Rapsodi Rrustem Çela
Kufiri,
e ndau Hasin përgjysëm,
përgjysëm si teritor.
Largimi i rapsodit,
Rrustem Çela në Tiranë,
po më duket se;
prap ja hoqi Hasit gjysmën,
gjysmën në këngë e folklor!
Çiftelia e Hysen Didës,
ka mbet si e shkretë.
(Sa prindërit e Rrustemit,
e ndien vetminë).
Çiftelia dhe sharkia,
Dida dhe Çela,
vëllezër siemezë.
mbeten për Malsinë!
---------
-Tetor, 2000-
(Nga libri "Lisi i shkruar", per VOAL.Ch, 9 Prill 2013)