VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Prurje të mëdha pushuesish nga Kosova e Mali i Zi

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 07:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Prurje të mëdha pushuesish nga Kosova e Mali i Zi


E Mërkurë, 07.29.2009, 07:18am (GMT+1)

 

 

 

Numri i shtetasve kosovarë, që drejtohen këto ditë për në bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e verës, ka arritur shifra rekord në këto ditë korriku dhe më së shumti rritja e numrit të tyre lidhet me përfundimin e punimeve në segmentin Rreshën-Kalimash, pjesë e autostradës së re Durrës-Kukës-Morinë. Burime nga dogana e Morinit në rrethin e Kukësit, në kufi me Kosovën, bënë të ditur se numri i turistëve që janë shënuar në këtë doganë gjatë ditëve të korrikut është më i madhi i dhjetë viteve të fundit. Vetëm në tre javët e para të këtij muaji, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 400 mijë udhëtarë dhe 91 mijë automjete. Pjesa më e madhe e tyre janë qytetarë kosovarë që kanë zgjedhur si destinacion për të kaluar pushimet bregdetin shqiptar. Hapja e autostradës Kalimash-Rrëshen ka lehtësuar ndjeshëm udhëtimin dhe ka shkurtuar distancën me bregdetin shqiptar. "Jemi shumë të kënaqur me rrugën", thotë një qytetar kosovar, i cili shpreson që së shpejti të hapet edhe tuneli tjetër, i cili do ta lehtësojë më shumë qarkullimin dhe do ta afrojë edhe më shumë bregdetin shqiptar me Kosovën.

Policia e Kukësit ka marrë masa lehtësuese në kryerjen e procedurave të kalimit kufitar si dhe në kontrollin e akseve rrugore për të parandaluar aksidentet automobilistike.

 

Autostrada Durrës-Kukës-Morinë, 170 kilometra e gjatë, një projekt i qeverisë shqiptare shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit në krahasim me rrugët ekzistuese dhe krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë. Ajo realizon lidhjen e Morinit, në kufi me Kosovës, me Durrësin, për vetëm 2-3 orë, në kushte krejt normale, madje edhe në periudhat e dimrit. Rritja e dendësisë së lëvizjes dhe perspektiva e kësaj rruge, që pritet të lidhë vendet e rajonit, e bën këtë arterie mjaft të rëndësishme për shkëmbimet tregtare, me ndikim të madh në zhvillimin e mëtjeshëm ekonomik të Shqipërisë, por edhe Kosovës. Pjesë e autostradës Durrës-Morinë është dhe tuneli Thirrë-Kalimash, në segmentin Rrëshen-Kalimash. Tuneli Thirrë-Kalimash dhe anasjelltas, i ndërtuar në një masiv malor, ka dy hyrje veriore dhe jugore, me nga 5.6 kilometra secila. Në 31 maj u përurua bashkimi i njërës prej tyre, asaj veriore. Si gjatë ndërtimit, edhe pas përfundimit, autostrada do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrje dhe turistë në terrenin malor të kësaj zone.

 

Muriqani, pikë kufitare e përbashkët në të gjithë rajonin e Ballkanit

 

Lehtësimet e procedurave në pikën e re doganore në Muriqan të Shkodrës dhe ndërtimi i rrugës Milot-Kukës kanë dyfishuar numrin e shtetasve që preferojnë që lëvizin në të dy anët e kufirit. E përuruar me 18 qershor, pika doganore mjaft moderne e Muriqanit është e vetmja pikë kufitare e përbashkët në të gjithë rajonin e Ballkanit që funksionon me dy polici: shqiptare dhe të Malit të Zi. Komandanti i pikës së kalimit kufitar për palën shqiptare, Ilir Hasa, tha dje për ATSH-në se, 'gjatë gjithë muajit korrik lëvizja e shtetasve në të dy anët e kufirit është mjaft e madhe dhe rezulton sa dyfishi i një viti më parë". Sipas Hasës, ky fluks vjen drejtpërdrejt nga kushtet moderne dhe bashkëkohore që ka sot pika kufitare e Muriqanit, ku në shërbim të përbashkët me palën malazeze janë lehtësuar procedurat e kontrollit, si për individë dhe automjete. Hasa pohon gjithashtu se, me rëndësi është dhe ndërtimi dhe vënia në shfrytëzim i aksit rrugor të superstradës Milot-Kukës, që ka rritur numrin e shtetasve kosovarë, që përmes kësaj linje, janë shumë më të favorizuar se akset e tjera rrugore. Për muajin korrik shifra rezulton në hyrje për 77.000 dhe në dalje për 28.000 automjete që kanë hyrë dhe dalë nga Muriqani. Në hyrje janë 25.000 mjete të shtetasve vendas dhe të huaj, ndërsa në dalje nga territori shqiptar 22.000 mjete. Në Muriqan, pika e parë e përbashkët kufitare mes dy vendeve në gjithë rajonin e Ballkanit, në muajin e parë të funksionimit, vihet re bashkëpunim i mirë mes personeleve të shërbimit nga të dy vendet, ç'ka garanton në të ardhmen funksionimin e shërbimit mjaft efektiv ndaj të gjithë shtetasve vendas dhe të huaj që lëvizin në të dy anët e kufirit. (Sipas RD)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009Nga Abas FEJZULLAHI (07.26.2009)
Në Valbonë turizëm sipas traditës dhe biznes fitimprurësNga Riza Hoxha (07.20.2009)
Sul Demollari kapiten i futbollit shqiptarNga Agron SEJAMINI (07.20.2009)
Kosove: Nxirren 11 trupa nga varri masiv - mes tyre edhe 4 femije (07.15.2009)
Letër drejtuar Kryeministrit Sali Berisha: E gezofshi fitore (07.09.2009)
Bisedë me zemër "të hapur"Nga Rozi Theohari - Boston (07.06.2009)
Përurohet restaurimi i Teqesë së Dervishit të Luzhës, monument kulture, vepër e Azem Hajdarit (06.27.2009)
"Vatra" kërkon nga votuesit shqiptarë të respektojnë me rigorizitet standartet demokratike të zgjedhjeve (06.26.2009)
Kombi shqiptar, Europa dhe ZvicraNga Alfred Papuçiu (06.19.2009)
Gjimnazistët e Prizrenit sërish të suksesshëm në provimin e diplomës gjermane (06.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]