrin Europë.

 

./.

(Nga libri "Vdekja e varreve", faqe 74)

-Për Zëri i Shqiptarëve, nga NJ, USA, fundprilli, 2012-

ZEQIR LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARBËRESHËT NË ITALI MES TRADITËS DHE MODERNESNga ENRIK MEHMETI (04.29.2012)
KËTA S'TË LËNË AS TË VDESËSHBotuar në gazetën "SHEKULLI", në shtator 2010Nga ARDIAN KLOSI (04.28.2012)
PAPAFINGOJA E KRISMËS SË THATËSIVËLLAIT TIM ARDIAN KLOSINga EDI RAMA (04.28.2012)
SHKRIMI I FUNDIT I ARDIAN KLOSIT: NJË MIJËVJEÇAR E GJYSMËKa dalë para pak kohësh pranë shtëpisë botuese Pusted në Regensburg të Gjermanisë një vepër e përmasave të mëdha p� (04.27.2012)
ME PASAPORTË SHQIPTARE NËPËR AEROPORTET E EUROPËSNga BORANA SHALA (04.26.2012)
NOCIONI "EPIR I VERIUT" DHE NOCIONI "ÇAMËRI"Nga THIMI SAMARXHIU (04.25.2012)
KRAHINALIZMI: 118... ME 2!-…një plagë e pashëruar e shoqërisë shqiptare- Nga ZEQIR LUSHAJ  (04.25.2012)
GJERMANIA MBËSHTET TURIZMIN SHQIPTAR (04.25.2012)
Për dijeni: -"kushërinjve" të kryeministrave të dy shteteve shqiptare!VORRE KRAJLASH JENA NGINga ZEQIR LUSHAJ (04.21.2012)
ÇFARË ALTERNATIVASH IU OFROHEN FASIONISTËVE SHQIPTARË DHE SI MUND TË JETOJË KJO INDUSTRI? (04.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]