E Djelë, 05.12.2024, 12:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PENA E AKADEMIKUT SHABAN DEMIRAJ - MË E VLEFSHME SE NJË GJERDAN VLERASH
Nga GËZIM LLOJDIA,Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

E Djelë, 03.03.2013, 11:12am (GMT+1)



Ç'gjuhë kane folur banoret e gjirit te Vlorës gjate shekujve?



                                   1.

Në historinë e gjuhës shqipe është i vijëzuar,rrugëtimi i Prof Shaban Demiraj, frymësjellësit të një grushti diell,nga diellzimi i shqipes .Shtrirja e shqipes dhe rrugëtimi i saj përmes hapësirave të reja ka meritën edhe të prof Demiraj. Kur rezidenca qendrore e Universitetit të Tiranës u vendos të ngrihet në kryeqendre e Shqipërisë,në kodrinat e buta të periferisë së Tiranës,në fillim të viteve 50,shqiptarët nuk u befasuan për ekzistencën e saj. Përkundrazi, banorët e këtij trualli që quhen shqiptarë si trashëgimtare e tij ,pra edhe të gjuhës së mëmësisë së tij këtij thesari të shenjtë,dëshmoi fuqinë tonë shpirtërore. Historia e gjuhësisë sonë e lashtë sa bota. Që kur mori formë trualli ynë shqiptar,kur u mblodhën dhe u bënë bashkë dhe funksionimi i tyre ishte i plotë,u pa se çdo të thotë gjuha shqipe,në këtë truall .Ajo na mbajti nëpër kohëra, llohra e shekuj për të mos u rrëzuar .Kjo është simetria, që mbante kahje të kundërt me të tjerët. Kjo ishte njëkohësisht ngritja në sytë e të tjerëve .Me forcën e shpirtit mendimtarët ngrohën venat e ngrira të kombit. Sa të rrojë kombi,do të rrojë edhe gjuha. Një patriot shqiptar ka thënë këtë pasazh dashurie për vendin e tij:"Neve s'na sos Perëndia,se na ka ngjizur vetë / Do të rrojë Shqipëria,sa të përmbyset kjo jetë." Kjo nuk është muzë. Ajo është përpjekja e atyre rilindësve,që në çdo ditë e çdo stinë ,plotësuan kronikën e madhe të përndritjes kombëtare shqiptare. Ajo është "vula", për kombin tonë. Jemi këtu ,thotë ky dervish,që kur s'mbahet mend. Ky dervish është Meleq Shëmbërdhenji , rilindas i shquar. Nga thellësia e kohës dëgjojmë klithmën e rilindësve. Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane, thotë Ëikipedia, që flitet në Shqipëri, Kosovë,Republikën e Maqedonisë, Serbinë jugore dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.

2.

Është përdorur ky postulat:"Pena e studiuesit është me e vlefshme se gjaku i derdhur i dëshmorit".Sqarim tek një religjion fetar. Për studiuesin e gjuhësisë Shaban Demiraj duhet thënë se ai është një rilindas i kohëve tona. Faktet,që prof Demiraj sjell për gjuhën amtare nëpër shekuj janë ndriçime, që zbardhërojnë errësirën e ngucur nga kohët e zymta. Një ndër studimet më me vlera për krahinën tonë është ajo për gjuhën se çfarë gjuhe amtare përdorej në Gjirin e Vlorës gjatë shekujve. Vërtetësia dhe argumentimi shkencor që sjell prof Demiraj përbënë një vlerë për banorët e gjirit të Vlorë,lidhur me të djeshmen dhe të sotmen e gjuhës .Prania e vendbanimeve të lashta në gjirin e Vlorës ka gjetur si burim argumentimin shkencor të akademikut Demira,j që ti vrojtoj me lupën e tij shkencor. 2 qytet antike, Oriku dhe Treporti,Aulona më tej në gji me 18 km gjatësi dhe 16 km gjerësi. Të dhënat historike tregojnë shumë por ajo që lëvron akademik Demiraj është fokusimi te gjuha që kanë folur në këtë zonë. Ç'gjuhë kane folur banoret e gjirit te Vlorës gjate shekujve?
Kjo pyetje, shprehet akademiku Demiraj ,natyrisht parakupton qe te sqarohet me pare nëse ata banore gjate shekujve kane folur një apo me shume se një gjuhe ne rrjedhe te kohës. Këtu është fjala për gjuhet e folura pas ardhjes se tribuve indoeuropiane ne Gadishullin Ballkanik, sepse gjuhet jo-indoeuropiane te folura para ardhjes se tribuve ne Ballkan dhe ne Evrope ne përgjithësi janë sot te panjohura për ne, me përjashtim te gjuhës se Baskeve, qe flitet ne viset kufitare midis Spanjës dhe Francës. Sqarimi i pyetjes se mësipërme edhe për periudhën pas ardhjes se tribuve i.e. ne viset e banuara sot nga shqiptaret paraqitet bukur, i vështire, sepse jo vetëm për kohërat e hershme, por edhe për periudhën e Mesjetës nuk mund te flitet për popullsi krejt te papërziera, jo vetëm ne gjirin e Vlorës dhe ne viset e banuara nga shqiptaret, por edhe ne Gadishullin Ballkanik e me gjere. Mjafton te kujtojmë dy periudhat e sundimit te mbretërisë Bullgare gjate shekujve IX XIII dhe te mbretërisë Serbe te nemanjideve gjate shekujve XII XIV, qe kane lënë gjurme te shumta jo vetëm ne fjalorin e gjuhës shqipe, por edhe ne emrat e vendeve, gjurme këto qe te lënë përshtypjen e një kolonizimi te pjesshëm te viseve shqiptare nga ana e pushtuesve sllave. E njëjta vërejtje vlen edhe për periudhat me te hershme, sidomos për periudhën e sundimit te gjate romak, qe solli si pasoje romanizimin e një pjese te mire te popujve te Ballkanit, si edhe për periudhën me te hershme te themelimit te kolonive greke ne brigjet e Mesdheut, te Adriatikut e gjetke. Si rrjedhim i këtyre ngjarjeve historike për periudhën e lashtësisë dhe te mesjetës, është e vështirë te flitet për një popullsi krejt homogjene ne viset e banuara nga shqiptaret, duke përfshirë edhe vendbanimet e gjirit te Vlorës. Akademik Sh.Demiraj shtron pyetjen se ç'gjuhë është folur ne vendbanimet e gjirit te Vlorës: ne lashtësi dhe ne mesjete, ne mungese te dhënash te dokumentuara me shkrim për periudhat e hershme, mund te ndriçohet kryesisht nëpërmjet te dhënave te tërthorta, qe mund te nxirren nga analiza e disa fakteve te gjuhës amtare, qe flitet ne këto vise, ne periudhën e dokumentuar historike. E ne këtë rast, shqipja si gjuhe amtare e vendbanimeve te gjirit te Vlorës, nuk mund te veçohet nga gjuha amtare e banoreve te Shqipërisë Jugore ne përgjithësi. Mençuria e akademikut Demiraj shfaqet qartësisht tek teza që ai përfshinë në këtë studim kur thotë se : Gjithsesi, mendimi qe, Shqipëria Jugore ne përgjithësi dhe i ashtuquajturi Epir ne veçanti, ishin te helenizuar ne lashtësi, nuk ka asnjë mbështetje dhe për këtë arsye është kritikuar me te drejte edhe nga një studiues specialist i kësaj treve, siç ishte dijetari anglez N.G.L Hammond, i cili ne faqen 423 te Vëllimit te Pare te veprës se tij madhore Epirus (1967) shkruan: "Dëshmitë arkeologjike tregojnë se, kultura Greke, siç shfaqet ne poçeri dhe objekte te tjera, nuk depërtoi ne Epirin e brendshëm me përjashtim te Dodonës dhe atje vetëm ne një mase te kufizuar deri ne Shekullin IV. Dëshmitë historike ne përgjithësi dhe përshkrimi i tribuve te Epirit te brendshëm si barbare (d.m.th jo Greke Sh.D) nga Tukidi janë ne harmoni me dëshmitë arkeologjike. Prandaj, nuk mund te merret seriozisht ideja, qe gjuha greke u përhap prej qyteteve greke ne bregdet dhe zëvendësoi një gjuhe jo greke gjate shekullit V ose VI. Iliria qendrore ishte gjeografikisht shume me e hapur për depërtim nëpërmjet Epidamit (=Durrësit ), Apolonisë dhe Bylysit, por gjuha greke nuk e zëvendësoi gjuhen ilire atje ne shekullin IV ose me vone". Gjithsesi, arsyetimi i mësipërm është një argument ex silentio. Prandaj, ne këtë rast është e nevojshme te parashtrohen edhe disa te dhëna konkrete, qe do te dëshmonin për një prani te hershme dhe te vazhdueshme te popullsisë autoktone ne Shqipërinë Jugore ne përgjithësi dhe ne vendbanimet e Gjirit te Vlorës ne veçanti. Parashtrimi i këtyre te dhënave do te kërkonte një monografi te gjere, prandaj ne këtë kumtese do te kufizohemi vetëm ne disa emra njerëzish tipike, qe dëshmojnë për një vazhdimësi te pandërprerë te popullsisë autoktone shqiptare ne trevat e tyre te sotme. E për këtë qellim, do te nisemi nga periudha e dokumentuar historike, për t'u ngjitur shkalle shkalle ne periudhat me te hershme. Dhe po e nisim me periudhën e pushtimit osman te Shqipërisë, kur turqit për qëllimet e tyre pushtuese bënë regjistrime te herëpashershme te popullsisë se viseve te pushtuara. Ndër emrat e banoreve te qytetit te Vlorës dhe te Kaninës ne këto regjistrime dalin rregullisht edhe disa emra te vjetër tipike shqiptare si, Gjon, Gjin, Gjike, Gjergj, Pal etj që ndeshen dhe ne regjistrimet osmane te popullsisë se viseve te tjera te Shqipërisë Jugore dhe Veriore. Akademiku Demiraj zbërthen edhe burimin e emrit Gjon.Emrat Gjon dhe Gjin, shkruan ai, kane te njëjtin burim dhe përfaqësojnë trajtat shqiptare te një emri te krishtere me origjine hebraike, qe është përhapur nëpërmjet romakëve ne te gjitha gjuhet e Evropës dhe me gjere.Emri Gjon është përftuar nga evolucioni i trajtës latine Joannes, qe ne gjuhe te tjera paraqitet me trajta fonetike te ndryshme si: italisht Giovanni [Xhovanni], frengjisht Jean [Zhan], spanjisht Joan dhe Ion, anglisht John [Xhon], rusisht Ivan, serbokroatisht Jovan, greqisht Janis etj. Ne shqipe, a me sakte ne gjuhen "nene" te shqipes, ky emër duhet te ketë depërtuar shume herët, qysh ne shekujt e pare te erës se re, për çka dëshmojnë disa dukuri te lashta fonetike karakteristike për mbare shqipen si evolucioni /j/ > /gj/ dhe zhvendosja e theksit mbi rrokjen nistore. Për depërtimin e hershem te këtij emri ne viset e banuara nga te paret e shqiptareve te sotëm dëshmon edhe përhapja e tij e gjere e dikurshme si ne viset veriore, ashtu edhe ne viset jugore te Shqipërisë. Mjafton te përmendim këtu Gjon Kastriotin dhe Gjon Buzukun nga veriu dhe Gjon Muzakën e Gjoleken < Gjon Leka nga Jugu. Emri Gjon ndeshet edhe sot ne qytetin e Vlorës dhe ne rrethinat e saj, madje kryesisht nder banore myslimane. Mjafton te kujtojmë këtu se, ne fshatin Tragjas Gjon ne brezin e vjetër ndeshet edhe si emër personi edhe si emër fisi si p. sh Gjovarfi < Gjon Varfi etj. Ne Tragjas kishte dhe një lagje me emrin Mehmet Gjoni. Natyrisht, ky emër dëshmohet relativisht më dendur ne defterët e regjistrimit te popullsisë te periudhave te ndryshme te sundimit osman dhe kuptohet vetiu qe dikur ai është përdorur nga pjesa e krishtere e popullsisë. Por edhe midis te krishterëve te jugut ne përgjithësi nen ndikimin e kishës greke kishte nisur prej kohesh te përhapeshin trajtat greke si Jani, Jorgo, Pavllo etj. Ne vend te trajtave te vjetra shqiptare Gjon, Gjin,Gjergj, Pal etj. Kështu, ne regjistrin turk te vitit 1520 për qytetin e Vlorës, ashtu si për qytetin e Gjirokastrës, emrat Gjon dhe Gjin ndeshen me rralle, kurse për qytetin e Kaninës ndeshen disi me dendur. Edhe me dendur ndeshen këta emra ne regjistrimet turke për fshatrat e bregdetit (Himare, Dhërmi e Palasë) si edhe për fshatin Goranxi e sipërme etj. Gjithsesi, ne regjistrimin turk te vitit 1520 ne qytetin e Vlorës ndeshet, nder te tjera : Gjon Mostura, ndërsa ne qytetin e Kaninës ky emër ndeshet disi me shpesh; Jorgo Gjon-i, Gjon Spiri, Andria Gjon-i, Gjon Miho, Kalo Gjon-i, Gjon Nikolla, Gjon Dhimo, Gjon Boriq-i.
Vlen te shënohet se emri Gjon ne rrethin e Vlorës ka lënë gjurmë edhe ne toponimi.
Kështu, emri i fshatit Gjorm ne defterin e regjistrimit osman te vitit 1431 shënohet ne trajtën Gonemi [Gjonem i] si një vendbanim i Vilajetit te Kaninës. Ne këtë rast kemi te bëjmë me një trajte me te hershme te këtij fshati ku ruhet /n/-ja ndërzanore e paevoluar ne /r/. Te kihet parasysh se ne te njëjtin regjistrim janë shënuar edhe dy vendbanime te tjera me te njëjtin emër dhe pikërisht Gonoma [Gjon-em-a, sot Gjorm]ne Vilajetin e Pavllo Kurtikut [Kerrabes ] dhe Gjon-om-i [=Gjon-em-i] ne Vilajetin e Krujës. Ne këtë rast bie ne sy se për fshatin e Vlorës dhe atë te Krujës regjistruesi ka përdorur nyjën shquese /i/ te rasës emërore te gjinisë mashkullore, kurse për fshatin e vilajetit te Kërrabës ka përdorur fundoren/a/.M tej akademiku shqyrton edhe rastin e emrit Gjin etj.

                                     3.

Akademik Shaban Demiraj sot mund të konsiderohet një perlë ndër gjerdanët e margaritarëve të shkencës gjuhësore. Mendimtarët shqiptare vunë në lëvizje mekanizmin e kësaj orës. Ç'prej kësaj kohe,lëvizi ora e ndriçimit. Midis atyre të shumtëve gjuhëtarë të sotëm njihet edhe akademik Prof Shaban Demiraj. Nëse nuk do të ekzistonin këta heronj apo ,dëshmorët të fjalëve dhe germave, nëse nuk do të do të gjendeshin mendimtarët,patriotët e djeshëm , armiqtë ishin gati ta shkatërronin embrionin e lules,nëse e gjithë kjo aradhe e përbërë prej trimash dhe patriotë, mendimtarë e shkencëtar nuk do ta përballonin shkëlqyeshëm,sulmet që kanë ardhur nga pushtuesit, gjuha do të kishte ngecur e pluskuar. Rajvizimi i portretit të tij është i ndërlikuar ."Akademik Sh.Demiraj është një figurë e pazakontë. Prof Sh.Demiraj shkruan prof..Dr R.Përnaska, i përket në yllnajës më të lartë të albanistëve dhe albanologëve të të gjithë kohërave." Në të gjitha periudhat e vështira të rezistencës më të fortë të saj, kanë qenë së pari patriotët, e mendimtarë ,që kanë ruajtur pagabueshmërinë e gjuhës me sakrificën e tyre. Kush me shpirt,dikush me trup,kush me influencën e tij,një tjetër me jetën e tij e ruajtën gjuhën nga rreziqet,që kanë qenë jo të pakta dhe shumë kanosëse. Këta heronj të gjuhësisë tonë nuk vdesin, emrat dhe kontributi i tyre mbetet i skanuar në mendjet dhe shpirtin e një kombi,andaj nuk gremiset gjuha jonë në greminë si shumë gjuhë të tjera që sot gjenden veçse të harruara,pra të vdekura kësisoj. (DIELLI)

GËZIM LLOJDIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'EPIRI ËSHTË SHQIPËRI' - PESË FORUME PATRIOTIKE TUBIM NË GJIROKASTËR (03.02.2013)
VISAR ZHITI DHE GJYQI I NJU JORKUTNga DALIP GRECA (03.02.2013)
Flet gazetari profesionist Avdulla Kenaçi që u ka mbijetuar dy sistemeve politike:RTSH - PËRJETIME, MBRESA, KUJTIME DHE BRENGANga ALBERT ZHOLI (03.01.2013)
“NANA KATRINË…”, NANA E PROF. KOLË PRELËS…Nga FRITZ RADOVANI (02.28.2013)
NË 'BOTËN GLOBALE', NË BE, NË 'TOKËN E ASKUJT' APO AS NË TOKË DHE AS NË QIELL... ?!Nga AGRON SHABANI (02.25.2013)
DATËLINDJA E PAVARËSISËNga SELIM M. NËNGURRA (02.24.2013)
MEHMET ALIU, SHQIPTARI I EGJIPTIT (02.24.2013)
ÇKA THA AMBASADORI TURK PER SHQIPTARËT?...100 vjetori i rrethimit të Shkodres…Nga FRITZ RADOVANI (02.23.2013)
FRATI, SHQIPNIA E … "KUSH THONI JU ?”Nga Fritz RADOVANI (02.21.2013)
KAJA NANËN, THONË NË KOSOVËNga REXHEP SHAHU (02.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]