E Premte, 04.26.2024, 02:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AUTARIATËT: BANORËT E PARË TË NOKSHIQIT
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Djelë, 04.21.2013, 02:56pm (GMT+1)



1.
Shkenctarë të huaj argumentojnë se në hapësina alpine ilire, tue rrethacek vise ujë-mal edhe nga Pështani deri në Nokshiq, jeta njerëzore ka gjallnue qyshse në kohna të Gurit të Vjetër, deri në "rreth 27 mijë vjet ma para".[1]
Nga ky start, në udhashekuj, u formuan grupe të qëndrueshme njerëzish të bashkuem, jo veç nga forma e përbashkët e prodhimit në natyrë, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe origjina e tyre.
Fillanisi bërthama e parë e organizmit shoqëror mbi baza familjare.

2.
Nga epoka e gurit të ri dhe e bakrit, rreth 8 mijë vite ma herët, në vendbanime përgjatë luginave të Cemit, të Vermoshit e të Limit, veprojnë grupe etno-kulturore neolitike autoktone pellazge.
Kësokohe ndodhin ndryshime në strukturën shoqërore.
Fillanis bërthama e fisit si njësi e pavarur ekonomiko-shoqërore, me lidhje ndërveti nga prona e përbashkët e familjes, prodhimi dhe konsumi i përbashkët.
Albanalogu Franz Baron Nopça von Felsöszilvas dokumenton botnisht: "Lugina e Cemit...paraqet interes nga banesat e shpellave, që janë ende në përdorim dhe, si duket, janë banuar qysh në kohë të lashta".[2]
Kjo dëshmohet edhe nga gjetje arkeologjike në shpella si te ajo e Luli Ndreut në Grishaj të Vuklit, në ato të Bunit të Vjetër në Muriq të Vuklit dhe në krah të djathtë të Cemit, në atë të Plakës së Shkambit të Kuq në Selcë,[3] në Guci në malin Rokopeç përmbi "Kroje të Ali Pashë Gucisë"[4] etj.

3.
Në epokën e bronxit, nga mijëvjeçari III-të deri tek "Lufta e Trojës" (shek. XIII-XII p.e.s) në strukturën shoqërore në mes familjes e fisit fillanisi Vllaznia (vëllazëria), e cila tufalakonte disa familje të mëdha patriakale të daluna nga ndamja e "familjes nanë".
Përveç banesave me dru mali në vende të hapuna u ngritën edhe ndërtime të fortifikueme, siç provojnë gjurmët në Pështan, në Vratë (Selcë), në Muriq e Ryec (Vukël),[5] në krye të luginës së Limit (tue përfshi edhe Nokshiqin)[6], në Zabel të Hotit (sot pronësi e Vuthajve), në Guci, etj.
Gurra burimore historike në letra e në terren na përcjellin fakte se në trevën alpine kelmendase (në luginat e Cemit, të Vermoshit e të Limit) ka pasë një qytetnim pellazgo-ilir e arbnor në nivele të mira [7] qyshse nga koha kur në mitologjinë shqiptare lindën "Zotat" e deri kur në krye të këtij fisi arbnor lavdiplotë prinin "Kontat".[8]

4.
Mitologjia na çon në kohën e dinastive pellazge (protoilire).
Në vekin e saj tjerr e yrrnekon: Kadmi dinast, vllai i Europës (çikë e bukur, ia dha emnin e vet kontinentit tonë) nw njw moshw tw thyer, nga lidhja me hyjneshën Harmoni, lindën një djalë diku në brigje tw liqenit tw Shkodrës, pasi atje në Ohër nuk e këshilluan "zotat" për shkak të veprimit të vajzës së tij.[9]
E quajtën Ilir (Illyrius), përndryshe: Ilirjam (I Lirë Jam).
Ishte emërdhënës dhe lindës i ilirëve.
Illyrius, ky Atë i Ilirisë, me bijtë e tij: Enkelin, Autariatin, Dardanin, Medin, Taulantin, Perrhebin dhe bijat e tij: Parthen, Daortën, Dasaren, etj., themeltuan fise e mbretni iliro-dardane-epiriote, disa prej të cilave mbajnë emnat e tyne dhe banë e përcollën histori epokale.
Apiani i Aleksandrisë (shek.II e.sonë), historian e etnolog, ndër të parët e të rrallët e antikitetit që flet për ilirët, te vepra "Historia e Romës" na ban me dije: "Ndër mitet e shumta që mbizotërojnë në mesin e disa popujve, kjo më duket ma bindëse".[10]
Kjo legjendë e antikitetit ka dhe merr randësi të veçantë: Dëshmon se kemi lindur në Europë qyshse në lashtësi dhe provon se kemi një zhvillim të pandërprerë etnik. Vet mitologjia indoeuropiane, vet fqinjët tanë mesdhetarë si helenët (grekët), vet legjendat e formimit të fiseve-shtet në Illyricum (Ballkan) na njohin si trojenik ilirian, mesdhetar dhe europian, etj.

5.
Autariati, djali i dytë i Ilirit pellazg, themeloi një fis të madh dhe ngriti një mbretëri me shtrirje e lartësi perandorake, të cilët ishin "në një kohë njerëzit më të mëdhenj e më të fuqishëm ilirë".[11]
Autariatët formuan shtet federal mbretnor me zhvillim politiko-ushtarak e ekonomiko-kulturor tepër të lartë veçanarisht shek.VI-V p.e.s.[12]
Nëpër shekuj autariatët jetnuan si bërthamë fisnore ilire "në viset e brendshme të Bosnjës",[13] por edhe ecën vrullshëm tue u krahashtri si bashkim fisnor e shtetnor me beslidhje e me forcë në Ultinën bregdetare të Adriatikut të Mesëm (territoret e Ardianëve, etj.) dhe në lindje kah Tribalët ilir (me përzierje të mavonshme trako-kelte) në brigje të Moravës (Serbi Jugore, Bullgari Perëndimore).[14]
Autariatët ishin"një nga tre fiset më të fuqishme në Ballkanin Veriperëndimor"[15] përkrah Dalmatëve ilirë dhe Liburnëve ilirë.
Në hapësinat gjeo-politike të Malit të Zi të sotëm, ndërmjet luginave të lumit Tara e të Limit, si nga Kolashini, Mojkovaci, Zhabjaku, Pijevilja, Bijelo Polje, Andrijevica, Berana e Plavë-Gucia, jetonin Autariatët.
Lumi Tara, që buron në lartësinë 1.850 m. të malit Komovi është vet rrënja bazike e emnit të fisit të shquar ilir Autariatët (Au-tara-iatët) dhe vet Plavë-Gucia në hershmëni historike është quajt nga ana etno-gjeografike "Bjeshkët e Visitorit e të Komovit".
Autariatët ishin një popull luftarak e ndërtimtar të mëdhenj. Ata ngritën 27 mijë vjet ma herët edhe tri piramidat e mëdha e të lashta ilire në Visoç të Bosnjë-Hercegovinës, të cilat pas gërmimeve arkeologjike ndërkombëtare do të konkurojnë edhe piramidat klasike të Egjyptit.[16] Ky është një qytetërim i lashtë i zbuluem në vitin 2006 që na përket ne shqiptarëve iliro-arbnorë të hershëm e të sotshëm. Për këto tri piramida të lashtë ilire të Autariatëve flasin edhe Semir Osmanagiç, shkenctar boshnjako-amerikan për civilizimet e lashta, autor i nandë veprave shkencore, studiues i piramidave në Amerikën Qëndrore e Jugore, si dhe Zahi Haëass, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve Egjiptiane (2008), arkeologët italianë si Prof. Dr. Rikardo Bret dhe Nikolo Biskonti (qershor 2012), të dhanat e provuara në laboratorin e Kievit në Ukrainë, etj.
Në burime historike të studiuesve të huaj dhe shqiptar vijnë pohime e fakte se deri në brigje të rrjedhës së epërme të Limit, kah shtrihet etnikisht edhe Nokshiqi historik, jetonin Autariatët.

[1] Semir Osmanagiç, shkenctar boshnjako-amerikan për civilizimet e lashta, zbulues i tri piramidave të lashta ilire në Visoç (Bosnje-Hercegovinë) në v. 2006, etj.
[2] F. Nopça. Nga Shala në Kelmend. (Përkthim). Sarajevë. 1910.
[3] P. Rrotani & L. Rrotani. "Kelmendi dhe kelmendasit" tek "Shkodra në shekuj". vëll. II. Shkodër, 1998, f. 238 / F. Barcatta, Wissenscheftliche Mitteilungen aus Bosnien und Herzegoëina, VII, 1900, f. 37/
[4] Mustafa Memiq. "Plav i Gusinje u proslosti". Beograd. 1989. fq. 21.
[5] Kolë Progni. Malësia e Kelmendit. Monografi. ShB "Camaj-Pipa". Shkodër, 2000, f. 147
[6] "Plavë-Gucia" dosje arkivore vetjake e historianit Ramiz Lushaj.
[7] Sir Arthur Evants "Kërkime në Iliri" (Research in Iliricum). ShB"Taurus" Londër, 2005, fq. 551.
[8] Leka. Vjeti II. Nr. 1, janar 1930, fq. 8-10.
[9] Enkelejtë e kishin ngrit në hershmëni mbretninë e vet, aty nga shek. XVI p.e.s., në brigje të liqenit të Ohrit në rrugëkalimin "Egnatia" me në krye mbretin Lykothers (ndoshta i pari mbret legjendar ilir që del në mitologji), i cili do të vritej nga e shoqja Agava, e shtyme nga daja i saj. Në fron vjen Kadmi, i ati i Agavës, si mbret i ilirëve në një hapësinë të gjanë territoriale.
[10] Appian. The Foreign Wars. Horace White. New York. The Macmillan company. 1899, p. 97

[11] Straboni (gjeograf e historian i antikitetit) te vepra 17 vëllimshe "Geographica".
[12] J.J.Wilkes, The Yllirians, 1992, p. 139.
[13] HPSH. Po aty, f. 44
[14] Encyclopædia Britannica, Vol. 22. 1956, p. 465
[15] HPSH. Po aty. fq.44. (Dy fiset e tjera ilire: Dalmatët e Liburnët).
[16] R. Lushaj. Hoti i Vendit mbi liqen të Plavës është i prejardhun nga Autariatët". Botue në mars 2013 nga gazetat "Republika" (Tiranë), Bota Sot (Zvicër, Amerikë), Zhurnal (Shkup), "Voal Online Zëri i Shqiptarëve (Zvicër), Gazeta 55 (Tiranë), Tribuna Shqiptare (Kanada), Fjala e Lirë (Londër), etj.


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJIHUNI  ME  REVISTËN E RE, “HORA”…“Ti, gjak e dashuri ke dhënë, bujarisht,/  i ashpëri, fisniku, Vranisht…”Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (04.20.2013)
Mendime mbi shkrimet rreth kësaj temePUNË THELLIMTARE KËRKON PASURIMI I GJUHËS SË KULLUAR SHQIPENga SHPËTIM BOZHA (04.20.2013)
HISTORIKU I KAFENESË SË PARË NË LONDËR…Nga ILIR SECI (04.19.2013)
FAMILJA IME FALËNDERON SHBA PËR KUJDESIN DHE MBROJTJEN MORALE...Nga KASTRIOT ISLAMI (04.19.2013)
MENAXHERI I VITIT 1942Skicë nga ZEQIR LUSHAJ (04.19.2013)
TË RIBOTOHEN 'RREGULLAT E DREJTSHKRIMIT' TË PËRMIRËSUARANga GJOVALIN SHKURTAJ, Akademik (04.18.2013)
NELAJT E KUKËSIT NË AMERIKËIntervistë ekskluzive nga ZEQIR LUSHAJ & BESMIR VATOCI (04.18.2013)
DR. BERISHA, PAÇ JETËN E ISUF REXHËS, QË E RILINDËT SHQIPËRINË QYSHSE PREJ 1990NgA RAMIZ LUSHAJ (04.18.2013)
TOPONIME TË LUBOZHDËS (NËNGURRËS)Nga SELIM M. NËNGURRA (04.17.2013)
GJUHËSI - NDRYSHON DREJTSHKRIMI I 5296 FJALËVE (04.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]