E Premte, 04.26.2024, 04:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
DYMBËDHJETË VITE PA MIKUN TIM AFRIM LOXHAJ
Nga MUSTAFË RUGOVA

E Martë, 04.30.2013, 08:07am (GMT+1)




Mustafë Rugova

Redaksi e nderuar!

Këtë fjalë të shkurtër kujtimi ia kam kushtuar mikut tim të shtrenjtë e të paharruar, i cili ketu e dymbedhjetë më parë humbi jeten në një aksident trafiku. Duke botuar këtë shenim per Afrimin dhe kete foto të tij, e kujtojmë e nderojmë Atë, familjen e të afermit, shoket e miqtë e shumtë që nuk mund ta harrojmë kurrë. Ju faleminderit.

Afrim Loxhaj
19. 02. 1960 - 17. 04. 2001

Me Afrim Loxhën dhe me të tjerë miq, të afërt e dashamirë, mërgimi më ndau për së gjalli ashtu si shumë kend në këtë jetën tonë mërgimtare per rrafsh trembëdhjetë vite me rradhë. Por, edhe pse larg njëri-tjetrit, tmerrësisht shume larg, unë kurrë nuk i pata ndërprerë lidhjet me vendlindjen dhe njerëzit e mij atje, natyrisht as me Afrimin, mikun tim të shtrenjtë. Një ditë motmoti, kur unë po vegoja në mërgim dhe derisa isha në banesën e azilit, më thërrasin me altoparlant prej recepsioni, duke më njohtuar se kisha vizitë. Kush mund të ishte, -pyesja vetën? Për befasinë time të këndshme shoh dy miqtë e mij të shpirtit, Rexhep Maksutin dhe Afrim Loxhën (shpirti dritë iu bëftë të dyve),të cilët kishin ardhë në Perëndim per vizitë pune. Gjatë kësaj vizite pune miqtë e mij kishin vendosur të më takonin me mua, ndaj kjo vizitë ishte ndër më të këndshmet në mërgim. Atë dite të paharrueshme ne mundoheshim të bashkëbisedonim e të kujtonim gjithë kohën e humbur me vite. Asnjëri prej nesh nuk mundi të çmallej as për së afërmi, pasi kishim aq shume për t'i thënë njëri-tjetrit. U ndamë me shumë mall dhe me lot në sy, por edhe me shpresën e madhe që një ditë të bukur do të takoheshim sërish në vendlindje. Dhe, kështu ndodhi. Në qershorin e madh të vitit 1999, kur u çlirue Kosova mërgimtarët e mallëngjyer e të lumtur si asnjëhere në jetën e tyre, ia kishin mësy Atdheut të mohuar, tashmë të lirë. I pari njeri që pati ardhë për të më dëshiruar mirëseardhjen në vendlindje, ishte Afrim Loxhaj, i cili nuk mund të përmbahej prej mallit dhe prej dëshirës që po përjetonte ne takimin me mua. Kurre nuk me hiqet nga mendja një fjalë e Tij, përderisa na drejtohej me fjalët e tij njerëzore: -Ju dua të gjithëve njësoj, por dua t'a dallojë Mustafë Rugovën, me të cilin ndaj kujtime të veçanta, sepse bashkë me të kam kaluar një pjesë të mirë të rinisë sime.. .

Kur e kujtoj me mallëngjim atë kohë, atë kohën e shtrenjtë kur ishim bashkë e që me njëri-tjetrin na ndante vetëm nata e lume, buza me dridhet, damaret e gjakut me ngushtohen, mendtë më mirren për Afrimin tim të mirë, i cili ishte gjithmonë i qeshur, përherë i disponuar, në çdo kohë i këndshëm dhe gjithnjë elegant, e mbi të gjitha, një shok dhe një njeri i mirë. Githçka të mire që kishte rrethi ynë, sikur po shuhet ngadale, duke na lënë ne të gjallëve përherë të ngrysur dhe të mërzitur për ata që po na ikun para syve tanë.

Sa herë e kujtoj Afrimin, përherë ndjej një dhimbje dhe pikëllim të madh në shpirt, por edhe ndihem krenar që kisha një shok të mirë i cili më ka dhuruar çaste të këndshme gjatë gjithë rrugës sonë të përbashkët në jetë!

I përjetshëm qoftë kujtimi Yt, Afrim vëllau, Afrim miku i paharruar!
-Nga Hollanda, Prill 2013-
Nga Mustafë Rugova


MUSTAFË RUGOVA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
1 700 VJET NGA EDIKTI I MILANOS DHE KONSTADINI I MADH DARDANNga RAMIZ LUSHAJ (04.28.2013)
ISLAM BALI NOKSHIQI, DËSHMOR QËNDRESTAR I KOMBIT, NJË NGA SIMBOLET E FISNIKËRISË SHQIPTARENga ALMA ZYBERI (04.27.2013)
PAIONËT E VARDARIT I GJEJMË KELMENDAS NË LUGINËN E DRINITShtegëtimi i paionëve nga liqeni i Shkodrës në luginën e VardaritNga RAMIZ LUSHAJ (04.25.2013)
ME SHPATË N’ DORË, KUSH PRIU I PARI (04.25.2013)
BESIM NDREGJONI PRESIDENT I UNIONIT TË PËRNDJEKURVE POLITIKË, MJESHTËR I MADH -  KANDIDON PËR DEPUTET PËR KOALICIONIN E DJATHTË PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT (04.24.2013)
'NGJALAT E LALËZIT' DYSHES SË MAJTË I MBETËN NË FYT EDHE NË SHKODËRNga RAMIZ LUSHAJ (04.24.2013)
TË GJITHA FJALËT QË DO TË SHKRUHEN ME NDRYSHIME NË GJUHËN STANDARDE SHQIPE (04.24.2013)
KOHA ËSHTË TANI!Nga ILIR DEMALIA (04.22.2013)
AUTARIATËT: BANORËT E PARË TË NOKSHIQITNga RAMIZ LUSHAJ (04.21.2013)
NJIHUNI  ME  REVISTËN E RE, “HORA”…“Ti, gjak e dashuri ke dhënë, bujarisht,/  i ashpëri, fisniku, Vranisht…”Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (04.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]