VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në Pirgun e Kujtimëve të Pararrueshme...RESPEKTI I PËRJETSHËM PËR ARSIMTARIN DHE NDERIMET MË TË LARTA PËR FAMILJEN LAPIDARE DHE EMBLEMATIKE TË HARADINAJVE NGA GLLOGJANI!Nga AGRON SHABANI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Në Pirgun e Kujtimëve të Pararrueshme...

RESPEKTI I PËRJETSHËM PËR ARSIMTARIN DHE NDERIMET MË TË LARTA PËR FAMILJEN LAPIDARE DHE EMBLEMATIKE TË HARADINAJVE NGA GLLOGJANI!

Nga AGRON SHABANI


E Premte, 06.22.2012, 07:17am (GMT+1)

Si djali me i madh ose femja i parë i tim at të ndjerë, Mehmet Shabanit ( veteran i arsimit shqip dhe drejtor shumëvjeçarë shkollash fillore ne komunat e Deçanit, Rahovecit etj. në Kosovë) dhe sime ëmë amvise, Havës ( bijë e familjes liridashëse dhe mikëpritëse të Kukakajve ose Krasniqëve të Junikut historik dhe mbesë e familjes së njohur të Shaban Zhukës të Zhukë Haxhisë dhe Kerit të Sadri Bardhit nga Rugova kushtimtare dhe kryengritëse) linda në stinën e dimrit. Përkatësisht, në muajin dhjetor të vitit 196O.Ku linda unë thonë se atëbotë mbante një dimër i madh me plot acar, struherë dhe një shtërngatë të fortë që prej nga gjithëkak e gjithandej e sillte era. Se këndejmi, vjeshta dhe dimri ishin si të thuash stinët me të shpeshta në Kosovën e pushtuar dhe sunduar nga serbi. Ndërsa, pranvera dhe vera atëbotë vinin ose ia bënin shumë rrallë.Mbase vetëm si përftim ose një vegim i ngrohtë drite dhe shprese në horizontin e parë që fillonte nga aty e nuk i dukej fundi. Ishte pra ai dimri i madh serbo-sllavo-karpatian në Kosovë që vazhdimisht sillte të ftohtë dhe një acar të madh me plotë ankth të thellë dhe struherë të keqe që atëbotë po dirdhej pameshirëshëm dhe gjithë trishtim në shpirtin dhe zemrat e liga dhe të stërkequra të njerëzve dhe popullit tonë nga ato hije të lugatëruara të mesjetës që vazhdimisht i sillte nata e gjatë serbo-bizantine e cila nuk sosej në "sfondin" e saj të llahtarshëm dhe tepër ndjellakeq për njerëzit dhe popullin tonë gjithandej. Ishin ato kohë të rënda të UDB-së, OZNË-s, Rankoviçit ,Kileviqit dhe harambashëve të tjerë serbo-çetnik që i takonin atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar prej Karpatëve ! Ugurzeza dhe të rënda plumb si morti.Atdheut dhe popullit ( kombit) tonë shqiptar në Kosovë dhe kudo asokohe iu kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë së gjatë serbopansllaviste në fyt.Nuk kishte se ku të shkonte me keq.Jo. Por... me ëndërra të djegura dhe të përgjakura në palcë,madje me lak në fyt, me litar në shpirtë dhe zinxhirë në sy: njerëzit dhe populli ynë atëbotë edhe duarlidhur sikur bënin kryq në qiellin e madhërishëm të Zotit. Ndërkohë që vetëm henën e zbehtë dhe yjtë e shumtë në qiellin e pafund atëherë i kishin ( i kishim pra) në vend të dritave dhe qirinjëve faqebardhë.

 

Për me tepër ndërkaq, shteti dhe shoqëria e atëhershme jugosllave me tepër i ngjante një shoqërie të bunkerizuar dhe të barrikaduar nepër trashe dhe istikame të ndryshme politike, nacionaliste, policore, ushtarke, ideologjike dhe të tjera ...Ku regjimi i hekurt ushtarako-policor në Beograd vazhdimisht i tërhiqte fijet ose rrënjët e njohura komplotiste, konspirative dhe dekonspirativiste kundër popujve dhe vendëve ( republikave ose krahinave) të tjera që përbenin asokohe "federatën e sllavëve të jugut" të quajtur dikur Jugosllavi. Ndaj popullit ose kombit tonë shqiptar sidomos. Shqiptarët në bazë të "amendamentëve" të atëhershme "kushtetuese dhe juridike" të federatës serbo-jugosllave njihëshin vetëm si kombësi ose nacionalitet etnik. Dhe, jo si komb. Kjo edhe përkunder faktit se populli ( kombi) ynë shqiptarë për nga numri i banorëve ose popullsisë së përgjithshme e zënin vendin e tretë ( pas serbëve dhe kroatëve) në federatën e atëhershme jugoslave. Por logjika e sëmurë violente dhe infantile- patologjike e nje sistemi ( regjimi) të bunkerizuar( barrikaduar) dhe tepër stupid e paranoid atëbotë e kishin bërë të vetën.Mbase, gjithnjë fjala mbi fiksionet e sëmuara autoritare dhe totalitariste të një "sistemi( regjimi) të përbashkët" serbo-jugosllav që ishte i kalbur në embrion.

 

Siç dihet në bazë të paradoksëve dhe padrejtësive të njohura politike, ushtarake, historike, gjeografike dhe të tjera të fuqive të ndryshmë të imperiale,koloniale ose gjysëkolonialiste shqiptarët e Kosovës dhe të hapësirave të tjera etnike shqiptarëve do t´i çepëshin ose bashkangjitëshin dikur përdhunshëm " perandorisë së vogël" të sllavëve te jugut ( lëxo: ish jugosllavisë) në emër të "historive të vogla" dhe "gjeografive të mëdha" ose anasjelltas.Por...?!!!...

 

Se këndejmi, pas përfundimit të ´ciklit të ulët´ të shkollës fillore në Zoqishtë të komunës së Rahovecit dhe në Dobrigje të komunës së Gjajovës: Ciklin e lartë ,respektivisht, katër klasët tjera fillore do i vazhdoj në shkollen fillore "Drita " ne Gramaqel të komunës së Deçanit...Ku pos arsimtarëve ose pedagogëve tjerë të nderuar në atë shkollë, do e kem fatin dhe privilegjin e veçantë që për Arsimtar të Edukatës Fizike ta kem pedagogun dhe patriotin e shquar shqiptar, z. Smajl Haradinaj.Xhaxhain e komandantit legjendar të Dukagjinit dhe ish kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Mbaj mend se Arsimtari im i dashur dhe i paharruar , Mësuesi Smajl ( Siç e quanim ne nxënësit e tij asokohe Arsimtarin tonë legjendë, z.Smajl HARADINAJ!) ishte një patriot i madh -deri në kulm. Burrë trim dhe atdhetar i paepur -deri tek Zoti. I përkushtuar dhe kushtrimtar i madh-deri në tempull. Arsimtar i çmuar dhe pedagog i shkëlqyer sa s´ka më.Me kujtohet se Mësuesi Smajl ishte një burrë i pashëm , shpirtëbardhë dhe tepër krenar në Misionin e Tij prej pedagogu dhe Patrioti të respektuar në Ato Anë.

 

Imanuel Kanti thotë se ashtu sikurse fytyra dhe sytë e njeriut që janë të bukur, sepse përmes tyre shihet shpirti.Ashtu edhe shpirti i njeriut është i bukur dhe tepër i dashur, sepse përmes tij shihet dhe prekët Zoti.

 

Si sot me kujtohen prore Solemnitetët dhe Ato Manifestime të shkëlqyera për Nderë të 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë Shqiptare që i organizonte vazhdimisht Mësuesi ynë i dashur, z. Smajl Haradinaj së bashku me miqtë dhe kolegët e tij asokohe në shkollën tonë fillore "Drita" te Gramaqelit. Dhe.. trikot ( fanellat) tona kuq e zi si obligim dhe detyrë mbi të gjitha detyrat dhe obligimet tjera nga Arsimtari i lartepermendur i Edukates Fizike , z. Smajl Haradinaj.Kori i nxënësve dhe ato recitime të bukura vargjësh kushtuar 28 Nëntorit, Shqipërisë dhe Shqiptarizmës.O Zot!...

 

Lajmin e hidhur mbi arrestimin dhe rënien në burg të Arsimtarit tim të nderuar, z. Smajl Haradinaj që tani nuk ndodhët më në jetë ( Dritë Pastë!):Do ta përjetoja tepër rëndë dikur si nxënës i gjimnazit në Gjakovë dhe si student në Zagreb të Kroacisë.Gjatë tërë kohës me sillëshin në mendje sytë e përmalluar dhe ato shiqime të përlotura të femijëve të Tij ( Shqipes, Nasimit dhe Naimit) që i kisha njohur dikur kur kishim nxënës në shkollën fillore "Drita" te Gramaqelit...Përshëndetjet dhe buzagazët e harruara në pragun e derës , fjalët e ngelura në fyt dhe ato amanete të djegura në maje të gjuhës ! Një kujtim, një amanet i përhershëm ose testament që fjeg e flet për një fjalë babi, at etj.etj. Ahh...

 

Si për çudi dhe një "analogji të pashkruar" ose të " pathënë asgjëkundi" : Armiqtë dhe pushtuesit e egër gjakatar serbian vazhdimish qëlluan dhe goditen pamëshirëshëm mbi ´siperfaqen e mahisur´të dhëmbjeve dhe plagëve të shumëta skeletore dhe gjenetike të njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë të cilat ehe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari.Duke shkrehur kështu plumb, zjarr dhe hekur mbi Njerëzit dhe Familjet e njohura liridashëse dhe patriotike shqiptare në Kosovë dhe kudo. Ndaj Familes lapidare dhe emblematike të Haradinajve nga Gllogjani sidomos.

 

Në Qytetin e Dritës ( Në Paris..) thonë se ndodhët një monument i lashtë i viganëve që paraqet një kudhër ose tempull impozant me një mori çekanësh ( çekicësh ) të thyer mbi të dhe një mbishkrim i cili thotë: Hudhni çekanët banda armiqësore! Çekanët tuaj do thehën, ndërsa, kudhëra ose tempulli i lartë i Hyjit dhe viganëve të njohur të popullit dhe shtetit tonë pergjithmone do te mbetet ne kujtesën tonë historike dhe patriotike." Fund i citatit.

 

Haradinajt legjendar dhe emblematik vazhdimisht u dolën zot kombit dhe tdheut tonë kur Ata e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhëshin në rrezik.Gjatë luftës së fundit çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së sidomos. Lavdi Familjes lapidare dhe emblematike të Haradinajve nga Gllogjani!Lavdi të gjithë trimave dhe deshmorëve tjerë të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët!

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI E SURVEJONIN LIDHJEN E PRIZRENIT SHËRBIMET E FSHEHTA GREKE E SERBENga FATMIRA NIKOLLI (06.19.2012)
QERSHORI I QERSHIVE Nga ZEQIR LUSHAJ (06.19.2012)
AS NË TOKË DHE AS NË QIELL APO "TOKËN E ASKUJT"?!...Nga AGRON SHABANI (06.17.2012)
PRESIDENTI I ITALISË NAPOLITANO PËRGËZON DHE FALËNDERON DR. ZEF MULAJ, STUDIUES E POET SHQIPTARNga  Prof. MURAT GECAJ (06.17.2012)
TEUTA TOPI: NË DISA RASTE DO TË ISHA MË E ASHPËR SE BAMIRINga ERALDO REXHO (06.15.2012)
REVOLJA MBI TAVOLINË Nga ZEQIR LUSHAJ (06.15.2012)
PO NGADALËSOHEN GËRMIMET NË ZHILIVODË (06.14.2012)
STAFETA E POETËVE Nga ZEQIR LUSHAJ (06.13.2012)
Kumtesë: NGA PRIZRENI HEROIK MESAZH I QARTË PËR RIBASHKIM KOMBËTAR (06.12.2012)
ZBULIME TË REJA NË BUTRINT (06.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]