VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shpopullimi i fshatrave kosovare në kufi me Serbinë

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 08:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Shpopullimi i fshatrave kosovare në kufi me Serbinë
E Shtunë, 08.15.2009, 01:03pm (GMT+1)

Si pasojë e ngjarjeve të viteve të fundit të cilat edhe përfunduan me luftë, shumë fshatra të kësaj zone janë boshatisur. Ajete Beqiraj vizitoi këto fshatra dhe solli prej atje këtë reportazh:

 

Podujeva, në verilindje të Kosovës është komunë me 92 kilometra brez kufitar. Mirëpo, të veçantën e shndërron në sfidë fakti se kjo zonë kufitare shtrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Se sfidat vazhdojnë, dëshmon arrestimi i tre banorëve të Pollatës nga policia kufitare e Serbisë, në korrik të këtij viti, me akuzën për "shkelje ilegale të kufirit". Sabri, Nexhip dhe Riad Dema nga fshati Pollatë i Podujevës, u arrestuan, teksa po punonin tokat e tyre në fshatin Bellush, rrëzë brezit kufitar, Kosovë-Serbi.

 

"Jo vallahi nuk asht livadhi i serbise! Le t'i sjellin skicat. N´daltë livadhi andej kufirit, le t´na marrin edhe neve! ... Ata, e kanë marrë një hoxhë n´tokë t´vet e e kanë nguju pa iu ba kurrgja hiç. Ata po na marrin kur po dojne!- thotë Idriz Dema, duke aluduar në njërin ndër të arrestuarit, imam në xhaminë e këtushme.

 

Në Pollatë, pikërisht në këtë fshat ku jeton familja Dema ndahen dy krahë rrugësh të cilat bashkohen në brezin kufitar Kosovë-Serbi. Peisazhe të mrekullueshme na përcjellin teksa përshkojmë rrugën rurale të krahut të djathtë, e cila përfundon në fshatin Reqicë, pika më e largët e këtij krahu të kufirit. Prej këtu shihet edhe livadhi në fshatin kufitar Belush, ku u arrestuan tre kosovarët, teksa qetësinë absolute të këtyre venbanimeve të bukura e të braktisura, e trazon vetëm cicërima e zogjve e gërshetuar me këngë gjinkallash.

 

Megjithë kushtet e mira nuk është e lehtë të jetosh në këto mjedise

 

Dhe, banoret e fshatit Perpelac ishin ata që filluan braktisjen e këtyre venbanimeve që në vitet 90-të, thotë kryetari i komunës së Podujevës, Iljaz Pireva.

 

"Ndoshta vet pozita e tij rrëzë kufirit me Serbinë ka bërë që njerëzit në vitet 90-të të mos ndjehen të sigurt. Eshtë e vërtetë se kur shikon nga këndi ynë, kushtet janë të mira, një ambient i qetë e i bukur. Mirëpo, në një aspekt tjetër nuk është e lehtë të jetosh në këto mjedise":

Në fshatin Muhazog tashmë nuk ka asnjë familje; në fshatin Rakinicë ka mbetur vetëm një familje; në Bllatë janë vetëm dy familje; në Murgull dy familje; në Tërnavicë tri- katër familje, përderisa në fshatin Reqicë janë vetëm tri familje, me tendencë të rikthehen edhe të tjera, thotë kryetari Pireva.

"Në kohët e fundit janë kthyer edhe dy familje. Ndërsa, është karaktersitke që është kthyer një familje prej Obrancës, paralagje e Podujeves dhe atje ka hapur një fermë me dele e dhi".

 

Disa i braktisin pronat e veta - të tjerë i marrin ato me qira

 

Dhe, përderisa banoret e Reqicës kanë braktisur vatrat e veta dhe këtu nuk kanë mbetur më shumë se dy tri familje, Zeqir Kastrati nga Obranqa, pikërisht këtu po ndërton një jetë të re. Tashmë, vapa e ditës është në pikën më të lartë dhe atë nuk e zbusin as kurorat e dendura të drunjve. Mirëpo, kjo nuk e pengon këtë blegtor te vazhdojë punën në ndërtimin e stallës për kopenë me afro 200 krerë dhenë e dhi.

 

"Po e ndërtojmë stallën për dhen e dhi. Tokë s´kemi tonen, por e kemi marrë nga dajat, do e kemi marrë me qira e pak e kemi ble dhe tash kemi ardhë këtu të punojmë. Së shpejti do të bëjmë edhe bagëti të trashe", thotë Zeqiri. REL
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Marrëveshja e Ohrit tetë vjet më pas (08.12.2009)
"Illyricum Sacrum" enciklopedia shqiptare 300 vjeçare (08.11.2009)
Gjon Nikollë Kazazi: një kopje e rrallë e veprës zbulohet në VatikanNga Dr Musa Ahmeti (08.11.2009)
Henri Perrit: Separatizmi po nxitet nga Beogradi (08.10.2009)
Mustafa: Nëse Kosova copëtohet ne duam bashkim (08.10.2009)
Presidenti Sejdiu ngushëllon Topin dhe Berishën (08.08.2009)
Gjermania i bën thirrje opozitës që të bashkëpunojë me qeverinë (08.08.2009)
Nëntoka e Kukës ka 14 milionë tonë rezerva të kromitNga Riza Hoxha (08.07.2009)
Kryeministri Berisha priti sot Menduh Thaçin (08.05.2009)
NATO merr bazën detare ushtarake në Durrës (08.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]